-
VIDEO
Fasha 800 KW nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor? Rama paralajmëron konferencë për mediat dhe një lajm pozitiv
Fasha 800 KW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektronike nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor. Kryeministri Rama ka paralajmëruar konferencë për mediat për të dhënë një lajm pozitiv
-
VIDEO
Një vit i ‘kyçur’ për restaurim, muzeu arkeologjik i Durrësit çelet këtë tetor! Koncept krejt i ri për sytë kureshtarë të publikut
Ka nisur restaurimi i Muzeut Arkeologjik të Durrësit me fond 350 milionë lekë të Bashkimit Europian. Drejtori Alban Ramohitaj tha për Report TV se në tetor të vitit të ardhshëm muzeu do të çelet me koncept të ri dhe me tre kate të vizitueshme për publikun. Pritet të ekspozohen amfora antike që deri më tani mbaheshin në fondin e muzeut.
-
VIDEO
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj mbërrin në sallën e gjyqit
ELBASAN- Pas shtyrjes për të gjashtën herë radhazi, sot do të mbahet sërish seanca për Arbër Paplekajn, i cili ka mbërritur në sallën e gjyqit. Për shtyrjen e gjashtë radhazi është bërë shkak mos prania e të akuzuarit Paplekaj në seancë dhe kjo për një arsye të paparashikuar. Në një email të ardhur nga burgu është nënvizuar se nuk ka kapacitet për transportin e Paplekajt.
-
VIDEO
Rama kompliment edhe për Spahian e Shkodrës: Ka një ndryshim, nuk është këtu por e vërteta është e tillë! Saranda bashkia kampione
Duke theksuar edhe një herë se Bashkia e Sarandës është kampione sa i përket pastrimit dhe riciklimit, Rama e kishte një kompliment edhe për Bardh Spahian, kryebashkiakun e Shkodrës. Rama tha se ka një ndryshim në përpjekje dhe qasje.
“Bashkia re Sarandës sot është bashki kampione në riciklim. Kjo për shkak të lidershipit, punës, dhe komunikimit. Nga ajo gjysma që mblidheshin në kohën më parë një pjesë e madhe digjej rrugëve. Sot 90% mblidhet dhe trajtohet në mënyrën e duhur përgjithësisht. Them përgjithësisht se ka ende probleme. Objektivi tashmë është kalimi në një fazë tjetër duke marrë shembullin e më të mirë. Të gjithë bashkitë nuk duhet të mjaftohen më me pastrimin por edhe me riciklimin. Janë bërë ndryshime të mëdha në këtë drejtim nga disa bashki. Kemi edhe situata pak më negative por nuk po i përmend. Kryetari i bashkisë së Shkodrës nuk është këtu por dua të them se ka një ndryshim, një përpjekje në qasje, edhe pse pastrimi atje është ku thërret qameti por e vërteta duhet thënë”, tha Rama.
-
VIDEO
‘Ka qenë këtu kur ka ngrënë dru’, Rama vlerëson kryebashkiakun e Himarës: Sot është një histori suksesi
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në forumin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve listoi sipas tij bashkitë të cilat kanë pasur rezulatete shumë të mira dhe përparime në sektorin e pastrimit të qytetit. Rama u ndal tek Himara, kryebashkiakun Jorgo Goro, të cilin pak kohë më parë e pati kritikuar për menaxhimin e pastrimit të qytetit. Sipas Ramës ai tashmë është një shembull suksesi.
‘Himara nuk e shoh kryetarin e bashkisë së Himarës se di a është këtu. Është një histori suksesi. Nuk do të mërzitesha pasi ka qenë këtu kur ka ngrënë dru. Por tani është shembull i një punë dhe histori suksesi tashmë. Është e rëndësishme të krijohet një raport pozitiv me të gjithë komponentët në territori. Pogradeci ka qenë një zonë për të ardhur keq, sot është një pasqyre pastërtie. Kamza shëmbëlltyra më dramatike pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie. Elbasani, falë impiantit të ndërtuar u hoq gjithë fusha mesjetare e plehrave dhe iku dhe reja e zezë e tymit, por edhe falë një organizimi dh e shtrirje të shërbimit në gjithë territorin e bashkisë. Por nuk janë të krahasueshme me Cërrikun dhe Sarandë. Cërriku ka ndërtuar një model i pastrimit të bashkisë. Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse për arsye se tregon vizon dhe lidership.’- u shpreh Rama.
