-
VIDEO
Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar, Paloka për Primaret: Do të votojnë edhe simpatizantët
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka në fjalët për mediat ka zbuluar vendimet e marra për votimet për kandidatët në primare. Pyetjes së Danjela Malokut se cili do të jetë negociatori Paloka tha se do të jetë Berisha
-
VIDEO
Shtyrja e fashës 800 kilovat për tetorin, Rama: Në nëntor do të shohim parametrat! Me buxhetin e ri do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit
TIRANË- Në fokus të bashkëbisedimit online me qytetarët mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama kishte krizën energjetike si dhe ndërtimet pa leje. Fjalën tij kreu i qeverisë e nisi me një premtim për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit, për të cilët tha se me buxhetin e ri të vitit të ardhshëm është parashikuar që të kenë sërish një rritje rroge. Sa i përket krizës energjetike, Rama u ndal që të sqaronte qytetarët arsyet e shtyrjes së fashës 800 kilovat.
-
VIDEO
Tetori Rozë, Ministrja e Shëndetësisë me Luiza Gegën mesazh ndërgjegjësues për kancerin e gjirit: Bëj mamografinë, vrapo për jetën
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bashkë me kampionen e atletikës Luiza Gega, përmes një mesazhi, i kanë bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit.
Në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ministrja Manastirliu i ka bërë thirrje të gjitha grave të nxitojnë të bëjnë mamografinë. -
VIDEO
Mirditë, iu gjetën 31 kg kanabis, arrestohen 4 persona, 2 prej tyre babë e bir
2 grupe operacionale nga Policia e Lezhës dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, të angazhuara paralelisht për finalizimin e operacionit antikanabis të koduar "Mashtërkor".
Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 2 aparate celulare.
Në vijim të operacioneve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, 2 grupe operacionale me efektivë të Komisariatit të Policisë Mirditë, DVP-së Lezhë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar paralelisht punën dhe kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar "Mashtërkor", si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-F. Gj., 63 vjeç dhe G. Gj., 29 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Mashterkor, Mirditë;
-D. L., 23 vjeç, banues në Pukë dhe M. J., 19 vjeç, banues në Mirditë.
Në kuadër të operacionit "Mashtërkor", njëri grup operacional, ndaloi në Rrëshen, për kontroll, shtetasit G. Gj., D. L. dhe M. J. Gjatë kontrollit, iu është gjetur në një çantë krahu dhe iu është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Njëkohësisht, grupi tjetër operacional ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të arrestuarve dhe konkretisht, në banesën e shtetasve F. Gj. dhe G. Gj. (babë e bir), janë gjetur të ndara në disa qese dhe janë sekuestruar rreth 31 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 8 palë gërshërë me mbetje lënde narkotike, të cilat dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen e saj.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për vepren penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".- thuhet në njoftim.
-
VIDEO
Ish-deputeti i PD i drejtohet Berishës: Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi, duhet protesta
Është shoqëruar me debate mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së së Sali Berishës. Anëtari i këtij këshilli, ish deputeti Aleksandër Biberaj, tha se duhet aksion politik dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht. Sipas tij Edi Rama nuk rrëzohet me konferenca, por me një axhendë të qartë.
Biberaj: Propozim për të futur në rend dite aksionin politik që duhet ndërmarrë. Qytetarët presin aksion politik. Kaloi korriku e po vjen tetori e të gjithë shpresonim për një aksion politik. Rama me grupet kriminale ka ardhur koha që s’kanë më nevojë për denoncim, s’ka shqiptar që se di si është ai. Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi. PS e shndërroi në sekt Rilindje dhe të njejtën ka bërë për Shqipërinë dhe nuk lejon votime të lira. Situata është shumë më e zjarrtë se sa këtu, ka shkuar në një situatë të tmerrshme. Si nuk lë zgjedhje. kujtoj Durrësin që ditën e votimit votuesit shkonin para zyrës së PS merrnin zarfin dhe pastaj votonin. Nuk shkohet në zgjedhje me Ramën e bandën e tij. Duhet ta rrëzojmë me të gjitha mënyrat. Ky është figura më e errët që ka nxjerrë Shqipëria.
Berisha: PD e ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumë planëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet. Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë.
-
VIDEO
Emërimet e para të Rrumbullakut në Policinë e Shtetit! Skënder Hitaj vendoset në krye të policisë së Durrësit, Dhimitraq Ziu transferohet në Dibër
Skënder Hitaj është emëruar drejtor i ri i policisë së Durrësit, i cili pritet që të marrë sot detyrën, mëson ekskluzivisht Report Tv. Skënder Hitaj është emri i parë i propozuar nga Muhamet Rrumbullaku, për drejtor qarku.Priten ndryshime të tjera në rang drejtorie dhe komisariate
-
VIDEO
Kallëzimi i IKMT-së për ndërtimin pa leje në ‘Syrin e Tiranës’, prokuroria: Hetimi vazhdon, po presim materiale nga institucionet e tjera
TIRANË- Pas interesimit të gazetarit të Report Tv Arsen Rusta, në prokurorinë e Tiranës për kallëzimin e IKMT-së depozituar në korrik për shtesën pa leje në ‘Syrin e Tiranës’, prokuroria sqaron se ka administruar kallëzimin. Prokuroria bën me dije se ka regjistruar çështjen penale, ndërsa hetimit vazhdon.
-
VIDEO
13 kompani lëshuan 1.2 mld lekë fatura fiktive dhe i vodhën shtetit 300 mln lekë, lihen në burg 4 pronarë subjektesh
Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 7 të arrestuarit për mashtrimin me TVSH-në, për 13 kompani që lëshuan 1.2 mld lekë fatura fiktive dhe i vodhën shtetit mbi 3 mln euro
-
VIDEO
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, trajleri humb kontrollin dhe del nga rruga! Policia në vendngjarje
Një aksident është regjistruar mesiditën e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në afërsi të kthesave të Murrashit. Një trajler ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.
-
VIDEO
Arrestohet një rus në kërkim nga drejtësia gjermane për trafik drogë në Durrës
Një rus është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka qenë në kërkim për trafik droge nga drejtësia gjermane. Bëhet fjalë për Denis Borisov.
-
VIDEO
Zbulohen 33 kg kanabis në Mat, vihet në pranga një person
123 bimë bimë narkotike në proces tharjeje me peshë 33 kilogram, u asgjësuan me anë të djegies, si dhe një sasi lënde narkotike e tharë në formë boçe, janë zbuluar në fshatin Stojan në Mat.
-
VIDEO
Rama: Kjo drejtësi më bën për të vjellë! I çon aty 4646 m2 pa leje ja lexon ligjin dhe ta rrëzon me çekiçin e papërgjegjshmërisë
Kryeministri Edi Rama u shpreh edhe njëherë për paaftësine e ligjit dhe drejtësisë të cilët kanë papërgjegjshmëri totale për të zbatuar ligiin.
Kur më thua drejtësia që keni më vjen realisht të vë ulërimën, është drejtësia që ne po luftojmë. Nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë, që ja çdon aty 4646 m2 ja lexon ligjin dhe të rrëzon me çekiçin e papërgjegjshmërisë totale. Ja kjo është drejtësia që më bën për të vjellë. Mos u sorrollat në asnjë derë se i ke online.- tha Rama.