-
VIDEO
Tragjedi në Itali/ Shuhet familja shqiptare në aksident, vdesin nëna me foshnjën 2-vjeç, motra dhe vëllai i saj të mitur! Plagoset bashkëshorti, drejtues i mjetit
Një tragjedi ka ndodhur në Itali, në Reggio Emilia, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje shqiptare. Shkak u bë një aksident i rëndë. Makina me të cilën po udhëtonin 5 anëtarët e familjes doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar.
-
VIDEO
Vokshi tek Shëndetësia: Jam kundër buxhetit 2023, s’ka asnjë program të ri! Pse prindërit sjellin ilaçe kontrabandë?
Albana Vokshi është shprehur se është kundër buxhetit 2023 për shëndetësinë duke thënë se nuk ka asnjë program të ri. Duke thënë se i referohet raportit të KLSH, Vokshi u shpreh se nuk është respektuar tavani i rimbursimit duke shtuar se ka pasur keqmenaxhim të fondeve të Covid. Vokshi ngriti pikëpyetje dhe për barnat që u ofrohen fëmijëve me leucemi.
-
VIDEO
Rama takim me fermerët në Mollas: Do flasim për investimet që duhen bërë për të rritur punësimin dhe ekonominë
ERSEKË- Nga Mollasi, kryeministri Rama e ministrja e Bujqësisë Frida Krifca po zhvillojnë një bashkëbisedim me fermerët, blegtorët e njerëzit e punës.
-
VIDEO
Durrësi prej 2 ditësh pa ujë, Report Tv siguron videon e shpërthimit të tubit kryesor prej presionit! Kryeinxhineri: S’ka rrezik për ndotje
Qyteti i Durrësit prej dy ditësh mbetet pa ujë, shkak bëhet defekti në linjën kryesore furnizuese të Fushë Milotit- Durrës.
-
VIDEO
Kraja: Me 2 operacione kemi sekuestruar 20 milionë euro, mbulon buxhetin e SPAK për 4 vite! Zyrat tona të reja 'të bllokuara' në Ministrinë e Drejtësisë
Kreu i Prokurorisë së posaçme, Arben Kraja ka kërkuar më shumë mbështetje Financiare. Në prezantimin e projektbuxhetit të SPAK për vitin 2023, Kraja tha në Komisionin e Ligjeve që duan më shumë punonjës, pasi për vitin 2022 e kanë bërë kërkesën, por janë miratuar 15 punonjës me pak nga se i duhet kësaj strukture.
-
VIDEO
Komisioni i Sigurisë/ Salianji: Në burgje ka vetëm hallexhinj, krerët e krimit fshihen në Dubai! Manja: Amnistia i ka mbipopulluar
Deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka adresuar disa pyetje ministrit të drejtësisë lidhur me mbipopullimin ebugjeve, pagat e punonjëvse dhe moszbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për qytetarët. Manja u shpreh se burgjet janë mbipopulluar për shkak të amnistisë.
-
VIDEO
Amnistia për të burgosurit, Manja: Do të lehtësonte mbipopullimin në burgje, po e studiojmë
Ministri i Drejtësisë Manja u shpreh se aministia për të burgosurit do të zgjidhte mbipopullimin në burgje dhe se për të po studiohet.
I pyetur nga deputeti Xhaferraj, Manja u shpreh se po bëhet një tudim i thellë nga ministria e Drejtësisë dhe se nuk po bëhet për zgjedhjet elektorale.
Pjesë nga diskutimi:
Ferdinand Xhaferraj: A ka studim MD lidhur me amnistinë, apo bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale? Pr.buxheti do ta lehtësojë mbipopullimin e burgjeve?
