• VIDEO

    Vodhi një motor dhe dy dyqane në Sarandë, arrestohet 37-vjeçari! I sekuestrohen 2 thika

    SARANDË- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u cilësua si autor i 3 vjedhjeve në Sarandë. Personi i identifikuar me iniciale, A.G., banues në Prishtinë dyshohet si autor i disa vjedhjeve në lagjen nr 1 të Sarandës.

  • VIDEO

    Rama nga Praga: BE mbetet më konkreti prej projekteve

    Ideja e një komuniteti të ri politik europian është, në fakt, një ide e vjetër, e vjetër, ndoshta, sa vetë Europa. Rrënjët e saj intelektuale gjenden në vizionin e një francezi – jo të EmmanuelMacron-it ose, mbase, të Emmanuelit në një mishërim të mëparshëm mistik – një francezi të quajtur Abati i Shën Pjetrit. Në shekullin e 18-të, ky francez doli me idenë e një bashkimi të shteteve europiane, qëllimi i të cilit ishte të garantonte paqe të përhershme. Ishte koha pas Traktatit të Utrehtit, një pikë kthese në historinë e Europës, pas disa vitesh konflikti të përgjakshëm, që pati shkaktuarhumbje tëmijëra e duzinajetësh njerëzore dhe shkatërrime të mëdha, por, ndoshta, po aq ndjeshëm, oreksin e sovranëve të tyre për më shumë luftë. Dukshëm, ai ishte një projekt për integrimin europian, i cili identifikoi si rrezikun më të madh për unitetin dhe paqen nëEuropë, pikërisht, mbizotërimin e egoizmaveindividualetë vet shteteve. Ai më i vjetri në fakt, mbetet një nga projektet më largpamëse dhe ambicioze të integrimit institucional. Është një mësim, jo vetëm për modelin ambicioz që propozon,por edhe për mënyrën se si dështoi. Megjithatë, udhëheqësit e mbarë Europës ishin entuziastë për idenë. Frederiku i Madh i Prusisë ishte veçanërisht optimist. “Gjithçka që i mungon për të pasur sukses,” i shkruante ai Volterit, pra Projekti “është konsensusi i të gjithë Europës dhe disa hollësira të vogla të ngjashme”. Kam vazhduar duke thënë se, “Janë pikërisht ato “hollësirat e vogla”,që atëherë, që na kanë bërë sot bashkë këtu, më shumë se tre shekuj më pas”, tha Rama. Kryeministri theksoi megjithatë, se pavarësisht gjithçkaje, Bashkimi Europian mbetet më i suksesshmi dhe më konkreti prej projekteve. “Sigurisht, në rrjedhën e shekujve kemi mësuar së paku të dështojmë më mirë dhe, nga të gjitha përpjekjet e ndryshme tëtë gjithë paraardhësve tanë europianëpër të tejkaluar atëdyshimin e ndërsjellë që ka çuar shpesh në konflikte dhe pastaj në luftë dhe për të krijuar besimin reciprok qëçon në paqe dhe prosperitet, Bashkimi Europian mbetet sot e kësaj dite, pa diskutim, më i suksesshmi, më frymëzuesi dhe më konkreti prej projekteve. Bashkimi Europian është për t’u admiruar, jo vetëm sepse solli paqen më kohëgjatë në këtë kontinent dhe krijoi forma të mirëfillta të bashkëpunimit mes vendeve, por edhe sepse, pavarësisht të gjitha pa përsosmërive të tij që sjellin ndasi e gjithmonë e më shumë vorbulla në një territor që është sidoqoftënjë territor shpirtëror që e ushqen përkatësinë sidomos të brezave mëtë rinj, që ndihen europianë përpara se të ndihen gjermanë, francezë, holandezë ose edhe britanikë deri te shqiptarët, që janë, dihet botërisht, më euro optimistët, kështu thonë edhe anketat e Brukselit”

  • VIDEO

    Nis restaurimi i shtëpive të Vangjush Mios e vëllezërve Içka në Korçë, bonusi i rijetëzimit të dy godinave historike, 6 milionë lekë

    Me një bonus prej 6 milionë lekësh ka nisur puna e projektit të rijetëzimit të 2 godinave historike, shtëpisë së piktorit “Vangjush Mio” në Korçë dhe ajo e vëllezërve Icka në lagjen e vjetër të “Toplecit”, në Pogradec.

