-
VIDEO
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, e pranishme edhe drejtoresha e AKSHI-t
Në mbledhjen që po zhvillohet në këto momente në Presidencë e Këshillit të Sigurimit Kombëtar po merr pjesë edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), znj. Mirlinda Karçanaj.
-
VIDEO
50-vjetori i Akademisë së Shkencave, Ministrja e Arsimit: Po punojnë fort për Ligjin i ri për Shkencën për transformimin rrënjësor të sistemit të dijes
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka mbajtur fjalën në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave duke thënë se po punohet fort për Ligjin i ri për Shkencën që sjell transformimin rrënjësor të sistemit të dijes.
"Akademia e Shkencave ka qenë një ëndërr shekullore e mendjeve të ndritura të popullit shqiptar. Për herë të parë në Shqipëri fjala “Akademi” u përmend kur u krijua në Voskopojë e ashtuquajtura “Akademia e Re” më vitin 1750, e cila ishte një shkollë e mesme, por që shërbente edhe si një qendër kulturore e mirënjohur brenda dhe jashtë vendit.
Më vonë, rilindësi ynë i madh Sami Frashëri në veprën e tij fliste për akademinë dhe universitetin si një ëndërr e vështirë për tu realizuar, por që doemos duhej të kthehej në realitet. Dhe vërtetë, në 10 Tetor 1972, themelimi i Akademisë së Shkencave u bë realitet nga Rrjeti i Institucioneve Kërkimore Shkencore në vend.
Konkretisht 10 institute shkencore dhe 5 qendra studimore kërkimore.
Disa nga fjalët e para të shqiptuara në mbledhjen e parë të asamblesë më 25 janar 1973 nga kryetari i parë i saj Aleks Buda ishin këto:
"Në jetën e popujve ka ngjarje të cilat si gur caku shënojnë rrugën e zhvillimit historik të tyre. Të tillë domethënie ka edhe krijimi i Akademisë së Shkencave. Ç'rrugë të gjatë dhe të mundimshme duhet të kalonte, ç'luftë të madhe e këmbëngulëse u desh që të bënte ky popull i lashtë, për të krijuar e zhvilluar në tokën e vet kulturën e tij kombëtare."E përgjatë viteve, të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se, pavarësisht vështirësive të tranzicionit, e përtej dilemave për pozicionin e saj të ri në shoqëri, Akademia e Shkencave arriti të reformohej dhe sot po përshtatet me trendet e zhvillimit të shoqërisë.
Prandaj, në këtë përvjetor, e jo vetëm sot por çdo ditë, u jemi thellësisht mirënjohës akademikëve shqiptarë nder vite, e veçanërisht kontributit të kryetarëve të kësaj Akademie ndër vite, akademikët Aleks Buda, Shaban Demiraj, Ylli Popa, Teki Biçoku, Gudar Beqiraj, Muzafer Korkuti dhe sigurisht kryetari aktual Skënder Gjinushi.
Sot Akademia e Shkencave është institucioni më i rëndësishëm për shkencën dhe dijen në vend.
Ku vlen të përmendim disa kongrese e konferenca, të cilat janë dëshmi e konsolidimit të këtij institucioni në fushën e Albanologjisë, Nanoteknologjisë, Bioshkencës, Sizmologjisë madje dhe të pandeminë.Në mënyrë të veçantë, sot dua të theksoj që kjo Akademi nuk e harroi për asnjë moment qendrën tjetër të shqiptarisë në rajon, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me të cilën ka pasur një bashkëpunim të ngushtë, jo vetëm në organizimin e kuvendeve dhe kongreseve për çështje të cilat janë gurë themeli në historinë e akademizmit shqiptar, por edhe projektet e mëdha të përbashkëta, siç është Historia e Shqiptarëve, Enciklopedia Shqiptare dhe Fjalori i madh i Shqipes.
E ndërkohë, Akademia e Shkencave ka nxitur dhe intensifikuar bashkëpunimin me organizata të ndryshme ndërkombëtare duke patur marrëveshje bashkëpunimi me mbi 50 akademi simotra në janë anëtare në federatën më të madhe akademike evropiane ALLEA.
Madje tani po lexoja librin e bituar me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, ku presidenti i Federatës Evropiane të Akademive të Shkencave dhe Shkencave Humane z. Antonio Loprieno, thekson punën dhe kontributin e kësaj Akademie. Konkretisht z. Loprieno thekson: Akademia e Shkencave duhet të jetë krenare për arritjet e saj, në promovimin e vlerave thmelore të shkencës, paanshmërinë, racionalitetin, ekselencën shkencore, pavarësinë por edhe dialogun me mbarë shoqërinë.Në cilësinë e Ministres se Arsimit, unë dua të vlerësoj bashkëpunimin aktual me Akademinë e Shkencave. Aktualisht ne po punojmë fort për Ligjin i ri për Shkencën, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin rrënjësor të sistemit të dijes në vend, nisur nga nevoja për t’ju përshtatur sa më mirë sfidave bashkëkohore", tha Kushi.
