-
VIDEO
Pedagogët kthehen në auditore, Kovaçi: Në shkurt bojkotojmë provimet nëse nuk plotësohen kërkesat tona! Financimi 8% s’duhet të jepet nga Universitetet
Pas 3 javësh, pedagogët vendosën që të ndalin bojkotin dhe sot do të kthehen në auditore. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi paralajmëroi se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat, por do të ketë bojkot të provimeve të shkurtit nëse qeveria nuk i merr parasysh.
-
VIDEO
PS i jep një shans të dytë Elton Arbanës, kryeministri e rikonfirmon për kryebashkiak të Shijakut
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Shijak, ku 637 familje do të hyjnë në banesat e reja brenda nëntorit. Ai ka rikonfirmuar sërish Elton Arbanën për kryebashkiak të Shijakut duke lënë të nënkuptohet se do të garojë nën siglën e PS për zgjedhjet e 14 majit.
Më pas tregoi bisedën me një emigrant që e kishte komplimentuar qeverinë për punën e bërë për zhvillimin e Shijakut.
“Pa diskutim në një lagje që nuk ka krahasim me atë që ishit. Në katet e para të godinave të reja janë njësitë e shërbimit, ato janë ndryshe nga çfarë ishin. Lagjia do të jetë e re, me jetë, me sens komuniteti dhe solidariteti social.
Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. S’ka kompliment më të madh se kur emigrantët çmojnë punën se është një vlerësim i dikujt që e shikon realitetin më mirë sepse ka dhe distancën e kohës dhe një sens më të fortë të ndryshimit. Kur ne e shohim njëri-tjetrin rrallë, e shohim si ka ndryshuar tjetri. Fjalët e tij ishin kompliment i madh, vlerësimi për transformimin në këtë zonë dhe patjetër që është meritë e kryetarit tuaj të bashkisë, i cili është treguar një zgjedhje jashtëzakonisht e duhur. Ne e duam prap kryetar bashkie. Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë. ”, tha Rama.
-
VIDEO
Ekstremisti fetar ngujoi për 6 vite gruan dhe fëmijët, Ish myftiu i Tiranës: Si ndodh kjo në mes të kryeqytetit? Institucionet të mos qëndrojnë në gjumë
Ngujimi në shtëpi prej 6 vitesh i gruas dhe 2 fëmijëve nga radikali fetar Xherxh Laci ka tronditur opinionin publik. Jo vetëm kaq, por në banesë gjatë arrestimit iu gjet arsenal armësh. Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra foli në Report Tv duke ngritur shqetësimin se banorët e zonës bënë sy qorr e vesh shurdh duke nuk reaguan në asnjë moment.
-
VIDEO
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
Rreth tre vite pas tërmetit të 26 nëntorit, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka shpallur të pafajshëm 4 persona ndërsa 3 të tjerë janë dënuar me nga 1 vit burg që konvertohet në shërbim prove. Mes të pafajshmëve është Artur Terziu, pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona.
-
VIDEO
Habit motra e babait që ngujoi gruan e fëmijët: Ai është njish! I marrshi të keqen
Motra e radikalistit Xherxh Laçi ka mohuar se vëllai të ketë probleme të shëndetit mendor. Ndryshe nga çfarë deklaroi i ati, ajo shprehet para mediave se nuk është i sëmurë dhe fëmijët nuk kanë vijuar arsimin e mesëm për shkak të problemeve ekonomike. Ajo hedh akuza ndaj qeverisë që nuk i ndihmon për të gjetur punë. Ndër për pretendimet e gruas dhe fëmijëve se janë ngujuar për 6 vite, shprehet se e bëjnë për të dalë.
-
VIDEO
Ngujoi familjen për 6 vite në Tiranë, babai i radikalist: Falej në xhami! S'ka dhunuar gruan e fëmijët! Vuante nga probleme të shëndetit mendor, bukën e gojës ia siguronim ne
Nazif Laçi, babai i Xherxh Laçit ka mohuar se i biri është radikalist fetar dhe që dhunonte gruan e fëmijët. Në një deklaratë për mediat shprehet se djali kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa bukën e gojës ia siguronin familjarët pasi nuk punonte as vetë, as ruaja.
Ndër të tjera thotë se i biri ka nevojë për insulina dhe pretendon se policët e kanë lënë 3 ditë pa i dhënë mjekimin derisa kanë shkuar familjarët.
