-
VIDEO
Zbulohen bisedat e fundit telefonike të Ervis Martinajt, mund të zbardhin fatin e tij! U nxorrën nga celularët e gjetur nga RENEA tek bazat 'e të fortëve'
Disa biseda që mendohet se Ervis Martinajn ka bërë me shokë apo miqtë e tij para se të zhdukej, kanë rënë në duart e anti-krimit. Përmbajtja e tyre, vlerësohet si mundësi për të hedhur dritë mbi fatin e 40-vjeçarit, historia e të cilit ka kapërcyer kufijtë e një seriali.
-
VIDEO
Si u gjet qesja e zezë me 4 granata dhe 2 kapsolla detonatore në parkingun e një lokali në Tiranë, ende mister personat që e braktisën
Policia nuk ka mundur ende të identifikoj personat që lanë qesen me katër granata në parkingun e një lokali në zonën e Kombinatit.
-
VIDEO
Anëtarja e 'Rithemelimit' ne TV e familjes Berisha: Më jepni një snajper për atë drogmenin,
Në Elbasan PD e Rithemelimit ka organizuar një protestë për rritjen e ccmimit të karburantit. Qindra mbështetës u mblodhën në sheshin “Gensher” për të protestuar.
-
VIDEO
Rama vizitë zyrtare në Turqi, takon presidentin Erdogan
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, ku është pritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në pallatin presidencial
-
VIDEO
Në PD të ndarë për rrugën e bashkimit, debati në Report Tv! Baçi: S'e njohin Berishën kryetar e kërkojnë unifikim, hipokrizi! Gështenja: Primaret pengojnë
Edhe rruga e bashkimit për zgjedhjet vendore 2023 duket se do të jetë e vështirë për PD. Në intervistë për Report Tv, Baçi e cilësoi hipokrizi lëvizjen e grupit të Alibeajt për ribashkim ndërsa i kritikoi që nuk e njohin Berishën për kryetar. Ndërsa Gështenja u shpreh se nuk janë kundër primareve, por i cilësoi si pengesë.
-
VIDEO
Bashkimi i PD për primaret, Meta u devijon zhvillimeve të selisë blu: Unë kam aleancë me qytetarët
Pikërisht për këto zhvillime politike, Meta iu shmang 3 pyetjeve në të cilat pëmendeshin primaret dhe ecuria e aleancës me Berishën. Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta refuzoi të cilësohej si aleat me Berishën duke e ‘zevndësuar’ me qytetarët e Shqipërisë. Meta theksoi gkjtihashtu se ka kontribuar në bahskimin e PD-së edhe më herët, megjithatë nuk pranoi të konsiderohej palë me demokratët.
-
VIDEO
‘Në sondazhe rezultoni lideri më pak i pëlqyer?’, përgjigjet Meta: E ka financuar Rama sondazhin! Nëse nuk do të kisha popullaritet s'do më sulmonin
Ilir Meta kryetar i Partisë së Lirisë është pyetur gjatë një konference për shtyp, në lidhje me të dhënat e një sondazhi të publikuar në media, ku rezultonte se ishte lideri më pak i pëlyqeshëm. Sipas Metës këto sondazhe janë realizuar nga ata që financohen nga paratë e inceneratorëve
-
VIDEO
Projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier, banorët: Nuk na ka njoftuar askush për shembjen e banesave
Projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier prek tokat bujqësore të rreth 200 banorëve dhe banesat e 40 të tjerëve. Parashikohet të shemben 20 shtëpi, ndërsa banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë dokument njoftimi.
-
VIDEO
‘Pallati' i pa legalizuar futi në sherr çiftin e të moshuarve në Durrës! Nën hetim 78-vjeçari, e shoqja në spital pasi u rrah nga burri me patericë
Pas përplasjes verbale dhe fizike me bashkëshorten Nasije Stafa, Ahmet Stafa është shoqëruar nga blutë e qytetit duke u proceduar për “Dhunë në familje”
-
VIDEO
Kush është 30-vjeçari që vrau për një orë Rolex dhe varëse floriri 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj
Report Tv ka siguruar foton e 30-vjeçarit Kristian Cenaj, i cili vrau për t’i vjedhur një orë Rolex dhe për një varëse floriri 7 vite më parë 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj. Analizimi i tabulateve telefonike si dhe nëpërmejet marrjes së dëshmive e ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit. Deri më tani Kristian Cenaj nuk e ka pranuar autorisinë e krimit, por prokuroria është e bindur se ai është autori. Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin, është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Lezhës.
-
VIDEO
Akuzat e rënda ndaj UÇK, Rama i drejtohet nesër në 15:00 Këshillit të Evropës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty
E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosoën në Këshillin e Evropës në Strasburg. Rreth orës 15 nesër Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për afro një orë me një fjalim ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
-
VIDEO
Vrau për gjakmarrje vëllain e vrasësit të babait, gjykata dënon me 8 vite burg 17-vjeçarin Florian Përvathi në Lezhë
Gjykata e Lezhës dënoni të hënën me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.