-
VIDEO
E rëndë në Durrës, gruaja plagos bashkëshortin, 78-vjeçari i kthehet me sende të forta! Shkak debatet e vazhdueshme (EMRAT)
Sipas burimeve të Report Tv, Ahmet Stafa dhe gruaja e tij, Nasije Stafa prej disa javësh debate të vazhdueshme dhe situatave të vazhdueshme ngjarja ka agravuar më tepër se në tone në përplasje fizike me mjete të forta mes njëri-tjetrit.
-
VIDEO
50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave, ceremoni në Kuvendin e Shqipërisë
Në Kuvend, por mbahet një konferenvë në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave. I pranishëm në konferencë është edhe kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Makina e djegur në Bilisht, i ati i pronari të mjetit akuzon Deizi Arapin: Dyshoj te ajo vajza! Punojmë me djersë, ajo ku i gjen lekët?
Deizi Arapi ka qenë e dyshuara kryesore për djegien e makinës së Marsel Buçit në Bilisht. I ati Urim Buçi në një prononcim për media u shpreh se për mjetin ka punuar me djersë dhe se dyshon te Deizi Arapi. Ai tha se nga shteti kërkon drejtësi por edhe kërkoi të dinte se ku i gjen paratë 27-vjeçarja.
‘Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinë së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e kam para një muaj, akuzoi djalin që ishte i futur nga dikush. Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prapë përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën moj çupë e mbarë? S’vajti dy minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani me shau. Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Mua më duket se kjo është ngjarje e qëllimshme. Unë kërkoj drejtësi nga shteti.
Unë dyshoj te ajo vajza që ja dogjën makinën brenda një muaji. Te ajo i kam dyshimet. Normale nuk e di nga janë fryrë këto, nëse do kishte djali im dorë do i kisha folur. Unë punoj me djersë, kam punuar për atë makinë, ato i ndërrojnë brenda muajit. Unë s’jam si ato, ku i gjejnë lekët, 6 mln pa punuar asnjeri? Kaq kisha. Nga shteti dua drejtësi!’-tha Urim Buçi.
-
VIDEO
U akuzua nga 'gangsterja' e Bilishtit se i dogji makinën, i vihet flaka mjetit të punonjësit të karburantit, dyshohet si e qëllimshme
KORÇË- Vetëm disa javë pasi mjeti i ‘gangsteres’ se Bilishtit Deizi Arapi u shkrumbua nga flakët, një tjetër mjet është djegur gjatë natës.
-
VIDEO
Grabitje me dhunë në Lushnjë, dy persona të maskuar i vjedhin makinën një personi
Report Tv mëson se dy persona të maskuar kanë ndaluar një makinë tip ‘Benz’ me targa SA 398 AU dhe pasi e kanë detyruar që të zbresë dhe e kanë dhunuar, i kanë marrë makinën dhe janë larguar në drejtim të Fierit.
-
VIDEO
Frikë nga Meloni? Rama flet për qeverinë e re në Itali dhe sjell shembullin e Berlusconit dhe Nanos: S'kemi asnjë problem
Në një intervistë për median italiane, kreu i qeverisë ka komentuar edhe zhvillimet e reja politike në Itali si dhe qeverinë e re, nën drejtim të Giorgia Meloni me prirje të djathta ekstreme. Gjatë intervistës për SkyTg24, Rama u shpreh i sigurt që marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të përcaktohet nga kahet politike, ndërsa solli si shembull raportin e ish-kryeministrit Italian Silvio Berslusconi me Fatos Nanon. Rama u shpreh se dyshja kishte marrëdhënie të mira pavarësisht bindjeve të ndryshme politike.
-
VIDEO
Sherr mes dy personave në Elbasan! 54-vjeçari qëllon me thikë të riun! Autori iku nga vendngjarja, kapet nga policia
Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku për pasojë një i ri 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarri në Hidrovor, ende aktiv që prej ditës së djeshme! 4 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve
VLORË- Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Hidrovor të Vlorës, mes Nartës dhe Akerinës , për më shumë se 24 orësh. 4 mjete zjarrfikëse së bashku me 10 efektivë ndodhen aktualisht në zonë dhe janë duke punuar për vendosjen nën kontroll të flakëve.
-
VIDEO
Rama zbulon ‘kontrabandën’ me Di Maion për sigurimin e vaksinave Pfizer: I morëm fshehurazi nga Italia, pavarësisht ndalimeve të kompanisë
Kryeministri Edi Rama ka treguar gjatë një fjalimi të mbajtur në universitetin e Bergamos, se si arriti të merrte vaksina fshehurazi nga Italia pavarësisht ndalimeve të Pfizer, në bashkëpunim edhe me ish-ministrin e Jashtëm Italian në atë kohë, Luigi Di Maion.
-
VIDEO
Propozimi gjermano-francez për negociatat Prishtinë-Beograd,analisti: Diplomacia evropiane e mefshtë
Diplomacia evropiane është treguar e mefshtë, ky ishte opinioni i analistit të ftuar në Report Tv për të trajtuar propozimin e fundit të bërë nga Franca dhe Gjermania për Kosovën. Zbulimin e bërë nga Presidenti Vuçiç analisti Sadri Ramabaja e sheh si një zhvillim që do ndiqet me interes karshi asaj që do të trajtojë Serbia. Vuçiç, ka thënë më 8 tetor se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.