-
VIDEO
Dosja Babale/ Salianji i përgjigjet Ramës: S’më kërcënon dot! Përdore në Kuvend gjuhë rrugaçi
Deputeti demokrat Ervin Salinanji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i përmendi në Kuvend seancën për dosjen Babale. Në një dalje për mediat, Salianji tha se Rama mendon se e kërcënon me dosjen Babale, por ai nuk tërhiqet nga mbrojta e interesit publik. Salianji akuzoi Ramën se ai ka urdhëruar hapjen e hetimit.
Salianji dënoi edhe gjuhën e përdorur sot nga kryeministri kundrejt opozitës, duke e cilësuar si një gjuhë rrugaçi e papranueshme në Kuvend.
-
VIDEO
Buxheti 2023/ Tabaku: Nuk mbështet familjet në nevojë, rritja e çmimeve drastike
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka parashtruar sot në Kuvend qëndrimin e PD-së për buxhetin 2023. Tabaku tha se ky buxhet nuk mbështet familjet të cilat ndodhën përballë krizës ekonomike, ndërsa produktte e shportës kanë pësuar një rrithe drastike.
“Akoma më keq, presioni i rritjes së çmimeve është lënë tërësisht të bie mbi xhepin e qytetarëve që nga muaji në muaj duhet të luten që qeveria të shtyjë me nga një muaj dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike edhe pse sot çmimi i energjisë në bursat e Hungarisë është më i lirë se sa një vit më parë.
Edhe pse qeveria për energjinë elektrike ka vendosur në dispozicion sipas saj 100 mln euro për vitin 2022 sërishmi shqiptarët shohin me sytë nga ekrani me shpresën që qeveria përmes Noterit ERE të shtyjë vendimin për fashat dhe për rritjen e energjisë.
Mishi sot është thuajse 15% më shtrenjtë se sa një vit më parë, produktet e bulmetit dhe qumështit janë shtrenjtuar në thuajse 25% në raport me një vit më parë. Ndërsa vezët dhe yndyra në thuajse 30%.
Pra peshën kryesore të rritjes së çmimeve e ka shporta e produkteve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, pra çdo produkt që shqiptarët blejnë përditë në marketet e lagjeve për të konsumuar në tavolinën e tyre.
Shumica e familjeve të shtresës së mesme në vend ka nisur të ndjejnë peshën e tepërt të kësteve të kredisë ndërkohë që shtrenjtimi i jetesës do të thotë që ato duhet të fusin gjithnjë e më shumë dorën në arkën e tyre të kursimeve për të mbajtur ritmin e çmendur të çmimeve që rriten”, tha Tabaku.
-
VIDEO
Tabaku: Largimi i shqiptarëve vula e dështimit të kësaj qeverie, ikin se këtu nuk ka mundësi ekeonomike
Teksa po komentonte buxhetin 2023, deputetja Jorida Tabaku u ndal edhe në emigrimin e shqipatrëve. Tabaku tha se shqiptarët ikin nga ky vend pasi duan mundësi ekonomike dhe këtë nuk ua ofron qeveria. Sipas Tabakut, ata zgjedhin të ikin sepse korruspioni kësaj qeverie i është kthyer në normë.
"Nuk kam dashur ta përdor sepse hemoragjia që po i ndodh vendit tonë në të vërtetë është çertifikata reale e 3 mandateve të mazhorancës. Vula e dështimit përtej çdo fasade dhe marketingu ekstrem që nuk gënjen më askënd, as ato që e ideojnë dhe vendosin në jetë. Ky është në fakt vlerësimi më korrekt përtej çdo raporti nga partnerët tanë strategjikë, vlerësimi më real. Vlerësimi më i ndershëm.
Përtej kësaj të vërtete, kjo ikje e heshtur bën më shumë zhurmë se sa fjalimi i çdokujt prej nesh që nuk i thotë gjërat ashtu siç janë, plotësisht dhe sinqerisht. Jam plotësisht e bindur si çdo kush me pak mend në kokë që nuk mund ta ndalojmë këtë hemorragji duke vendosur gardhe për t’i ndaluar shqiptarët që të ikin. Pasi në fakt bashkatdhetarët tanë ikin nga ky vend jo sepse nuk e duan por sepse mundësitë atyre po u rrëmbehen.
Duan mundësi ekonomike, e cila për fatin e keq nga viti në vit po zvogëlohet: Shumica dërrmuese e shqiptarëve largohen nga mungesa e sundimit të ligjit dhe kjo duhet të jetë thirrja që duhet të dëgjojë më së pari SPAK. Largohen sepse shohin se si korrupsioni është kthyer në normë, në vlerë, në një biletë që të ofron suksesin në shoqëri”, tha Tabaku.
-
VIDEO
Aksident në aksin Korçë-Ersekë, mjeti përplaset me motorin! Plagoset një 58-vjeçar
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë ku një mjet tip “ Ford” është përplasur me një motor.
-
VIDEO
Tabaku i përgjigjet Ramës: E kuptoj gjuhën tënde, je në hall, po mbron aferën e Portit të Durrësit! Ish-deputeti t’u kthye në burg
Deputetja demokrate Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për gjuhën që ka përdorur sot në Kuvend kundrejt opozitës. Tabaku tha se Rama e përdor këtë fjalor kur ndodhet ën hall dhe kur mbron aferat korruptive.
