-
VIDEO
Elbasan/ Theu arrestin e shtëpisë për të shitur heroinë, në pranga 43-vjeçari (EMRI)
ELBASAN- Një 43 vjeçar që kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, u arrestua nga policia në Elbasan, pasi dyshohet se shpërndante drogëra të forca në qytet.
-
VIDEO
Trafikonte emigrantët nga Franca drejt Britanisë me gomone, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Londër
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në jugperëndim të Londrës pasi dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që trafikonte emigrantët nga Franca drejt Britanisë me gomone.
-
VIDEO
FNSH dhe policia zbarkojnë në Elbasan, kontrolle 'blic' për personat në kërkim që lëvizin me armë dhe sende të paligjshme
Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Elbasanit ka zbarkuar FNSH së bashku me njësinë operacionale dhe policinë e Elbasanit. Ata kanë bërë kontrolle në disa qytete të qarkut të Elbasanit për persona në kërkim që lëvizin me armë dhe me sende të paligjshme.
-
VIDEO
Komunikonin në aplikacionin ‘Signal’, 'katunari' dha 150 mijë euro për eliminimin e Arben Manecit! Kërkonte 'kokën' e tij për hakmarrje
Një person që dyshohet të jetë larguar jashtë vendit i ka dhënë 150 mijë euro vëllezërve Beqiraj që të kryenin ekzekutimin e Arben Mërkurit, i njohur ndryshe si ‘Maneci’. Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, që kanë zbërthyer ngjarje të rënda kriminale kanë deklaruar se pagesën e morën nga Kevin Zeneli, i cili komunikonte me 'katunarin' përmes aplikacionit ‘Signal.
-
VIDEO
Berisha: Qeveria tender 2,5 miliardë lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë! 5 mln euro kilometri, s’ndodh askund në botë përveçse në Shqipëri
Nga takimi në Gjirokastër, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se qeveriva ka dhënë tender për zgjerimin e rrugës Elbasan- Qafë Thanë me vlerë 2,5 miliardë lekë ose rreth 21,4 milion euro.
Berisha u shpreh se kjo nuk ndodh askund në botë përveçse në vendin tonë.
“Ku i ke çuar rreth 12 mld euro që mungojnë. Kanë vjedhur dhe vetëm kanë vjedhur. U nis rruga Kardhiq-Delvinë loti i parë, u ndërtua me 700 mijë euro kilometri. Lexoja sot rrugët e Florinjta. Kanë filluar zgjerimin e rrugës Elbasan-Librazhd. 5 mln euro kilometri zgjerimi i rrugës. Nuk ndodh kund në botë përveçse si në Shqipëri. Nuk vidhet askund kështu”, u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Merr jetë komuniteti i ri politik europian, Gjepali: Erdhi sipasojë e luftës në Ukrainë
-
VIDEO
Berishës i ikin dritat gjatë takimit me demokratët në Gjirokastër: Errësira, kriteri i kësaj qeverie
Një incident është regjistruar gjatë takimit të Berishës me demokratët në Gjirokastër. Teksa ish-kryeministri po fliste u fikën dritat.
“Terri është kriteri i kësaj qeverie. Errësira. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra. janë sekt i veçantë. E kanë këta, kanë frikë nga fjala. Ju them një gjë se kur ju ka hyrë frika nga fjala, janë të pashpresë. Do humbin, do humbasin. Duhet të punojmë shumë.”, tha Berisha.
-
VIDEO
Policia Shkencore implementon sistemin EVOFINDER, rrit cilësinë e ekzaminimit të provave balistike të armëve të zjarrit! Projekti finalizohet me asistencën e francezëve
Policia e Shtetit finalizoi sot me sukses implementimin e sistemit bashkëkohor EVOFINDER, një projekt ndërkombëtar që synon identifikimin dhe gjurmimin e armëve të zjarrit, për rritjen e cilësisë së ekzaminimit të provave balistike të gjetura në vendngjarje, për ruajtjen e administrimin e tyre, si dhe për marrjen e përgjigjeve.
-
VIDEO
Shalsi për Kotin: Nuk gjeti kurajon t'i shpjegonte ambasadores Kim përse mbështet 'non gratën'! Të dëshpëruarit thonë gjëra të dëshpëruara
Eduard Shalsi, Kryetari i komisionit të Ekonomisë foli për takimin me ambasadoren Yuri Kim ndërsa ishte e pranishme edhe deputetja e PD, Sorina Koti, për të cilën tha se nuk e gjeti kurajon t’i thoshte arsyen përse mbështet Sali Berishën.
Për nënkryetaren e Komisionit të Ekomonisë, Shalsi tha se “Koti është pjesë një kontigjent politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga një partner strategjik si SHBA”.
“Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik. Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara”, u shpreh Shalsi.
-
VIDEO
Aksident në Korçë! Karrotreci përplaset me ‘Audi-n’! 3 të plagosur! Njeri prej tyre në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjanë ku një makinë tip “Audi” me drejtuesin me iniciale E.H është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, cila drejtohej nga një 57-vjeçar me iniciale I.B.
-
VIDEO
Mbrëmje kolonjare për historinë dhe kulturën në Prishtinë, 200 të ftuar, mes tyre edhe kryeministri Kurti
Trashëgimia kulturore e dy vendeve, arti dhe jo vetëm u bënë bashkë në një mbrëmje Kolonjare në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Mbi 200 personalitete të botës së politikës dhe artit ju bashkuan mbrëmjes festive ku nuk mungoi dhe ekspozita e fotografit kolonjar “Dhimitër Vangjeli”.
-
VIDEO
Deputetja Zhupa: Qeveria ka plan masakrues për dhënien me PPP të Ansamblit historik të Pallatit të Brigadave, por s’do ta lejojmë
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar për Ansamblin historik të Pallatit të Brigadave duke thënë se denoncon planin e qeverisë për t’ia dhënë me koncesion privatit.