  • VIDEO

    Vlorë/ Sherr me thika në lagjen '28 nëntori', plagosen 2 persona, autori qëllon edhe veten! Rrethanat ende të paqarta

    Një sherr me thika është regjistruar këtë mbrëmje në Vlorë, në lagjen ’28 nëntori’. Në sherr janë përfshirë tre persona, të cilët kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe autori.

  • VIDEO

    ‘Vendoret’, Çollaku: PD para testit historik, nëse s’ka bashkim të gjithë fajtorë! Shkoj me Berishën po fitoi në Apel, por ç'do bënte kampi tjetër?

    Zgjedhjet e ardhshme vendore do të jenë një test vendimtar por edhe një udhëkryq që mund të shënjojë fatin politik të shumë politikanëve por mbi të gjitha të së djathtës shqiptare. Që Partia Demokratike është përballë një testi historik e deklaron në një intervistë për Report Tv deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku.

  • VIDEO

    Eurolab sjell verën Siciliane në Shqipëri, Magnisi: Nga ‘Etna’ te ‘Djalli i zi’, varietet e njohura të kantinës ‘Duca Di Salaparuta’

    Eurolab sjell në Shqipëri verën siciliane të kantinës “Duca Di Salaparuta”. Nga “djalli i zi” te “Etna”, janë shijet që do të pasurojnë tryezën shqiptare, duke sjell pranë aromën e traditës dhe kulturës italiane në prodhimin e verës.

  • VIDEO

    Gjykata lë në burg shoferin e Mark Frrokut, u kap në Tiranë me 2 armë dhe një municion luftarak në mjet

    Albert Prendi ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e së mërkurës pasi u kap nga policia me 2 armë zjarri në automjet si dhe 2 krehra dhe municion luftarak. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se 38-vjeçari është shoferi i ish deputeti, Mark Frroku.

  • VIDEO

    "Bazat e vjetra ushtarake, ekspozita me e re me fotografin gjerman Alfred Diebold

    "Bazat e vjetra ushtarake, ekspozita me e re me fotografin gjerman Alfred Diebold

  • VIDEO

    Begaj e priti në takim për 'vendoret', Bylykbashi në ‘Kontrast’: Isha në cilësinë e nënkryetarit të PD-së, Presidenti njohu vendimin e gjykatës

    Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka folur në Report Tv për takimin që ka zhvilluar me Presidentin Bajram Begaj sa i takon bisedimeve që po bën me partitë politike për zgjedhjet vendore 2023. Bylykbashi tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se është thirrur nga Presidenti në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Demokratike.

  • VIDEO

    Tajlandë/ Ish-polici qëllon me armë zjarri në një kopsht, 38 të vrarë, 20 prej tyre fëmijë! Autori vret veten pas sulmit! Dyshohet se ka ekzekutuar dhe gruan e fëmijët e tij

    Një masakër e përmasave të mëdha ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në provincën Nong Bua Lamphu në verilindje të Tajlandës gjatë një sulmi me armë. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën gjatë sulmit, mes tyre janë 23 fëmijë, disa prej të cilëve vetëm 2 vjeç. Nga të shtënat e armëve kanë mbetur të plagosur dhe 12 persona të tjerë.

  • VIDEO

    Jepen masat e sigurisë, burg pa afat për dy vëllezërit Beqiraj dhe punonjësin e policisë së Burgjeve! 45 ditë në qeli për 10 të tjerë

    Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Porositësit’. Gjykata caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Indrit dhe Gentian Beqirajn si dhe për punonjësin e policisë së burgjeve Flamur Bejko. Për 10 të tjerë është caktuar masa e sigurisë burg me afat për 45 ditë. Ndërsa i lirë është lënë Fatjon Hajadari.

    •  
  • VIDEO

    Vdes i dënuari në burgun e Shënkollit në Lezhë

    Ai ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa trupi pritet që t’i nënshtrohet nje ekspertizë mjeko-Ligjore për përcaktimin e shkaktur të vdekjes

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv