-
VIDEO
Raporti i Dick Martyt në Këshillin e Evropës, ish ushtaraku i UÇK për Report Tv: Vendimet e fundit janë në rrugë të mira e të drejta! Vlerësim i lartë për Ramën
Xhevdet Qeriqi, ish ushtarak i UÇK-së është shprehur pozitiv lidhur me raportin e Dick Marty-t i cili do të dërgohet nesër në Këshillin e Evropës.
Ai vlerësoi grupin e Ramës dhe Kuvendin e Shqipërisë për këtë nismë.
‘Unë e vlerëoj lartë e grupit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë për nxjerrjen e rezolutës së fundit. Xhevdet Qeriqi ish ushtarak i UÇK
Mendoj se vendimet e fundit janë në rugë të mirë dhe të drejtë dhe shpresoj që Këshilli i Evropës ta vlerësojë. Ne kemi kundërshtuar arrestimin e ish ushtarakut të UÇK ashtu sikurse dhe raportin e Dick Marty-t.’- tha ai.
-
VIDEO
Kishte ngritur bazë armësh në Tiranë, lihet në burg Fatjon Murati! U arrestua kur ishte në makinë me Endrit Doklen
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fatjon Muratin, i cili u arrestua 3 ditë më parë teksa ishte në një njëjtën makinë me Endrit Doklen, mjet që drejtohej nga Gentian Reçi, kunati i Dokles. Murati akuzohet për armëmbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake.
-
VIDEO
Skandali/ KLP miraton Rregulloren e re për marrëdhënien me median: Kur nuk i pëlqen një gazetar, i kërkon medias ku punon që ta ndërrojë
Report TV ka siguruar rregulloren që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ditën e sotme. Në rregullore i kërkohet medias që të tregojë qëllimin pozitiv të lajmit për çdo kërkesë për informacion
-
VIDEO
Sulmet kibernetike nga Irani, Shqipëria i kërkon Rusisë, Britanisë dhe Kinës bllokimin e faqeve që po publikojnë të dhënat! Po postohen sekrete hetimore
Mbyllja e faqeve që publikojnë të dhënat e marra nga sulmi kriminal kibernetik i është kërkuar autoriteteve të Kinës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës pasi nga hetimet është dalë në përfundimin se faqet që publikojnë të dhënat janë me IP në Hong Kong, Britani e Madhe dhe Rusi.
-
VIDEO
Debat te 'Territorialja' për raportin e ekspertëve të PS/ Çupi: Talleni me shqiptarët, përkthyet deklaratën e Ballës! Denaj: S'mund të hedhim baltë për rekomandimet
Pas prezantimit raportit të ekspertëve të PS për hartën territoriale, ka pasur debate mes bashkëkryetareve Dhurata Çupi dhe Anila Denaj.
Çupi: Raporti juaj nuk thotë asgjë, le të fitojë PS sipas asaj që ka votuar vetë në 2014. Vazhdoni të talleni me shqiptarët se mbani për tre muaj një tryezë. Jam e keqardhur për këtë raport. Raporti juaj është përkthimi i deklarates së Ballës.
Denaj: Të katërt ekspertët vetëm sa na japin rekomandime. Ne s’mund të hedhim baltë, ju këtë e keni bërë shumë mirë në katër muaj.
Deputeti i PS, Baftjar Zeqaj: Mazhoranca ka ushtruar të drjetën e saj kushtetuese. Erdhi dhe dha kontributin e saj në këtë tryezë. Ne nuk kemi parë një përqendrim të problematikës nga opozita. Pasi opozita kërkoi ndryshime të hartës territoriale dhe është ajo që ka për detyrën të na bindi për këtë gjë dhe problematikën që ka për ndërhyrje territoriale. Unë besoj se nuk erdhi asnjë problematikë e shtjelluar dhe ku mund të bazohenim. Unë besoj se jemi duke shkuar drejt uljes së bashkive në 36. Nuk e di nëse do ndodhi, por jam i bindur që shumë shpejt do shkojmë me më pak se njësi vendore. Kjo nuk është dëshira ime, por nevojë.
