-
VIDEO
Pas Vlorës, libraria më e madhe lundruese në botë shkon në portin e Durrësit! ‘Logos hope’ udhëton me 5000 tituj librash në 150 vende
Në Portin e Durrësit është ankoruar anija-librari “Logos Hope”, ndaj dashamirësit e librit kanë mundësi të zgjedhin dhe të blejnë mes 5 mijë titujve nga autorë të njohur botëror.
-
VIDEO
Kapen 'skifterat' e Tiranës
Autorë të 12 vjedhjeve në biznese të ndryshme në Tiranë dhe në Durrës, 2 të arrestuar, 1 nën hetim Tiranë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Serial". Vodhën në biznese të ndryshme, në Tiranë dhe në Durrës, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre. Zbardhen dhe dokumentohen 12 vjedhje të kryera nga këta shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që vidhnin në biznese, në Tiranë dhe në Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Serial". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve F. Sh., 19 vjeç dhe R. T., 20 vjeç, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. B., për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim. Nga verifikimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Durrës, konkretisht: - Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci; - Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale; - Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën "Muhamet Deliu" dhe njëri në rrugën "Jordan Misja"; - Më datë 17.09.2022, në rrugën "Preng Bib Doda", dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.; - Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-
VIDEO
Shitën 50 tonë 'tunxh' dhe morën paratë, në hetim drejtori dhe 5 punonjës të ‘Uzinës së Armëve në Poliçan'! 130 punonjës 5 vite pa marrë pagat
6 ish/punonjës të administratës së Kombinatit Mekanik në Poliçan (Uzinës së Armëve),mes tyre edhe drejtori i këtij Kombinati janë nën hetim nga Prokuroria e Rrethit të Beratit.
-
VIDEO
Me shpejtësi jashtë normave e të dehur, 4 shoferë në pranga e 3 nën hetim! 69 të tjerëve i pezullohet patenta! Kontrolle në akset rrugore në Durrës në një javë
4 drejtues mjetesh të arrestuar, 3 të vënë nën hetim, dhe 69 leje drejtimi të pezulluar është ky bilanci i një javë në Durrës si rezultat i kontrolleve nga Policia Rrugore në të gjitha akset rrugore.
-
VIDEO
Berisha: Nuk heqim dore nga primaret, Meta me aleatët dakord! Alibeaj të vijë dhe të propozojë kandidatë e vet
‘Në Tiranë do të kemi kandidaturë të përbashkët e cila do të dalë përmes primareve. Nga primaret nuk heqim dorë, kjo është kategorike. Alibeaj të marrë pjesë dhe të bëjë propozimet e veta. Këtë herë nuk voton vetëm anëtarësia por edhe simpatizantët. Me z. Meta kemi rënë dakord që ai do të përqendrohet thuajse 100% tek këshillat.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Shkrirja e gjykatave, KLGJ nis zbatimin e hartës së re! Llagami: Qeveria të vendosë për godinën e apelit! Hiqen fletë-thirrjet për gjykatë, njoftime digjitale
Harta e re gjyqësore nis të zbatohet në terren. Në një intervistë për ReportTv kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësorë Naureda Llagami sqaron se po diskutohet me qeverinë për një godinë të re të Apelit të përgjithshëm, ndërsa për herë të parë në gjykatën e Tiranës ka nisur zbatimi i njoftimeve digjitale duke mos përdorur më fletë-thirrjet.
-
VIDEO
Takimi me Kim, Shalsi zbardh bisedën me ambasadoren: Fokusi, mbështetja financiare për të gjitha reformat
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi zbardhi fokusin e takimit me ambasadoren Yuri Kim. Shalsi u shpreh se fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat.
Patëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ku prioriteti numër 1 do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi.
Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas.- tha ai.
-
VIDEO
Zjarr në Nivicë të Himarës, digjet një sipërfaqe me ullishte
Nga zjarri janë djegur disa rrënjë me ullinj, të cilat ishin me prodhim. Pas thirrjes për ndihmë nga shërbimi zjarrfikës i Himarës kjo për shkak edhe të distancës së largët, është kërkuar ndihma edhe e shërbimit zjarrfikës të Sarandës.
-
VIDEO
Lobimi për Tiranë 'Kryeqyteti Evropian i Sportit', Veliaj takim me kampionët: Do investojmë te 'Asllan Rusi' dhe 'Selman Stërmasin' e ri
Me qëllim lobimin pranë Komisionit Europian në Bruksel për t’u shpallur kryeqyteti Evropian i Sportit në 2023 Erion Veliaj organizoi një takim me sportistët elitarë të Shqipërisë. Nëse ia dalim kryebashkiaku i Tiranës premtoi investime të mëdha në infrastrukturë.
-
VIDEO
Zhdukja e Ervis Martinajt, operacioni ‘Porositësi’ dhe në kërkim të kriminelëve, RENEA ‘rrethon’ Shijakun! Futet në shtëpitë e të kërkuarve
Forcat elitë RENEA zbarkuan mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Fokusi i kontrolleve, të kërkuara nga Policia e Durrësit, ishin personat që vijojnë të jenë në kërkim në kuadër të operacionit “Porositësi”, përmes së cilit u arrestuan 15 persona, përfshirë vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj që rrëfyen mbi disa ngjarje të pazbardhura
-
VIDEO
Qarkullonte me shpejtësi skëterrë rrugëve të Tiranës, arrestohet 25-vjeçari! I jepte makinës nën efektin e drogës
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi lëvizte me mjetin e tij me shoejtësi deri në 190 km/orë. I riu i jepte makinës së tij nën efektin e lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Lëvizte me armë pa leje dhe tentoi t'i ikte policisë, arrestohet 44-vjeçari në Durrës
Blendi Rrogozhina, 44-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur me armë pa leje