-
VIDEO
Data e zgjedhjeve vendore, Alibeaj dhe Bardhi takim me presidentin Begaj
Kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë shkuar në Presidencë ku do të zhvillojnë një takim me presidentin Bajram Begaj për zgjedhjet vendore 2023.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagoset shoferi
Një aksident ëhstë regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë ku 55-vjeçari duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ngjarja ka nodhru rreth orës 16:40 në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës.
-
VIDEO
Humbjet e kombëtares, Braçe: Futbolli në krizë, punohet vetëm për të rizgjedhur Dukën! Ua kalojnë përgjegjësitë për dështimin lojtarëve
Futbolli shqiptar është në krizë. Kështu shprehet deputeti socialist Erion Braçe për humbjet e kombtëtares. Braçe u shpreh në Report Tv se futbolli është në këtë krizë, pasi qëllimi i vetëm është që punohet për rizgjedhjen e Armando Dukës.
Socialisti u shpreh se FSHF e ka ndërtuar modelin e sportit që të mos mbajnë përgjegjësi për humbjet, por ua kalojnë atë lojtarëve.
“Të gjitha kombëtaret e futbollit kanë dështuar që të gjithë, jo vetëm që kanë dalë në vendet e fundit, po kanë humbje qoftë në renditje, humbje me gola. Futbolli është në krizë, ky është modeli që kemi ndërtuar, model që sillet rreth një qëllimi, si të rizgjidhet, si të rizgjidhet, si të rizgjidhet, Armando Duka, dështuan kombëtare, ekipet tona që konkurruan në Europë. Ajo është drama, se ashtu e ndërtoi për ta larguar përgjegjësinë nga vetja, i ndau lojtarët në të rinj e të vjetër. Kush është mendjemadh Broja? Kë po sulmon Uzunin? Ata janë e ardhmja e kombëtares. E ndërtoi ky për t’iu larguar përgjegjësisë vet, e çoi të lojtarët, është i vetmi komandant që nuk mban në përgjegjësi”, tha Braçe.
-
VIDEO
‘Pensionistët nuk ia dalin pa ndihmën e fëmijëve’, Braçe tregon bisedën me nënën: Ja çfarë e rëndon buxhetin e tyre
Deputeti socialist Erion Braçe ka treguar bisedën me nënën e tij, nga e cila zbuloi se çfarë rëndon më shumë pensionistët në rritjen e çmimeve. Ai tha se do t’i shpjegonte paketën e Rezistencës Sociale kur kuptoi se çmimet e bulmetit janë shumë të larta për ta dhe nuk i përballojnë dot pa ndihmën e fëmijëve.
“Nëna, po të mos e ndihmoj unë, nuk ia del dot. Nëna merr rreth 165 mijë lekë të vjetra pension dhe po të mos e ndihmoj unë, të dy si çift, nëna dhe babai nuk ia dalin dot. U ula që t’i shpjegoja paketën e Rezistencës Sociale për të kuptuar se çfarë e rëndon buxhetin e tyre.
Më tha nuk përdor sheqer se jam me diabet. E pyeta për miellin, më tha vetëm kur vjen ti se nuk i përdorim brumërat. Më tha përdor vaj ulliri se është më i mirë. Më tha më rëndon qumështi se e kemi të domosdoshëm për kockat. Çmimi i qumështit është rritur thuajse me 100%. Më rëndon kosi tha, më rëndon djathi, më rëndon veza që i ka shkuar çmimi nga 300 lekë nga 130 lekë. Më rëndon çmimi i vicit dhe i pulës. Po të dëgjosh ata që janë më nevojtarët, të moshuarit, të adresojnë tek ky grup mallrash”, tha Braçe.
-
VIDEO
Braçe për Bordet: Abuzuan me çmimet pas luftës duke fituar në mënyrë marramendëse! Të hapim tregjet, të ardhurat s'duhet të përqendrohen në 2-3 kompani
Deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka qenë shpesh herë kritik ndaj Bordit të Transparencës për Karburantet dhe për produktet e Shportës duke thënë se është e rëndësishme që të hapen tregjet dhe të mos jetë fokusi në 2-3 operatorë.
