-
VIDEO
Kokainë, një sasi e madhe parash dhe armë në lokalin në Fier! E shfrytëzonin për përdorimin e drogës! Në pranga pronari, furnizuesi dhe kamarieri
3 persona në Fier janë arrestuar pas operacionit policor ‘Bashkëpunimi’ ku u zbulua se një lokal ishte përshtatur për përdorimin e drogës.
-
VIDEO
Berisha ‘alternativa e re’ me ofertë të vjetër, shkon në Lazarat me këngën ‘Shqipëria po ndryshon’ të fushatës së 2009
Sali Berisha është rikthyer në politikën aktive, pas disa vitesh “në prapaskenë” e sot në takimet me qytetarët u premton se do të rrëzojë qeverinë. Mes akuzave që ka për kryeministrin Edi Rama se u ka vrarë shpresën të rinjve dhe u ka vjedhur të ardhmen, Berisha e prezanton veten e tij si një alternativë të re qeverisëse, ndonëse është “provuar” nga elektorati e më herët.
-
VIDEO
Zbulohet parcela me kanabis në Lezhë! Në pranga 3 persona
3 persona në Lezhë janë arrestuar pasi ishin duke shkuar në parcelën ku ishin të kultivuara 150 rrënjë kanabis.
-
VIDEO
50 nxënës, 2 orë në këmbë për të shkuar në shkollë! Report Tv udhëton bashkë me fëmijët, nga Priska e vogël deri në Zall Herr
Për të shkuar në shkollën e Zall Herrit 50 nxënës të Priskës së vogël, vetëm 18 kilometra larg Tiranës, duhet të ecin 2 orë në këmbë. Report Tv përshkroi bashkë me fëmijët rrugën e mundimshme drejt dijes pasi shkolla e fshatit u mbyll prej klasave kolektive.
-
VIDEO
Kërkonin 15 mijë € për të kaluar emigrantët nga Spanja në Angli, goditet grupi i trafikantëve shqiptarë! 7 në pranga, drejtuesit u kapën kur po ktheheshin në Shqipëri
Një grup trafikantësh shqiptarë është arrestuar nga policia spanjolle pasi kërkonin deri në 15 mijë euro për emigrantët që donin të shkonin ilegalisht në Britani. Në pranga kanë rënë 7 persona, 5 prej të cilëve në Bizkay si dhe 2 të tjerë, të dyshuar si drejtues të organizatës, u arrestuan në Aeroportin e Madridit teksa po ktheheshin për Shqipëri.
-
VIDEO
Mbushi “Benz-in” me emigrantë të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër, zbulohet shuma që iu merrte klandestinëve
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi është kapur në flagrancë duke transportuar në mënyrë ilegale 10 klandestinë. Si rezultat i operacionit është sekuestruar automjeti dhe 2 aparate celularë.
-
VIDEO
Qytetari ‘i tërheq veshin’ Berishës: Martove djalin, po një kuti llokume nuk e prure
Një qytetar në takimin në Libohovë i ka bërë një “kritikë” ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se ndonëse ish-kryeministri ka martuar djalin, Shkëlzenin, nuk u kishte sjellë në takim asnjë llokum.
“Martove djalin, po një kuti llokume nuk e prure”, i tha ai.
-
VIDEO
Zbulohet laboratori i eurove false në Spanjë! Kontrolle për 3.7 mln € e hedhura në treg, përfshirë edhe Shqipëria
SPANJË- Një grup kriminal u godit në Spanjë për karmonedhat false të eurove, ndërsa dyshimet janë se rrjeti mund të ketë pasur shtrirje edhe në Shqipëri.
-
VIDEO
Do vriste Geron Hasanbelliun, dëshmia e Indrit Beqirajt: Nuk vras të martën se e kam ters! Si dështoi atentati dhe pse u tërhoq nga ekzekutimi i 2 nipërve të tij
Report Tv ka siguruar detaje të tjera nga rrëfimi i vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj për atentatet që do kryenin me porosi të Kasandro Nogës, i arrestuar në Belgjikë ndërsa është ndër personazhet më të njohur në botën e krimit.
Rrrëfimi i Indrit Beqiraj zbulon planin e eliminimit të Geron Hasanbelliut duke treguar se shuma e premtuar për ekzekutimin e tij ishte 100 mijë euro. Së bashku me 'killerin' e besuar të Kasandro Nogës dhe mikun e tyre Kevin Zeneli, kishin ndjekur lëvizjet e Geronit për 10 ditë por s’ia kishin dalë ta ekzekutonin. Indriti tha se nuk qëllonte të martën duke thënë se e kishte ters, ndërsa vrasjen planifikoi ta kryente të mërkurën, por Geron Hasanbelliu nuk shkoi më në lokalin që frekuentonte.
Vëllezërit Beqiraj dyshonin se i kishte tradhtuar Ilirjan Feçi dhe vendosën që të flisnin me Kasandër Nogën përmes Kevin Zenelit, të cilin e porositi që të vrisnin nipat e Geronit për 50 mijë euro. Edhe ky atentat dështoi pasi kur i vunë në shënjestër, ndodheshin në zonën e populluar të Astirit. Po ashtu, dyshojnë se i tradhtonte edhe Kevin Zeneli pasi Indriti tregon se i gënjente se nuk kishte efektivë policie pranë kioskës së nipërve të Geronit. Ata hoqën dorë nga ekzekutimi nga frika se Kevin Zeneli do t'i shiste. Por, Kevin Zeneli zgjodhi që të vepronte pa vëllezërit Beqiraj dhe më 4 janar të vitit viti 2022, pas porosisë së Kasandro Nogës për vrasjen e Geron Hasanbelliut, ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën.
-
VIDEO
FNSH zbarkon në zonat e thella të Vlorës, kontrolle “me lupë” për kriminelët që fshihen në to
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar mbëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, në mbështetje të policisë atje. Në fokus kanë qenë kontrollet e automjeteve të dyshuara, personat që mund të posedojnë armë pa leje apo që mund të kryejnë transport narkotikësh.
-
VIDEO
Mbi 1300 rrënjë kanabis në pyll, miliona lekë, armë dhe mjete të sekuestruara, megaoperacion në Krujë, 5 persona në pranga, 2 në kërkim
Policia e Krujës ka finalizuar me sukses një operacion disamujor të koduar “Survey”, bilanci i të cilit janë 5.3 kg kanabis gati për t’u nxjerrë në treg, mbi 1300 rrënjë kanabisi të asgjësuara, para dhe të mira materiale, si dhe ka vënë në pranga 5 persona.
-
VIDEO
Saimir Korreshi do të bëhet baba për herë të dytë, zbulon gjininë e fëmijës në festën e madhe: Korriku që vjen do të jetë më i nxehtë
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka zhveshur kostumin e politikanit dhe në një festë private me familjarët e tij, ka zbuluar gjininë e foshnjes që do ta bëjë baba për herë të dytë.