-
VIDEO
Berisha zbardh takimin me partitë jo parlamentare, flet si Meta: T’u hapim rrugë referendumeve si mekanizëm për të shpëtuar vendin
Një ditë pasi priti në selinë e PD-së, partitë aleate jo parlamentare, Sali Berisha ka zbardhur edhe diskutimet që kanë zhvilluar. Sipas Berishës, primaret, zgjedhjet vendore, reforma territoriale dhe protestat ishin shqetësimet për të cilat 16 përfaqësues të partive aleate joparlamentare diskutuan me aleatin tyre
-
VIDEO
PD propozoi 94 bashki, eksperti i PS, Shkëmbi: S’kemi studime të thelluara për të bërë ndërhyrje, 61 bashkitë ecuri pozitive
Në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, eksperti i PS, Artan Shkëmbi bëri një rezume të ndryshimeve territoriale në vend duke thënë se në fokus të ndryshimeve duhet të jetë, ekonomia, energjia, turizmi, bujqësia e blegtoria, për të ndërtuar një zonë funksionale.
-
VIDEO
Lazio “shtyp” Fiorentinën dhe merr vendin e tretë në Serie A
Lazio ka siguruar fitoren e katërt radhazi në kampionatin Italian. Bardhekaltërit kanë triumfuar 4-0 në Firenze
-
VIDEO
Vlorë/ Pas 4 ditësh, reshjet e shiut shuajnë flakët në zonën e Hidrovorit! U dogjën dhjetëra hektarë tokë, pemë dhe bimësi të zonës
Dhjetra hektarë tokë e djegur, tokë me shkurre, pemë të llojit pishë por edhe bimësi të zonës janë shkrumbuar. Gjithashtu është djegur nga flakët një pjesë e pyllit aty pranë.
Nga forcat zjarrfikëse do të vijojë edhe sot monitorimi i situatës pasi ka trungje që digjen dhe përbëjnë rrezik për t’u riakzivizuar zjarri sërish.
-
VIDEO
U arrestua për ndërtimin e kotecit të pulave, gjyshja 82-vjeçare nga Narta e Vlorës endet gjyqeve
Lefkotheia Karasa, 82 vjeçe nga fshati Nartë i Vlorës po përballet me drejtësinë, nën akuzë për ndërtimin e një koteci pulash pa leje. Një ditë më parë e moshuara, u paraqit në seancën e radhës gjyqësore, si të kishte ndërtuar një pallat 10 katësh në qendër të Vlorës e jo një kotec pulash. Prokuroria dhe gjykata ka kërkuar që me datën 25 tetor të japë konkluzione për dënimin e të moshuarës Lefkotheia Karasa
-
VIDEO
Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, prokuroria kërkon burg përjetë për Eduard Lamaj dhe 35 vite për autorin tjetër
Eduard Lamaj, njëri nga ekzekutuesit e dy miqve të Ervis Martinajt, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj 2020 në Gjorm të Kurbinit, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Kurbinit e cila lexoi pretencën para gjykatës.
-
VIDEO
Ishte lënë anës një rruge dytësore, shkrumbohet nga flakët ‘Benzi’ në Fier
Një makinë tip “Mercedes Benz” është gjetur e djegur anës Bypass-it të Fierit në një rrugë dytësore.
-
VIDEO
U kap në automjet me Indrit Doklen, Fajton Murati do të qëndrojë në brug! Sekuestrohet mjeti blinduar me të cilin lëviznin
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Fatjon Muratin i cili u kap në të njëjtën makinë të blinduar ku ndodhej Endrit Dokle dhe Gentjan Reci. Lirimi i ish-anëtarit të bandës së Durrësit dhe kunatit të tij konsiderohet një skandal për të cilin policia ende nuk ka reaguar se përse la të lirë 2 personat që ishin në një makinë me të kërkuarin.
-
VIDEO
U grabit me armë në Lushnjë, makina e vjedhur gjendet në Vlorë
Makina tip ‘Benz’, në pronësi të Martino Peqinit, e cila ju grabit me armë nga dy persona mbrëmjen e kaluar në vendin e njohur si Pushimi i Shoferit në Lushnjë, është gjetur në Vlorë.
-
VIDEO
Vendimi i qeverisë: Nga 1 nëntori, nisin aplikimet për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka treguar vendimin e qeverisë për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese duke thënë se aplikimet do të nisin që më 1 nëntor të këtij viti.
“Një vendim tjetër i qeverisë ka të bëjë me sezonin e ardhshëm veror. Kaluam vendimin për disa ndryshime në rregulloren e menaxhimin e stacioneve të plazhit sepse nuk do të mendojmë për plazhin kur mendojnë pushuesit, por më parë për të marrë të gjitha masat që sezoni i ardhshëm të jetë edhe më i mirë se ky që kaluam.
Një ndryshim që vlen të përmendet është i kufirit minimal të stacioneve të plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Ndonëse këtë vit, 50% e parcelave të plazhit të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike, minimum ligjor ishte 20%, e ngritëm 30% m. Do të vijojnë kontratat të jenë të vlefshme dhe për vitin tjetër.
Do të futen vitin tjetër dhe 2 masa për turizmin sic janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese. Për vitin që vjen, aplikimet në sistemin online fillojnë më 1 nëntor. I gjithë procesi do të kryhet brenda vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022”, tha Kumbaro.
-
VIDEO
Vlorë, digjet prej 3 ditësh zona me shkurre dhe pemë te 'Hidrovori', zjarri i qëllimshëm
Prej 3 ditësh zona me shkurre dhe pemë të Hidrovori në Vlorë po digjet, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Deri tani janë djegur mbi 10 ha pisha dhe shkurre dhe prej 3 ditësh zjarrfikësit po punojnë për shuarjen
-
VIDEO
Lirimi i Alqi Bllakos, SPAK depoziton ankimim në Apelin e Posaçëm, kërkon rikthimin e masës 'arrest me burg'
Pas zëvendësimit të masës së sigurisë nga GJKKO për Alqi Bllakon, SPAK ka depozituar ankimim në apelin e Gjykatës së Posaçme dhe kërkon rikthimin e masës “arrest me burg”.