-
VIDEO
Rama-Salinajit: Bedel pasionant, si miza në të ndenjurat e kalit! Deputeti: Bajgë që po bën ‘pis’ Shqipërinë
Me tone të ashpra është zhvilluar sot seanca në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Rama e cilësoi deputetin demokrat Ervin Salianji si bedel, ndërsa i tha se sot është në ditë të keqe e mirëkupton, kjo për shkak se sot zhvillohet seanca në gjykatë e Salianjit për çështjen babale.
Rama: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke.
Salianji: Po kërcënon?Rama: Jo s’të kërcënoj fare. Dje kam fituar një proces për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je kryebedel. Bedel pasionant, që kujton se je si si miza në të ndenjurat e kalit. Ti kujton se je si miza nën të ndenjurat e kalit tërheq karrocën, por qëndrojë nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës. Rri aty. Ke ditë të vështirë, të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin se je dhe afër. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.
Salianji: Me kë je duke folur? Ça je duke folur? Bajge qe kutërbon këtu. Dhe bën pis gjithë Shqipërinë. Ju kam fituar çdo proces ju dhe kalbësirave tuaja. Ke guxim ti dhe me kërcënon me proces, pse e di ti që kam proces?!
Rama: Ju jeni bedela, nuk keni atdhe. S’keni din dhe iman. S’keni flamur, asgjë. Sepse vetëm bartësit e mallkimit që nga 1912 mund të çohen sot këtu që në saba dhe t’i hyjnë për të mira dhe në gëzime me sharje e shpifje me akuza një kompanie që është një kompani më e madhe në botë. Vetëm ju mund ta bëni. Ju ndiqni një krijesë që mbart mallkimin.
-
VIDEO
Marrëveshja për procedurë të përshpejtuar e Portit të Durrësit, Rama-opozitës: Investim që nuk është imagjinuar kurrë, ju hidhni baltë
Duke komentuar miratimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së Portit të Durrës për pjesën e jahteve dhe ballinës së portit, Rama akuzoi opozitës se e sulmon këtë projekt se ka marrë para ruse.
“Me ca kuroja çohesh këtu edhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet, të ekonomisë globale përfaqësues të një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej së cilës po ndërtohen në Spitallë 2000 apartamente dhe bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë, që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme turistike në Mesdhe. Këtu u fut thjesht me procedurë të përshpejtuar një projektligj. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Kemi më shumë se 1 vbit që e negociojmë këtë kontratë”, tha Rama.
-
VIDEO
Buxheti 2023, Rama: Mbrojmë familjet dhe biznesin e vogël nga çmimi i energjisë elektrike, fond 12 mld lekë
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar në Kuvend buxhetin 2023. Rama tha se thelbi i këtij buxheti është mbrojtja e familjeve në nevojë dhe bizneseve të vogla të cilët ndodhën më në vështirësi për shkak të krizës. 12 mld lekë do të shkojnë për mbrojtjen e çmimit të energjisë, plus 80 mln euro që BE i dha për vendin tonë. Rama theksoi se do të rritet paga e zjarrfikësve, punonjësve të arsimit, shëndetësisë dhe ushtarakëve.
-
VIDEO
Rama përplaset me Alibeajn dhe Sulën: O gjel deti i Peqini, jeni të pafytyrë, të pafe, bedelë! Deputeti: Turp të kesh
Teksa Kryeministri Rama mbante sot fjalën në seancë plenare ishte i ashpër me opozitën dhe deklaratat e saj për Portin e Durrësit.
“Ju jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë. Ju nuk keni as fe, pa Atdhe, jeni pa din e pa iman, ja këta jeni ju. Akuzoni për aferë një prej investitorëve më të mëdhenj! Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Jeni ca bedelë, që s’keni as sy për të parë e vesh për të dëgjuar”, tha Rama duke i thënë deputetit demokrat Dashnor Sula ‘Gjel deli i Peqinit’, teksa ky i fundit i thoshte ‘turp të kesh’.
Rama: Pusho gjel deti, pusho me atë fjalor se nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit. Pusho bedel. Si nuk ju vjen turp. Ngrini ulni dynjanë hajdutë
Sula: S’ke turp.
Rama: O gjel deti pusho. Nuk je në vendimin tënd këtu, je gabim je aksident komplet. Ah, mjerë Shqipëri për ty edhe ata si ti.
-
VIDEO
Afera me inceneratorët, Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-deputetin e PS Alqi Bllakon
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako do të kthehet në qeli. Apeli i GJKKO ka vendosur që të rikthejë në qeli Bllakon pas ankimit që bëri SPAK.
-
VIDEO
Iu refuzua kërkesa për 100 euro ndihmë nga qeveria, studentët: Duan të na largojnë nga Shqipëria! Do i kthehemi protestave
Pasi Ministria e Arsimit i refuzoi kërkesën për ndihmë 100 euro në muaj për t’u përballur me kushtet e jetesës, studentët thanë se do të konsultohen me njëri-tjetrin për të nisur protestat. Ata thonë se qeveria ka synim vetëm për t’i larguar nga Shqipëria ndërsa jetesa thonë se po bëhet e papërballueshme.
-
VIDEO
Krujë/ Xhajë e nip grabitën me armë një banesë dje në mëngjes, vihen në pranga! Sekuestrohet arma që përdorën për vjedhje
Xhajë e nip janë arrestuar pasi kanë grabitur mëngjesin e djeshëm nën kërcënimin e armës një banesë në Brret të Krujës. Në pranga kanë rënë Kastriot Guri, 38 vjeç dhe Xhoni Guri, 22 vjeç, banues në Laç.