-
VIDEO
VIDEO nga vendngjarja/ Momenti kur trupi i pajetë i 17-vjeçarit, i mbuluar me batanije merret me ambulancë
Report Tv ka siguruar pamjet kur trupi i pajetë i 17-vjeçarit që u vra në Klos merret me ambulancë. Në momentin që u vra, banorët e zonës e mbuluan me batanije.
-
VIDEO
Të rinj nga i gjithë qarku emigrojnë drejt Anglisë, ambasadori britanik në Kukës: Aplikoni për viza, mos e merrni rrugën ilegalisht! Fëmijët po detyrohen t’i hyjnë krimit
Teksa qindra të rinj nga Kukësi, Hasi e Tropoja, vijojnë të emigrojnë në Angli, Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith,në një deklaratë për mediet nga Kukësi, i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që mos largohen nga vendi në mënyrë ilegale drejt Britanisë.
-
VIDEO
Negociata me Alibeaj nëse PD bashkohet për primaret? Braimllari devijon: Jemi forcë opozitare, ato janë gjëra të brendshme u takon atyre
Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një intervistë në Sot Live në Shqipëri me gazetarët, Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu foli për një mision të cilin e konsideroi si historik, fitorja ndaj Ramës.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Klos, vritet 17-vjeçari pas konfliktit për një vajzë! 2 të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Klos, ku është vrarë një 17 vjeçar dhe janë plagosur 2 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, për një vajzë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të mësuar detajet.
-
VIDEO
Në gjyq për një kotec pulash pa leje, flet 81-vjeçarja për fqinjën që e denoncoi: Nuk ngopet, vetëm kur të vdes do marrë tokë nga unë
Për një kotec pulash të ndërtuar pa leje, 81-vjeçarja Lefkotheia Karasa endet dyerve të gjykatës sikur të ketë ndërtuar një pallat 10 katësh. Në një intervistë për Report Tv, tregon se fqinjët që e denoncuan nuk ngopen me tokë, por i thotë se nuk do të marrin gjë prej saj.
-
VIDEO
1.2 mln euro false nga Franca në Rinas, prokuroria kërkon nga 6 vite burgim për 2 kamerunasit dhe gruan nga Zvicra
Josoue Ngankam nga Kamerunasi si dhe bashkëpunëtorët e tij Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe Zinedine Nkeh nga Kameruni mund të vuajnë në Shqipëri nga 6 vite burg secili, pasi janë gjetur fajtor për falsifikim parash dhe mashtrim nga hetimet e prokurorisë e cila ka dhënë sot pretencën.
-
VIDEO
Rriten pagat e punonjësve të policisë, rroga më e ulët 57.500 lekë për gradën inspektor, më e larta 125 mijë lekë për drejtuesin madhor
Duke nisur nga ky muaj, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të jenë më të larta. Nga vendimi i qeverisë rezulton se paga më e ulët është për gradën inspektor 57.500 lekë, ndërsa më e larta për drejtuesin madhor që shkon në 125 mijë lekë.
-
VIDEO
Anulimi i raportit të Dick Marty për trafikim organesh, Rama i drejtohet sot Këshillit të Evropës, kërkohet të shpallen të pabaza akuzat ndaj UÇK
Dita e sotme do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg, ku do të kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty. Rreth orës 15:30- 16:30 Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për afro një orë me një fjalim ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
-
VIDEO
E vrau për orën Rolex dhe varësen e floririt, Report Tv zbardh ekspertizën: Mariglen Gjonaj u godit me sende të forta në kokë! Autori u arrestua në Rinas
16-vjeçari Mariglen Gjonaj, dyshohet se është goditur me sende të forta në kokë nga Kristjan Cenaj, i cili e vrau për një orë Rolex dhe varëse floriri. Autori i dyshuar u arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi po kthehej nga Italia se ishte i ftuar në një dasëm.
-
VIDEO
Vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 24 gradë gjatë ditës së sotme
Moti do të jetë me vranësira mesatare me reshje shiu lokale.
-
VIDEO
Aksident në Gjirokastër, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 persona
Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Gjirokastër, në afërsi të kthesës Viroi. Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku automjeti tip ‘Skoda’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
-
VIDEO
Vidhte të dhënat e muxhahedinëve nga telefoni, SPAK kërkon 15 vite burg për hakerin iranian
SPAK ka kërkuar 15 vite burg për hakerin iranianin, Bijan Pooladrag, i cili akuzohet për përfshirje në aktivitet terrorist kundër kampit të muxhahedinëve në Manëz.