-
VIDEO
Biblioteka, plane të reja e halle të vjetra! Projekt pa afate te Garda?! Studiuesi: Mos rrini indiferent! Misha: Hapësira sa vjen e ngushtohet
Propozimi i ministres së Kulturës që godina e Bibliotekës Kombëtare të vihet në funksion të Qendrës së Librit, kërkon sipas studiuesit Behar Gjoka vëmendje më të madhe. Ndërsa drejtori Piro Misha thotë se Aneksi pas rikonstruktimit nuk e zgjidh polotësisht problemin e mungesës së hapësirës.
-
VIDEO
‘Bëhu aq burrë sa Spiropali’, Spaho përplaset në Kuvend me Manjën: S’je i duhur për të gjykuar burrërinë time
Deputeti i PD, Edmond Spaho u përshi edhe në këtë seancë plenare në debat me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për ministren e Shtetit për marrëdhëniet më Parlamentit, Elisa Spiropali.
Spaho iu drejtua ministrit duke i thënë që ” të tregohet aq burrë” sa ministrja Elisa Spiropali, e cila debatoi me Berishën, kur ky i fundit është i pranishëm në Kuvend. Deputeti Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë të nxjerrë emrat e kompanive dhe tenderave që denoncohen pasi e ka për detyrë.
Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore/ PS pa një datë të preferuar, Balla: Gati të shkojmë në zgjedhje kurdo që të dekretohet! Begaj ktheu presidencën në normalitet
Taulant Balla i Partisë Socialiste u takua me presidentin Bajram Begaj për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve vendore. Pas takimit, Balla tha se Begaj e ka kthyer presidencën në normalitet, ndërsa sa i përket datës, tha se nuk ka preferenca.
-
VIDEO
Takimi i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër mbledhje
Nga Praga, kryeministri Edi Rama ka folur për Takimin e Komunitetit Politik Europian.
“Nuk është një ide e re, është ide e vjetër. Takimi do të vazhdojë dhe shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë. Kjo ide rilindi pasi pati një krizë, shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim” tha Rama.
-
VIDEO
Iu sekuestruan 3.5 mln € pasuri, 46-vjeçari pastronte paratë me firmën e betonit! U denoncua për prostitucion, kush është prokurorja e shkarkuar që i mbylli dosjen
Procedimi ndaj vëllezërve Albert, Gent dhe Bashkim Topuzi, të cilëve Prokuroria e Elbasanit iu sekuestroi pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, është regjistruar që në vitin 2018. Ai u denoncua për shfrytëzim prostitucioni por prokurorja e shkarkuar nga vettingu, Elina Kombi vendosi pushimin e çështjes.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, makina përplas biçikletën! Plagoset një person
Një aksident rrugor ka ndodhur në Elbasan, në zonën e Bradasheshit ku një makinë ka përplasur një person teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.
-
VIDEO
Nxorën emrat e vrasësve me pagesë, dy vëllezërit Beqiraj mungojnë në seancën gjyqësore në Durrës
Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentain Beqiraj, dëshmia e të cilëve hodhi dritë mbi disa ngjarje kriminale në Durrës, duke çuar në pranga 15 persona, disa prej tyre të dyshuar si vrasës me pagesë, kanë munguar sot në seancën plenare
-
VIDEO
Në burg për inceneratorët, seanca e kërkesës për ndryshim mase të Alqi Bllakos në GJKKO shtyhet për mungesë të gjyqtares
Seanca e kërkesës për ndryshim mase të Alqi Bllakos në GJKKO shtyhet për mungesë të gjyqtares.
-
VIDEO
Tiranë, zbulohet çfarë municionesh luftarake u gjetën të fshehura në shkurre te ‘5 Maji’! Thasët ishin mbushur me fishekë
Zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje gjatë operacionit që zhvilloi Komisariati nr 4 në zonën e "5 Majit" në Tiranë. Sipas burimeve, të futura nëpër thasë dhe të fshehura në një gropë me shkurre pranë një blloku pallatesh, u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh
-
VIDEO
Projekti i 'Unazës së Madhe', IKMT do shembë banesën në Shkozë! Tensione me policinë, familjarët mbyllen brenda për të bllokuar ndërhyrjen
Forcat e IKMT po bëhen gati për të shembur një banesë në Shkozë, ndërsa familjarët po bëjnë rezistencë dhe janë mbyllur brenda në mënyrë që të bllokojnë punimet.
-
VIDEO
Merr flakë makina në qendër Lezhë! Shpëton drejtuesi i mjetit
Një mjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit.
-
VIDEO
‘2 vila, 3 apartamente e 5 makina luksoze’, i sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri 46-vjeçarit në Elbasan, i kishte regjistruar në emër të vëllezërve
Një 46-vjeçari i identifikuar si Albert Topuzi i është sekuestruar pasuria me vlerë rreth 3.5 milionë euro pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Disa prej pasurive i kishte regjistruar në emër të vëllezërve, Gentian dhe Bashkim.