-
VIDEO
Policia kontrolle edhe në Call Center-at e Vlorës, shoqërohen disa vajza
Policia ka ushtruar kontrolle në Call Center edhe në qytetin e Vlorës, përveç atij të Fierit. Report Tv mëson se ka disa vajza të shoqëruara.
-
VIDEO
Rama-pronarit të fabrikës ku prodhohen aksesorë kuzhine në Kamëz: Ndani pak nga fitimi juaj për skuadrat që iu mbajnë në këmbë
Gjatë vizitës së tij në Kamëz, në një fabrikë ku prodhoheshin aksesorë të kuzhinës me bazë drurin e ullirit, kryeministri, Edi Rama i kërkoi pronarit të biznesit ku ishin të punësuar 100 persona, që të rriste pagat e tyre duke hequr pak nga fitimi i tij.
“Nuk e di a e dini por ne tani do kalojmë buxhetin në parlament dhe edhe për pagën deri në 50 mijë lekë do heqim të gjitha tatimet. Ti do bësh këtë shtesën tënde, puna është të shtosh nga vetja jo vetëm nga tonat.
Gjithë puna është që ju pronarët të ndani mendjen në këtë fazë që po ndatë pak nga fitimi juaj për skuadrat që ju mbajnë në këmbë do jetë investim i madh për të nesërmen sepse është futur një histeri e madhe që duhet kundërshtuar me forcë me paga më të mira”-tha kryeministri.
-
VIDEO
Veliaj në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit: Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, dikur plot me plehra, por sot me 7 ura
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Bora Muzhaqi, ishin sot në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit, u shpreh se Tirana dhe Kamza nuk ndahen më sot nga një lumë i mbushur me plehra, si dikur, falë zhvillimit dhe investimeve nga bashkia dhe qeveria.
“Jam shumë i lumtur që jemi këtu, bashkë me kryeministrin, në këtë tur në Paskuqan dhe Kamëz. E kemi nisur me disa takime, por qershia mbi tortë është gjithmonë takimi me të rinjtë. Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, në një lumë që dikur ishte i mbushur me plehra dhe na ndante, por tani po ndërtojmë 7 ura, me ndihmën e Edit dhe një punë të Bashkisë së Tiranës, që na bashkojnë mbi një lumë jo më të pistë, por një lumë të pastër,” tha Veliaj.
“Kur e kam filluar unë punën si aktivist dhe angazhohesha në skuadrën e Edi Ramës, - kanë qenë zgjedhjet e vitit 2011, - një nga idetë vizionare ishte se si Bulevardi i Tiranës, nga një copë e qytetit që e ndante lumi, të kishte mundësi të vazhdonte në anën tjetër, të kishte mundësi që dy parqet, Parku i Madh i Liqenit të Tiranës dhe parku i Paskuqanit të bashkoheshin. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer pas një ideje të mirë. Jam shumë krenar që ajo ide e Edit në atë kohë, sot po bëhet realitet,” kujtoi kryebashkiaku.
-
VIDEO
Begaj i përgjigjet sekretares se brendshme britanike: S’mund t’i quash shqiptarët kriminelë, shumë prej tyre janë integruar në Britani dhe paguajnë taksa
Presidenti Bajram Begaj i ka kthyer përgjigje sekretares së brendshme britanike lidhur me Suella Braverman lidhur me deklaratën bërë nga kjo e fundit se shqiptarët që shkojnë në vend ilegalisht me gomone po pushtojnë Mbretërinë e Bashkuar, duke i cilësuar ata si kriminelë.
-
VIDEO
Taksë për tokën e lënë djerrë, Braçe debat me Krifcën te 'Ekonomia': Si shkoni në një iniciativë ligjore pa të dhëna, sa sipërfaqe është lënë pa punuar?
Në Komisionin e Ekonomisë deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i ka drejtuar 10 pyetje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës.
-
VIDEO
Hoqën dorë nga bojkoti, pedagogët në protestë: Studentët t’i bashkohen kauzës sonë në të mirë të arsimit kombëtar
Ditën e sotme u mbajt protesta kombëtare e pedagogëve përpara universitetit të Politeknikut, ku u parashtruan edhe njëherë 10 kërkesa të tyre që lidhen me buxhetin për Arsimin e Lartë dhe rritjen e rrogave për profesoriatin në universitetet publike të vendit
-
VIDEO
Rama takim me të rinjtë në Kamzë: Me opozitën nuk do të kishim ndryshimet që kemi sot
Kamza ka qenë ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama i cili në parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit për të zhvilluar një takim me të rinjtë
-
VIDEO
Alibeaj prezanton propozimet për ndryshime në Kodin Rrugor: Të hiqen postblloqet policore, kanë krijuar praktika korruptive dhe marrëdhënie armiqësore me publikun
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, se amendamentet e propozuara për Kodin Rrugor, do t’i shërbenin qytetarëve dhe se nuk do të sillnin kosto shtesë financiare.
-
VIDEO
Një telefonatë anonime për një bombë në SPAK vë në lëvizje policinë, policia po verifikon situatën
TIRANË- Një telefonatë anonime ka njoftuar se në Gjykatë është vendosur një bombë. Policia po kryen kontrolle në godinën e SPAK për të verfikuar situatën.
-
VIDEO
Drejtuesi i prokurorisë së Romës: Krimi i organizuar shkakton dëme ekonomike, ja sesi një person me para të pista dëmton konkurrencën në tregun e lirë
Drejtuesi i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi tha se prania e kriminalitetit, ishte e dukshme si në Itali edhe në Shqipëri. Ai shtoi se do të vijonte bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për të çuar para drejtësisë eksponentët e krimit të organizuar.
“Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave hetimore të përbashkëta që po veprojnë e vëerteton këtë fakt të bashkëpunimit të kriminelëve dhe eksponentëve. Është e dukshme prania e ndërsjelltë e kriminalitetit në të dyja vendet, që veprojnë me eksponent të krimit të organizuar italian dhe vendeve të tjera që veprojnë në Itali. Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim bashkëpunimin, sigurimin e provave, të dërgojmë në proces kriminelët, italian apo të huaj qofshin. Kam realizuar disa forma bashkëpunimi me kolegët shqiptar, shumë më efikase se sa me kolegë të vendeve të tjera të BE”- u shpreh Lo Voi.
-
VIDEO
Elbasan, forca të policisë spanjolle dhe asaj shqiptare mësyjnë në një qendër tregtare
Elbasan, forca të policisë spanjolle dhe asaj shqiptare mësyjnë në një qendër tregtare
-
VIDEO
Grida Duma lë mandatin e deputetes: Kam bërë gjithçka që PD të ketë përkrah aleatin e saj SHBA-në