-
VIDEO
Protesta e Elbasanit, Boçi për Report Tv: Kjo që po bëhet është një vjedhje e hapur! Primaret? PD është më e bashkuar se kurrë
Në protestën e thirrur nga Rithemelimi, deputeti Luçiano Boçi në një prononcim për Report Tv u hodhi disa akuza ndaj qeverisë e cila sipas tij nuk mendon për qytetarët por për lukset vetjake. Në shenjë revolte të rritjes së çmimeve të karburantëve, qytetarët në Elbasan kanë fikur makinat ndërsa Boçi theksoi se me pagat mesatare që merren në Shqipëri është e pamundur të ketë një përballim të minimumit jetik. Deputeti i Rithemelimit, u pyet nga gazetarja Migena Sotiri edhe për spektrin politik të Partisë Demokratike ku dy kampet e përçara tashmë do të do dalin në zgjedhjet vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët.
-
VIDEO
Po punonte në minierë, humb jetën minatori 52-vjeçar në Bulqizë
Kujtim Lili, 52-vjeç nga Klosi, ka humbur jetën teksa po punonte në një minierë në Bulqizë.
‘Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.’- njofton policia.
-
VIDEO
Zbardhet pas 7 vitesh vrasja e Mariglen Gjonajt në Lezhë, policia: U grabit dhe u vra nga Kristjan Cenaj
Policia e Lezhës njofton se ka zbardhur vrasjen e Marglne Gjonajt, 16-vjeçarit të zhdukur më 2015. Policia thotë se është arrestuar vrasësi i tij i cili dyshohet se është Kristjan Cenaj, 30 vjeç. Policia ka ndaluar 30-vjeçarin, i cili është ndaluar nga policia. Sipas bluve të Lezhës, Mariglen Gjoni u vra nga Kristjan Cenaj për t'i vjedhur orën 'Rolex' dhe varësen e floririt.
-
VIDEO
Nafta 245 lekë/litër, PD e Rithemelimit thërret protestë në Elbasan! Qytetarët fikin automjetet në bulevardin e qytetit
Pas thirrjes së PD të Rithemelimit për protestë për rritjen e cmimeve të hidrokarbureve, janë grumbulluar disa persona rreth orës 11:00. Disa prej tyre, kanë fikur automjetet në rrethrrotullimin e 1 majit.
-
VIDEO
Sot kampion kombëtar në bodybuilding, Xhani Qela rrëfen rrugëtimin: Kërkon sakrificë, kam bërë edhe gabime! 40 mijë lek në muaj më duhen për fileto
Xhani Qela është kampion kombëtar në një prej disiplinave të bodybuilding, dhe zanafilla u rrugës drejt këtij sporti, ishte stërvitja e zakonshme në palestër. 34-vjeçari nga Durrësi thotë se gjëja më e vështirë është dieta strikte dhe kostot e ushqimeve.
-
VIDEO
Pedagogu thirrje studentëve: Lërini gomonet, ejani dhe merrni fatin tuaj në dorë! Reagoni për interesat e kombit
Në një komunikim për mediat Sindikata e Arsimit i ka bërë thirrje pedagogëve të bëhen bashkë pasi e ardhmja e arsimit është në rrezik.
Gjatë fjalës së ti pedagogu, i bëri thirrje edhe studentëve që të bashkohen dhe të marrin fatin e tyre në dorë, dhe jo të marrin gomonet për t’u larguar nga vendi.
-
VIDEO
Bllokimi i auditoreve? Kovaçi: U qëndrojmë kërkesave tona! Do mbyllen universitetet nëse vijojnë me këtë politikë! Mirëpresim studentë në protestë
Sindikata e punonjësve të Universiteteve në një prenoncim për mediat kanë qenë të qartë dhe të panegociueshëm me kërkesat e tyre. Kreu i Sindikatës, Aleksandër Kovaçi u shpreh se mirëpret edhe studentët në protestë, duke qenë se qeveria vendosi 8 % do të rritet nga vetë universitetet.