“Çdo të premte shkonte e falej në xhami. Radikali nuk bën ato veprime. Njeri më të drejtë e më të sinqertë se ai nuk ka. Punonte me ndershmëri. Ai ka bërë shtëpinë e vet. Nuk ka prekur me dorë as gruan as fëmijët. Ai nuk ka punuar as në firma, as në ndërmarrje. Bukën e gojës ia kemi sjellë ne, familjarët. Kishte ves, nuk linte askënd, as gruan në punë dhe as vetë nuk shkonte. I kishte mbetur fiksim nga diabeti, e ka goditur në tru që nuk punonte. Nuk linte as tjerët të punonin derisa arriti puna që u bë çfarë u bë. Kishte probleme të shëndetit mendore që herët. Ka qenë me letra të Italisë, e la punën atje dhe erdhi këtu. Sëmundja e ka fajin. Ai duhet të shkojë në spital, jo në burg. 3 ditë e kanë lënë pa insulina. Kemi ardhur mbrëmë këtu, kemi thyer dyert e kemi marrë insulinat për t’ia cuar. Kishin qenë duke e lënë policët duke vdekur.
Ata mund të thonë çdo gjë, por e kanë gabim se dëshmitari jam unë. E di cdo gjë këtu. Fëmijët nuk u regjistruan në gjimnaz se nuk kishin marrë dëftesën. Edhe gruaja s’ka dashur të punojë se ja ku është rrobaqepësia, nuk e kemi larg prej këtu”, tha Laçi.
-
VIDEO
Në kërkim të personit që qëlloi dje më armë në Kamëz, policia kap një tjetër me pistoletë me vete! Prangoset 39-vjeçari
Një 39-vjeçar kea rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi është kapur me një armë pistoletë në makinë. Policia bën me dije se ai është pikasur teksa uniformat blu ishin në kërkim të personit i cili qëlloi me armë dje në zonën e Kamzës dhe që ende nuk është ndaluar.
-
VIDEO
Votohet në parim te ‘Ekonomia’ buxheti dhe paketa fiskale 2023! Ibrahimaj: Do shtojmë edhe 80 mln eurot e BE për energjinë! Tabaku: Të ishin parashikuar më herët
Fondet IPA III të BE, me një vlerë prej 80 milionë Euro, parashikuar kryesisht për Bujqësinë, do të implementohen si pjesë e buxhetit për krizën energjetike. Diskutimi u bë në Komisionin e Ekonomisë, ku dhe u votua në parim pr/Buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2023.
-
VIDEO
Kërkon lirimin nga burgu prej gjendjes shëndetësore, shtyhet sërish seanca për Lefter Kokën! Mungon eksperti
Mungesa e ekspertëve që do të vërtetonin gjendjen shëndetësore të Lefter Kokës shtyu sërish vendimin në Shkallën e Parë të GJKKO për kërkesën e bërë për ndryshim mase të sigurisë. Seanca e radhës do të jetë më në 11 nëntor, ora 11:30.
-
VIDEO
Tiranë/ Ngujoi për 6 vite familjen, zbardhet dëshmia e radikalistit fetar: Nuk i kam dhunuar, s’i lija të dilnin jashtë për t’i ruajtur nga e keqja
Detaje të reja në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit Xherxh Laçi, i cilësuar nga policia si radikalist. Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij, si dhe dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. 50-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.
-
VIDEO
VIDEO/ Shkencëtarja shqiptare në Harvard iu përgjigjet anglezëve për ’emigrantët kriminelë’
Detina Zalli, profesoreshë shqiptare në Universitetin e Harvardit për shkencë, ka reaguar pas lajmeve të bujshme në Britani për emigrantët shqiptarë.
Ajo shprehet se është ndjerë keq me etiketimet që iu janë vënë shqiptarëve duke i cilësuar si kriminelë. Zalli tregon rrugëtimin e saj për të mbërritur aty ku është dhe thotë me krenari se është shqiptare.
-
VIDEO
Përplasen dy automjete në aksin 'Lezhë-Shkodër', plagoset një grua, dërgohet në spital
Aksidenti ndodhi në afersi të kryqezimit të Gjadrit dhe e plagosura u dërgua për ndihmë mjekesore në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.