-
VIDEO
Alimehmeti në ‘Kontrast’: I hapur për debat publik me Veliajn! Bashkëpunimi me Ramën nëse fitoj zgjedhjet? Institucionet flasin me institucionet
Kandidati i primareve të ‘Rithemelimit’, Ilir Alimehmeti është shprehur i hapur për të bërë një debat publik me kundërshtarin e tij, Erion Veliaj. I ftuar në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Alimehmeti tha se do e pranonte një ftesë të tillë, sigurisht nëse kjo është për të mirën e demokracisë.
-
VIDEO
Kandidatët, objektivat dhe mobilizimi në terren, nis mbledhja e Kryesisë së PS
Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë mbrëmjen e sotme. Takimi ka nisur rreth orës 19:00 në selinë rozë ndërsa në fokus të diskutimit pritet të jetë gara e zgjedhjeve vendore të ardhshme, kandidatët, objektivat dhe mobilizimi në terren.
-
VIDEO
Akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet sërish seanca për ekstradimin e Faruk Ozer! Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtarit të çështjes
U shty për të tretën herë seanca gjyqësore ndaj bosit turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Özer. Shkak u bë kërkesa nga avokati për përjashtimin e gjyqtarit.
-
VIDEO
I zhdukur prej 3 muajsh, nëna shpërthen në lot: Tim bir e groposi ajo...
as akuzave të rënda dy ditë më parë, në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV në drejtim të familjes Tartari, se ka gisht në zhdukjen e 31-vjeçarit Arnold Shkozaj i vëllai u përball live në studio me fqinjën. Valbona Tartari ishte e pranishme në studio pasditen e kësaj të enjte, ndërsa mohoi të ketë dijeni për vendndodhjen e të riut nga Përmeti. 31-vjeçari rezulton i humbur që prej datës 31 korrik të këtij viti, pasi kishte shkuar në shtëpinë e fqinjës. Kjo e fundit pretendon se e ka takuar të riun jashtë oborrit të shtëpisë së saj duke e shoqëruar deri tek ish-fusha e sportit aty ku humbi gjurmët. Gjatë debatit në studio, kërkoi që të ishte prezente me anë të telefonit edhe nëna e të humburit, zonja Fetushe Shkozaj, e cila akuzoi rëndë fqinjën e saj se ia ka vrarë djalin dhe e ka zhdukur, ku nuk përjashtoi edhe pistën e transplantit të organeve. Fetushe Shkozaj: Të gjitha çfarë thotë Valbona janë gënjeshtra! Valbona Tartari: Edhe ato që thotë Fetushja për mua janë gënjeshtra. Fetushe Shkozaj: Djali im në orën 08:00 ka qenë në shtëpi, pastaj shkova të mblidhja bamje dhe kur u ktheva ai nuk ishte në shtëpi. Shkova te livadhi mos ishte aty, por nuk ishte. I thashë burrit e njoftova që nuk është djali. Ai ka shkuar në një vend ku ka makina, atje shkoi, Valbona e ka marrë brenda në shtëpi me vetëdije. Ajo ka thënë “e mora nga makina”, pastaj ka thënë “e kam marrë në shtëpi dhe i kam dhënë karamele”, pastaj më tha “i kam ndërruar dhe shapkat”. Ajo gënjen. Unë i kam shkuar hap pas hapi kësaj çështjeje dhe s’ma ka hapur derën Valbona kur e pyesja për djalin. Ajo është gënjeshtare, sepse në sy të prokurorit ka thënë gjëra të tjera. Ma kanë vrarë djalin dhe e kanë zhdukur, nuk e di përse, ndoshta për transplant. Valbona Tartari: Moj kujt ia kam dhënë unë djalin tënd për transplant?! Ti njëherë thua e kam shitur njëherë thua e kam vrarë. Ai djalë ishte me probleme, nuk do ia bëja kurrë atë gjë djalit tënd.
-
VIDEO
‘Mobilizohuni për protestën e 12 nëntorit’, Berisha thërret në takim 7 kandidatët e primareve për Tiranën
7 kandidatët që garojnë në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur në një takim në selinë blu, nga Sali Berisha. Report Tv mëson se mbledhja u thirr nga Berisha për të kërkuar nga kandidatet mobilizim edhe për protestën e 12 nëntorit
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, shpëton ‘mrekullisht’ çifti i bashkëshortëve
Një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit në Lezhë. Një automjet tip “Ford”, me të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh është përplasur me një shtyllë ndriçimi anash rrugës.
-
VIDEO
25-vite bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza në Durrës
Komandanti i Guardia di Finanza, Giusepe Zafarana i pranishëm në 25 vjetorin e Njësisë Kufitare Detare në Durrës tha se një njësi e ngjashme me efektivë italianë do të hapet së shpejti në Ishullin e Sazanit në Vlorë
-
VIDEO
Operacioni që shkatërroi grupin e mashtruesve me kriptovalutat, kreu i ‘Guardia Civil’ në Spanjë: Bashkëpunimi solli suksesin
Manuel Martines, Shef i Guardia Civil në Katalonja, tha se ky operacion arriti suksesin për shkak të bashkëpunimi të frytshëm të institucioneve të të gjithë vendeve.
-
VIDEO
Operacioni me mashtrimin e kriptovalutave, Rrumbullaku: Sulmet kibernetike na imponoi ta trajtojmë krimin kibernetik me prioritet
Kryepolici Muhamet Rrumbullaku e cilësoi si sukses punën e palodhur për operacionin e mashtrimit të kriptovalutave. Rrumbullaku theksoi se për shkak të sulmit kibernetik, krimi kibernetik trajtohet me prioritet.
-
VIDEO
Mashtrimi me kriptovalutat, Kraja: Operacioni i drejtuar nga EUROJUST, SPAK 1 vit hetime! Grupi kriminal ishte i shtrirë në 8 shtete
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit për mashtrime me kriprovalutat. Kraja tha se operacioni është drejtuar nga EUROJUST dhe hetimi është shtrirë për një periudhë kohore prej një viti.
-
VIDEO
Operacion antidrogë në Berat, gjendet një serë kanabisi në fshatin Dronovicë! Shoqërohen gratë që ishin punësuar
Një operacion anti-kanabis po zhvillohet në Berat konkretisht në fshatin Dronovicë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është gjendur një serë ku kultivohej kanabis, ndërsa janë shoqëruar gratë që ishin të punësuara në serë
-
VIDEO
Shisnin kokainë në lokalet e natës, ja kush janë 15 të arrestuarit në Tiranë
15 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme pas një operacioni nga Policia e Tiranës, pasi shpërndanin kokainë në lokalet e Tiranës. Report Tv ka zbardhur emrat e 15 të arrestuarve.