Manja: Unë kam ardhur në komision dhe për të ndryshuar një standart se diskutimi për buxhetin është politik e pastaj teknik. Nuk mund të vijë një institucion i varësisë për të diskutuar buxhetin, se po të ishte i karakterit teknik shifrat janë aty e diskutimi do ishte i mbyllur. Pra është standart që ne e vendosim. Lidhur me amnistinë penale dua të jem i qartë, se sa herë ka periudha zgjedhore e flitet për amnistri penale ka tendencë për t’i gërshetuar këto dy gjëra. Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë aministia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020, jemi në një proces të studimit e analizimit të gjithë faktorëve e indikatorëve që merr në konsideratë një amnisti penale e pse jo ministria e drejtësisë do propozojë por që ska lidhje me zgjehdjet se të paraburgosurit e ushtrojnë te drejten e votës dhe pa pasur amnisti. Të paraburgosurit dhe të dënuarit do votojnë. Sa e gjerë do jetë kjo amnisti nëse do ketë ndjekjen penale, gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve penale, pra të tre fazat, këtë po e studiojmë në ministri me Drejtorinë e Burgjeve.
-
VIDEO
Buxheti 2023, Manastirliu: Në korrik do të rriten sërish pagat për punonjësit e shëndetësisë! Do zgjerohet lista e barnave falas
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, tha se ka rritje të buxhetit në vitin 2023 për të dy sektorët, shëndetësi dhe mbrojtje sociale. Buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2023 parashikohet në vlerën 95,1 miliard lekë dhe zë rreth 14 % të totalit të shpenzimeve publike ose 4.5% të PBB. Ky buxhet është apo përllogaritët si 3,5% më I lartë se buxheti aktual apo 3,2 miliard më shumë.
Përsa i përket të dy sektorëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale buxheti për shëndetësinë parashikohet në vlerën 64.5 miliard lekë dhe për mbrojtjen sociale dhe për programet e saj 30,6 miliard lekë. Në fjalën e saj Manastirliu tha se buxheti është dy herë më i lartë se ai në vitin 2013.
Ministrja Manastirliu tha se rritja e buxhetit do të shkojë për zgjerimin e shërbimeve falas dhe politika të reja sociale.
-
VIDEO
E bërë shkrumb e hi, por në makinën që u larguan vrasësit e Sanajt gjenden gëzhojat e kallashnikovit!
Report Tv ka siguruar pamjet të automjetit të djegur që u përdor mbrëmjen e djeshme nga vrasësit e Briken (Skerdilajd) Sanajt.
Në pamje duket se si është bërë ‘shkrumb e hi’ automjeti tip “Benz”, që u gjet pas ekzekutimit në zonën e Qafë Kasharit duke u djegur, janë gjetur edhe gëzhojat e kallashnikovit me të cilin u qëllua 39-vjeçari.
-
VIDEO
Pedagogët sërish në protestë, thirrje studentëve dhe prindërve që t'i bashkohen! Paralajmërojnë grevë urie nëse s'ka shenjë negocimi nga qeveria
Në javën e tretë, auditoret e disa Fakulteteve mbeten të braktisur nga pedagogët. Ata kërkojnë rritje pagash nga qeveria ndërsa ditën e sotme kanë njoftuar se do të futen në grevë urie nëse nuk jepet asnjë shenjë negocimi.
-
VIDEO
FNSH dhe RENEA kontrolle prej 2 ditësh në Shkodër, shoqërohen 3 persona për armëmbajtje pa leje
Forcat RENEA dhe FNSH ndodhen prej 2 ditësh në Shkodër, ku po kryejnë kontrolle në disa zona të qytetit. Burimet bëjnë me dije se në fokus të operacioneve është goditja e grupeve kriminale.
-
VIDEO
Atentati në Tiranë/ Report Tv sjell VIDEO-n, kjo është zona ku autori u fut në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ dhe më pas qëlloi me breshëri 39-vjeçarin
Kjo është zona në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, nga e cila është futur autori, i cili ka ekzekutuar një natë më parë 39-vjeçarin Skerdilajd Sanaj. Autori është futur nga pjesa e pasme e rezidencës, pa u vënë re nga rojet e sigurisë. Pasi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, autori i maskuar është larguar po nga pjesa e pasme e rezidencës, ndërsa është ndihmuar nga një person tjetër me makinë për t’u larguar. Kjo makinë më pas u gjet e djegur në Qafë-Kashar.