-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Anti tank, snajper dhe kallashnikovë…zbulohet një tjetër bazë armësh në Tiranë! Ishin fshehur pranë një grope me shkurre
Anti tank, snajper dhe kallashnikov…zbulohet një tjetër bazë armësh në Tiranë. Është rrethuar zona nga autoritetet, ndërsa ka dyshime se përdorej nga grupe kriminale. Baza e armëve është gjetur në një bllok pallatesh në zonën e 5 Majit.
-
VIDEO
Bankers financon ndërtimin e rrugës së Zharrëzit
Banorët e fshatit Zharrëz në Bashkinë Patos së shpejti do të kenë infrastrukturë moderne. Rruga e re që lidh fshatrat Sheqishtë dhe Fshati i Ri do të ndërtohet për të lehtësuar jetën e përditshme të më shumë se 1000 familjeve. Projekti financohet nga kompania prodhuese e naftës, Bankers Petroleum Albania si pjesë e programit të saj për investimet komunitare.
-
VIDEO
Debate te ‘Ligjet’/ Çupi-Pirdenit: U shpenzuan 190 mln euro tender sekret dhe s’ka mbrojtje kibernetike! Bushka: Po del jashtë teme
Projektligji për krimin kibernetik ka shkaktuar debate mes deputetes së PD, Dhurata Çupi dhe kryetares së Komisionit, Klotilda Bushka Ferhati. Teksa diskutohej në Komisionin e Ligjeve për aderimin e Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike, Cupi i tha zv ministres së Drejtësisë se nuk ka mbrojtje kibernetike, ndonëse janë shpenzuar 190 milionë euro në tender sekret. Në përfundim e pyeti nëse po zhvillohen hetime për këtë cështje.
-
VIDEO
Po bënte drift me 'BMW-në' dhe i postonte pamjet në Tik-Tok, e pëson shoferi në Pogradec! E gjobisin me 55 mijë lekë! I bllokojnë dhe makinën
Drejtuesi i një mjeti “BMW” në Pogradec është gjobitur me 55 mijë lekë dhe i është bllokuar mjeti pas publikimit të një video në rrjete sociale.
-
VIDEO
Pas sherrit në Tiranë, plagosi me armë zjarri një person dhe u largua! Arrestohet autori 42-vjeçar, sekuestrohet pistoleta
Një 42-vjeçar i identifikuar si Robert Doka është arrestuar nga policia e Tiranës pasi plagosi me armë zjarri një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
-
VIDEO
Vendimi: Institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë në krahasim me një vit më parë! Nëse nuk arrihet targeti, gjobiten me 50 mijë lekë drejtuesit
Qeveria ka vendosur që të gjithë institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë elektrike duke bërë krahasim me 1 vit më parë. Për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, do të gjobitet me 50 mijë lekë gjobë.
-
VIDEO
Porositi vrasjen e 2 personave që e kishin rrahur? Polici i burgjeve e mohon: Ia dhashë borxh 3500 eurot vëllezërve Beqiraj! Ushtaraku që siguronte armët
Efektivi i burgjeve Flamur Bejko, i cili dyshohet se porositi vëllezërit Beqiraj për vrasjen e dy personave të tjerë, e ka mohuar akuzën para hetuesve. Sipas deklarimeve të tij, dy vëllezërve ua ka dhënë borxh shumën prej 3500 eurosh me argumentin se Beqirajt do të bënin disa dokumente në Greqi.
-
VIDEO
Ekskluzive/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për kryebashkiakun e Mallakastrës, vjen letërporosia nga Greqia për dënimin e tij
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve me vula e stampa.
-
VIDEO
Protesta e pedagogëve në Tiranë, kërkojnë rritje page: Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?
“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?” Me këtë pankartë kanë dalë në protestë pedagogët, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të orëve mësimore.
-
VIDEO
Digjet gjatë natës ‘Benz-i’ në Sarandë! Ishte i parkuar
Një makinë tip “Mercedes-Benz ML” në pronësi të shtetasit me iniciale E.D është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen nr.1 të Sarandës, në zonën e rrugës së katërt.
-
VIDEO
Tiranë/ Qarkullonte me 2 pistoleta në makinë, arrestohet 38-vjeçari!
Ka rënë në pranga në kryeqytet një 38-vjeçar, Albert Prendit pasi iu gjetën 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe fishekë në makinën me të cilën po udhëtonte.
-
VIDEO
Zjarr në një magazinë frigoriferike në Pogradec! Digjet plotësisht! Flakët afër banesave
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:30 një magazinë frigoriferike pranë një ferme është përfshirë nga flakët në fshatin Petrushë, në Pogradec, e cila është djegur plotësisht.