• VIDEO

    Shtyrja e fashës 800 kwh, Tabaku: Nuk bëri nder! Tregoi që argumentet tona ishin të sakta, vendim arbitrar

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar mbi shtyrjen e vendimit për qeverisë ndaj fashës 800 kilovat. Sipas Tabakut, vendimi i Ramës është thjesht tregues se argumentet e opozitës ishin të sakta

  • VIDEO

    Një tjetër pallat me kate pa leje shkon për verifikim, ministri i brendshëm: Operacion ligjzbatimi për ato që pasurojnë xhepat

    Një tjetër pallat me kate pa leje është çuar për verifikim sot në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve pa leje në vendi. Në operacion ka qenë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili ka lajmëruar sot se një tjetër pallat në Tiranë ka shkuar për verifikim pasi ka kate pa leje.

    "Sot kemi ardhur në një rast tjetër ku janë konstatuar shtesa kati pa leje. Kjo nuk është një fushatë mediatike apo demagogji por është operacion ligjzbatimi i këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi sistemin e pjesës së vjetër të drejtësisë që kur u vijnë dosje nga njerëz të kamur për evanzion fiskal e krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre," ndër të tjera ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

  • VIDEO

    Lejuan ndërtimin e pallatit të Lul Morinës dhe objekte të tjera pa leje në Farkë, pezullohen 4 zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë, mes tyre shefi Bujar Mehmeti

    Katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë, duke përfshirë këtu lejimin e ndërtimit të pallatit 9-katësh të Lul Morinës që u sekuestrua nga Qeveria.

  • VIDEO

    ‘Nuk takohem me dikë të përcaktuar për korrupsion’, Berisha i kthehet Kim: Të më kërkojë ndjesë! Deklarata të njëta me Ramën

    Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, në një komunikim të zhvilluar me gazetarët është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj tij. Berisha i ka cilësuar deklaratat e ambasadores Kim, të njëjta me ato të kryeministrit Edi Rama.

    ‘Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Bala, etj.

    Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur. Taulant Bego Yaris dhe Alket Hyseni. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi.

    Alket Hysenin e kanë larguar nga deputet dhe partia si mafia e pronave në Sarandë. Taulant Bego ka disa mbiemra të drogës. Edhe kjo makina e fundit nxirrte 300 kg drogë në Maqedoni ose Greqi.

    A mundet që konferenca e 100-vjetorit, dhe kjo e detyroi sekretarin, që në njoftimin e tij, t’i vinte vizë këtyre takimeve. Takova, tha, vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane.

    Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqitparëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani.

    Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt.’- tha Berisha.

  • VIDEO

    Nisma e PD për ndalimin e filmave të komunismit/ Petro Koçi: Përpjekje për censurë! Çela: Kanë qenë komplet propagandë për krijimin e 'Njeriut të ri'

    Duke mos e konsideruar komunizmit sot në botë si rrezik, deputeti socialist Petro Koçi tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv se se përpjekja për të ndaluar filmat është censurë. Çelo Hoxha, kreu i ISK-së, u shpreh se Kinostudio 'Shqipëria e Re' ishte një strukturë politike për t’i shërbyer regjimit komunist

  • VIDEO

    Denoncimet ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Luçiano Boçi: Pse nuk vihet në lëvizje SPAK! Kemi paditur prej më shumë se një viti

    Pse nuk vihet në lëvizje SPAK për denoncimet që janë bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës” Mark Babani? Kjo është pyetja që ka ngritur sot nënkryetari i ‘Rithemelimit’,  Luçiano Boçi i cili tha se Partia Demokratike, dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK abuzimin me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021 dhe pse ka kaluar më shumë se një vit nuk ka asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë. 

  • VIDEO

    Kë zgjidhni mes Berishës dhe SHBA-ve? Meta: Kjo çështje nuk cenon marrëdhënien time me Amerikën! Nuk ka krizë mes PD dhe PL

    https://youtu.be/N5LMb14Flh4

  • VIDEO

    Meta thirrje Ramës të tërhiqet nga amnistia fiskale: Vjen me urdhër nga bota e krimit! Shtyrja e fashës 800 kilovat tregon mos ekzistencën e ERE-s

    Në një dalje për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ligji për amnistinë fiskale është një ligj i cili bëhet me urdhër nga bota e krimit. Meta i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo nismë.