Sipas Braçes, shumë institucione e keqkuptojnë detyrën e tyre. Duke përmendur rastin e krijimit të Bordit të Transparencës, deputeti socialist tha se pati abuzim sepse u vendosën çmime të larta ndonëse karburantet ishin blerë me shifra shumë herë më të ulëta.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Mallakastrës u mor i pandehur nga GJKKO, Braçe: U bë për t’i bërë qokën Alibeajt! Ça janë këto përkëdhelje që po i bëhen opozitës?
Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar në Report Tv reformën në drejtësi, teksa u ndal në lajmin për Kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur nga GjJKKO. Braçe tha se kryebashkiaku ka pasur një fatkeqësi në Greqi, por nuk e kupton pse kjo çështje po ndiqet kaq shumë nga drejtësia. Sipas tij, ky hetim po vijon për t’i bërë një qokë kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt. Sipas ish-zv.kryeministrit opozita po përkëdhelet, ndërsa thekson se kjo nuk duhet të ndodhë nëse ata kërkojnë diçka të padrejtë.
-
VIDEO
Braçe pro kandidimit të Veliajt në Tiranë: Ja disa gjëra që duhet t’i bëjë ndryshe
Deputeti socialist Erion Braçe tha se ishte pro kandidimit të Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, por theksoi se ka disa gjëra që duhen ndryshuar.
“Unë dua zëra më shumë se PS, jam dakord që të kandidoj Veliaj, po ky është vendim im, do duhet vendimi i shumë më tepër se PS, mendimi i komuniteteve që përbëjnë interesat Veliaj ka bërë mirë në arsim, t’i japësh këtij qyteti të ardhme, një mundësi më të mirë shkollimi është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jam një djalë që vij nga Kombinati, kanë ndryshuar shkollat, të gjitha shkollat e ndryshuara në perfieri është e jashtëzakonshme, më mjafton kaq, t’i japësh një qyteti të ardhmen, meriton të vlerësohet. Tirana ka ekonomi të sajën që ndikon shumë fort në GDP e vendit, i duhet një gjë ndryshe, ky qytet ka nevojë për shumë ajër, ditët pa makina i kanë bërë, po duhet për një plan ndryshe, korsitë të arrijë deri në periferi, duhet të përmirësoj transportin publik, Tirana është në rrugën e duhur”, tha Braçe.
-
VIDEO
Korçë, trafik armësh drejt Greqisë nga kufiri i gjelbër, arrestohet 18-vjeçari që nuk iu bind urdhrit për të ndaluar
Një 18-vjeçar i identifikuar si Oresti Spaho është arrestuar nga policia e Korçës pasi po kryente trafik armësh drejt Greqisë nga kufiri i gjelbër.
-
VIDEO
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO jep 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit! Klement Çala dënohet me 20 vite dhe me nga 17 vite 6 të tjerët
GJKKO ka dhënë 122 vite burg në total për 7 anëtarët e grupit që grabitën 4.6 mln euro në Rinas në vitin 2019. Klement Çala është dënuar me 20 vite burg. Për 6 të tjerët GJKKO ka dhënë nga 17 vite burg për secilin.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Anti-tank, snajper dhe kallashnikovë… zbulohet një tjetër bazë armësh në Tiranë!
TIRANË-Anti tank, snajper dhe kallashnikov…zbulohet një tjetër bazë armësh. Blutë e kryeqytetit kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle të tjera, ndërsa ka dyshime se baza përdorej nga grupe kriminale. Baza e armëve është gjetur në një bllok pallatesh, mes shkurreve, në zonën e 5 Majit.
-
VIDEO
Rindërtimi në Durrës, protestojnë banorët: Po na vjedhin truallin, duan të na çojnë në Porto Romano! Pallati të ndërtohet ku ishte
DURRËS- Banorët e tre pallateve në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit janë ngritur në protestë për të disatën herë përpara Bashkisë Durrës. Sipas tyre nga zyra e rindërtimit në këtë bashki, u është thënë se ata nuk do të përfitojnë banesat e tyre në vendin ku kanë pasur pallatin ekzistues të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por do të përfitojnë apartamente në sitin e ri në zonën e Vrinasit.
-
VIDEO
7 thasë, 1 arkë dhe 1 valixhe plot me armë, dalin pamje të tjera nga baza që zbuloi policia në zonën e '5 majit'
Report Tv ka siguruar pamje të reja nga baza e armëve që zbuloi policia në zonën e '5 majit'. Aty duket se janë 7 thasë, 1 arkë dhe 1 valixhe që futen në furgon nga efektivët.