-
VIDEO
Mbetjet/ Rama: Kur erdhëm në pushtet, 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, sot ne mbledhim 90% të tyre
Më shumë se gjysma e mbetjeve nuk mblidhen nga Qeveria para vitit 2013. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Rama në forumin për menaxhimin e mbetjeve. Ai tha se sot mblidhet 90% e mbetjeve ndërkohë që duhet trajtuar si problematikë e madhe edhe ky 10%.
“Kur ne e nisëm këtë rrugëtim 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrnin ujërat, digjeshin shumë pranë zonave të banuara. Banorët e Kombinatit në Tiranë, ato të Elbasanit dhe Fierit, ku sot situata është krejtësisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malin e plehrave që sillte në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik. Banorët e Durrësit e kujtojnë, por fatkeqësisht kanë mbetur në vëmendje edhe të të huajve që e kanë parë në lajmet e vendeve të tyre, fushën e mbushur me vargmale plehrash në Porto Romano. Që sot është një prej parqeve më të mëdha në vend. Sot ne jemi në 910% të grumbullimit dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pa grumbulluar, por që duhet trajtuar si problem i madh edhe pse është e vogël”, tha Rama.
-
VIDEO
Ambasadori gjerman: Menaxhimi i mbetjeve është përmirësuar vitet e fundit! Një nga shtyllat kryesore për integrimin drejt BE-së
Në Forumin që po mbahet për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, ambasadori gjerman Peter Zingraf, tha se ekonomia qarkulluese e përpunimit të mbetjeve është një nga shtyllat kryesore në rrugën drejt integrimit në BE. Zingraf tha se Gjermania vlerëson se sektori i menaxhuar i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit.
‘Qeveria gjermane po mbështet ndërmjet GIZ dhe ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së shtyllës së gjelbërt në BE. Jemi krenar që jemi partnerët tuaj. Një proces i tillë ka nevojë për lidership dhe ne e shohim se lidershipi është këtu. Ekonomia qarkulluese është një qëllim për ekonominë tonë. Legjislacioni aktual nuk është në përputhje me direktivat e BE-së për sektorin përkatës, por janë modifikuar. Ju bëni për Shqipërinë dhe jo për të ndjekur disa rregulla të BE-së. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE do jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt integrimit për menaxhimin e mbetjeve. Me mbështetjen e GIZ si dhe Ministrisë së Turizmit, Gjermania vlerëson se sektori i menaxhuar i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit. Niveli i mbulimit është rritur. Por nuk është mbuluar tërësisht. Targeti i riciklimit është i ulët. Ekonomia qarkulluese është një kërkesë ambicioze s ai takon rrugës drejt BE-së. nga qytetarët vetë. Ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë.’- tha Zingraf.
-
VIDEO
Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm në Mirditë arrestohet 26-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij
Transportonte 6 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, shoqërohej dhe ruhej nga një automjet tjetër për të kryer këtë aktivitet kriminal, vihet në pranga 26-vjeçari. Arrestohet edhe drejtuesi i automjetit shoqërues.
-
VIDEO
Mblidhet sot Forumi për Menaxhimin e Mbetjeve, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama
Ditën e sotme do të mblidhet Forumi për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qakulluese, ku në fokus do të jetë mënaxhimi i mbetjeve.
-
VIDEO
Favorizuan të dënuarit, lirohen punonjësit e burgut të Fierit! 18 punonjësit do të qëndrojnë në ‘detyrim paraqitje’
18 zyrtarët e burgut të Fierit do të qëndrojnë në masën “detyrim paraqitje”, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila zbuti masën “arrest shtëpie” të dhënë më herët. Ata akuzohen për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre pasi falsifikuan kartelat e 54 të dënuarve në mbi 300 raste për t’i favorizuar për ulje dënimi dhe liri me kusht.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
-
VIDEO
Vrasja e Jan Prengës, Gjykata vendos burg përjetë për kopshtarin Festim Bixhdilin
Ende pa asnjë gjurmë apo të dhënë lidhur me rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës, njëri nga pesë të arrestuarit, Festim Bixhdili është dënuar përjetë nga Gjykata e Tiranës.