  • VIDEO

    Çfarë prove pret policia për të vërtetën e Ervis Martinaj? Para se të zhdukej po I priteshin krahët'

    Rexhepi: Ervis Martinaj policët I kishte kthyer në ushtarë , gjurmët policia duhet të ndjekë lëvizjet e vajzave që e shoqëronin'

  • VIDEO

    Shtyrja e fashës 800 kilovat, Meta: Tregon mos ekizstencën e ERE-s, tejkalim kompetenash! Qytetarët janë të ndërgjegjshëm për priomaninë e artistit që po ua nxin

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka drejtuar gishtin nga ERE për shtyrjen e fashës 800 kilovat, ku sipas tij këto vendime janë tregues të mos ekzistencës së shtetit të së drejtës. Meta gjithashtu shtoi se ERE ka tejkaluar kompetencat pasi sipas tij nuk mund të përcaktojë KESH shifrat tarifore.

    ‘Cilin vendim? Ky vendim i marrë i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon edhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës. Sepse ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja këto vendime sidomos me këtë të sotmen është shpallur mos ekzistenca e ERE-s. Sepse vendimi i kësaj të fundit nuk ishte i bazuar në asnjë vendim. Është një rast i paprecedente që KESH të përcaktojë se kush janë fashat tarifore. Për më tepër që tejkalim të kompetencave. Pra ERE është bazuar vetëm mbi këtë dhe është në konflikt të qartë interesi, sepse s’mund të mbulohen duke katërfishuar çmimet. Kjo tregon që shteti i së drejtës ka rënë, që kemi në krye një kryeministër provokator, i cili provokon, qytetarët, taksapaguesit etj.

    (...)

    Në gjithë botën bie çmimi i karburanteve këtu ngrihen, këto janë qëndrimet e qarta të opozitës se e gjithë kjo ishte një manovër për të mbuluar vjedhjet e qeverisë në kurriz të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve. Kjo është dhe frikë nga zgjedhjet, por me shpresën e tij për të shtuar 5 fish e 6 fish, por kjo gjë jam i sigurt që nuk ka për të ndodhur, por qytetarët janë të ndërgjegjshëm për gjithë piromaninë e këtij artisti që po ua nxin.’- tha Meta.  

  • VIDEO

    Forumi i mbetjeve, Kumbaro: Jemi shumë mirë po jo aty ku duhet! Taksat e pastrimit i kemi më të ulëtat në Evropë

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se shumica e punës me mbetjet është arritur me sukses, por megjithatë ka ende punë për më tepër.

    ‘Jemi shumë mirë shumë pastër por jo aty ku duhet standardi. Në dokumentin e strategjisë kombëtare dhe në masterplanin në menaxhimin e mbetjeve. Por këtë vit në shkallë vendi është sjellë gjithnjë në vëmendje të opinionit publik. Që këto mbetje të mos bëjnë sikur s’i shohim, sikur s’ekzistojnë e vetëm shtohen. Të përmirësosh cilësinë e mbetjes do të thotë të përmirësosh standardin dhe të rrisësh shkallën. Kjo do të thotë të nxitësh ekonominë qarkulluese dhe ne duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave. Ne ja dolëm që në një vit të mbyllim rreth 15 vatra të paligjshme, janë pak por s’mund të mos përmend këtu Gjirokastër që digjeshin, Përmet etj. Kemi fituar disa beteja por jemi ende në përpjekje për të fituar luftën. Jemi larg një sistemi ku ndotësi paguan të jetë funksional, ka bashki që sot nuk mbledhin dot tarifat e pastrimit, që nga Tirana që ka 40 euro max dhe bashkitë e vogla që shkon 4-5 euro për familje, krahasuar me vendet e tjera evropiane tarifat e pastrimit në Shqipëri janë ndër më të ulëtat.’- tha Kumbaro.

  • VIDEO

    Akuzat e Salianjit për kate pa leje, reagon ‘Geci sh.p.k’: S’ka asnjë cm pa leje në godinën 33 katëshe! Do ta padisim për shpifje, sulmi për gjobvënie

    Kompania ndërtuese ‘Geci Sh.p.k’ sqaron opinionin publik se nuk është ndërtuar asnjë centimetër pa leje, ndërsa ka paralajmëruar edhe një padi për shpifje ndaj deputetit demokrat

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv