• VIDEO

    Preu flokët për 22-vjeçaren që u vra në Iran, Gjikondi: Duhet të ishte bërë video virale, por shumica e shoqërisë sot s’ka moral! Udhëhiqen nga anti-vlerat

    Aktivistja Brizida Gjikondi është bërë pjesë e nismës ndërkombëtare duke prerë flokët në shenjë revolte për 22-vjeçaren Mahsa Amini, por në Report Tv ajo ka shprehur zhgënjimin që nuk ka pasur një sensibilizim nga gratë e tjera.

  • VIDEO

    Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë-Krujë, digjet dhoma e katit të dytë

    Një banese është përfshirë nga flakët në Fushë-Krujë. Zjarri ka djegur një dhomë në katin e dytë të banesës së familjes së Selim Pulës, banor i zonës.

  • VIDEO

    Forcat RENEA në një tjetër nivel! Stërviten nga Komanda e Operacioneve Speciale Amerikane

    Forcat speciale RENEA janë stërvitur ditën e sotme nga Komanda e Operacioneve Speciale Amerikane.

  • VIDEO

    Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, në pranga edhe policja që spiunonte operacionet te kreu i bandës

    Një police është mes 22 të arrestuarve nga operacioni i policisë greke për shkatërrimin e bandës kriminale shqiptare që merrej me trafik droge dhe vjedhje e grabitje banesash.

    • VIDEO

      ‘Revoltë masive në shtator’, Meta i ‘vjedh’ protestat qytetarëve: Ka çdo ditë, i provokon vetë Rama

      Edhe pse kishin premtuar protesta masive në shtator, opozita shqiptare ende nuk e ka organizuar një të tillë ndërkohë që muaji po mbaron. Megjithatë Meta e gjeti sot një mënyrë ‘justifikimi. Ai tha se protesta ka çdo ditë dhe ato bëhen nga qytetarët e thjeshtë.

      “Prindërve, të gjimnazistëve, të pedagogëve, të studentëve, të gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këtë protesta, janë të sinqerta dhe që janë provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin, me të drejtat e qytetarëve të saj. Do të vazhdohet me protestat se këto protesta i prodhon vetë kjo qeveri”, tha Meta.

    • VIDEO

      PD e Alibeajt apo e Berishës? Sula: Do i kërkoj grupit parlamentar të shkojmë para dyerve Apelit, duhet një vendim! T’i jepet fund kësaj agonie

      TIRANË- Në Apelin e kryeqytetit ende nuk ka asnjë datë për të shqyrtuar kërkesën e ankimimit të PD-së zyrtare të Enkelejd Alibeajt për procesin e regjistrimit të PD-së (Rithemelimi) nga gjyqtari Agron Zhukri. Në lidhje me këtë deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, se ai do t’i kërkojë grupit parlamentar të PD-së që të shkojnë para dyerve të gjykatës së Apelit dhe t’i jepet fund kësaj agonie. Sipas Sulës vetëm vendimi i gjykatës, do të jetë edhe piknisja për bashkimin e demokratëve dhe për përballjen në zgjedhjet vendore të 2023.

    • VIDEO

      Ndërtimet pa leje, Meta: Do të depozitojmë ligj në Kuvend! Qytetarët të shpëtojnë nga makthi i shantazhit

      Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për konfiskimin e ndërtimeve pa leje duke kritikuar sërish Edi Ramën ndërsa u shpreh se do të depozitojnë një ligj në Kuvend që qytetarët të shpëtojnë nga makthi i shantazhit.

      “Ai e ka syrin pishë edhe për të parë kotecin e të moshuarës atje në Nartë të Vlorës edhe për të treguar ligjin e burgun një 82-vjecare. E ka të tillë për të parë edhe avullitë e banorëve dhe dritaret, por nuk i punojnë sytë për të parë gratacelat. Partia e Lirisë është  e vendosur t’i japë fund kësaj loje që bëhet me qytetarët shqiptarë sa i takon marrjes peng përmes lejimit të ndërtimeve pa leje dhe pengmarrjes për arsye elektorale e korruptive. Pas 10 vitesh nuk mund t’i ankohet askujt për gjithçka ka ndodhur pa leje. Për t’i dhënë fund, do të depozitojmë ligj për legalizimet në Kuvend që të gjitha ndërtimet e kryera pa leje deri më sot, të legalizohen e të bëhen pa pagesë përveç ndërtimeve të realizuara mbi vepra të infrastrukturës publike në mënyrë që qytetarë të shpëtojnë nga makthi i shantazhit dhe patronazhistët e Rilindjes për këtë problem që kanë dhe përgjegjësinë e ka vetë shteti. Kush ndërton pa leje, do t’i shembet”, tha Meta.

    • VIDEO

      A e takuat Tom Doshin në kryeministri? Përgjigjet Rama

      Kryeministri Edi Rama tha se nuk e ka takuar sot Tom Doshin, megjithëse ish-deputeti u pa duke hyre në kryeministri.

      ‘Nuk kam asnjë dijeni për këtë, se kush hyn dhe del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hy nga diku dhe kam pjesën time të punës! Se kush hyn dhe kush del është detyra juaj që të përgjoni.’- u shpreh Rama.

      •  
    • VIDEO

      Ku gaboi Arben Ahmetaj? Rama: Organizimi i PS bëhet për zgjedhjet vendore, gjithçka përflitet janë përralla dhe gënjeshtra

      Kryeministri Edi Rama ka komentuar largimin e Arben Ahmetaj si zv.kryeministër dhe nga drejtimi i qarkut Vlorë duke hedhur poshtë se mund të ketë lidhje me hetimin për inceneratorët apo me ndonjë informacion që mund të ketë marrë për shpalljen “non grata”.

      “Këto janë përrallat që thashë edhe dje. Ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke kërkuar pas cdo vendimi e hapi, qëllime që nuk ekzistojnë. Natyrisht që është diçka që nuk do të ndodhte 10 vite më parë, por ndodh që për hir të lirisë së mediave, të spekulohet deri në ekstrem me lloj lloj shpifjesh e gënjeshtrash që vijnë nga qëllimi për të bërë lajm apo shpifur. Nuk di çfarë të them, Zoti i paftë të gjithë dhe të kujdeset për të gjithë. E vërteta e ka akoma më të vështirë të përçajë në këtë rrugë ku sundon gënjeshtra. Ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime organizative, i kemi bërë gjithmonë. Këto nuk kanë lidhje fare, kush jam unë në fund të fundit.

      Se si organizohet një skuadër, është e drejta e skuadrës, nuk është e tifozëve dhe spektatorëve. Pse duhet të ketë bërë patjetër dicka që të lëvizë nga një pozicion. Pse nuk është më thjesht se kaq? Kur secili jep maksimumin, bëhen dhe riorganizime. Organizimi bëhet për zgjedhjet vendore, nuk ka të bëjë me përrallat e tjera”, tha Rama.

    • VIDEO

      Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama-kritikëve: I bien fyellit në një vrimë! Problematikën e ngritëm ne, rrëzohet miti i legjendave urbane të fshehjes time pas kullave

      Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kritikat që merr qeveria për vendimin e konfiskimit të ndërtimeve pa leje duke thënë se problematikën e ngriti vetë PS. Sipas tij, kjo rrëzon mitin e pazareve dhe legjendat urbane të fshehjes së Ramës prapa kullave. Ndërsa për prokurorët e gjykatësit e korruptuar, u shpreh se nuk kanë hyrë ende në fshesën e vettingut.

      “Jam shumë i keqardhur dhe i mëshiroj të gjithë ata që vazhdojnë i bien fyellit në një vrimë që nuk ka asnjë lidhje me thelbin dhe rezultatin e kësaj nisme. Duke theksuar këtë problematikë nuk e ngriti as politika, as media, as drejtësia, por e ngritëm ne për një arsye të thjeshtë, sepse asnjë nga ata që ndërtojnë metra katror për qëllim fitimi nuk na mban dot lidhur me asgjë. Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe legjendat urbane të fshehjes sime apo tonë prapa kullave apo pallateve. Po të ishte kështu, askush nuk do merrte vesh gjë dhe drejtësia që duhet të veprojë do të kishte vijuar të bënte atë që ka bërë.

      Ne nuk kemi vënë vetë as prokurorë as gjykatës, kemi bërë një reform për t’i pastruar, shumë prej të cilëve janë për të hyrë në fshesën e vettingut. Por fuqia e tyre ka mbaruar sepse subjektet ose duhet t’i dorëzojnë me qëllim të lirë, ose i parablejnë por me një cmim i cili e bën krejtësisht të paarsyeshme ndërtimin e mëtejshëm të metrave katror për qëllim fitimi ose do t’ju konfiskohet. Në të gjitha rastet, paguan gjobën deri në fund. Duhet të jesh me urrejtje që nuk të lë të shohësh për të akuzuar për këtë masë që i jep fund një historie shumë vjecare. E fundit që kam, ku ishit ju, pse tani? Ne këtu ishim, këtu kemi qenë dhe për këtë arsye sot, këto metra katror janë 10-fish më pak se cfarë ndodhte kur nuk ishim këtu. Kjo është betejë që nuk fitohet brenda një viti se do e kishin fituar dhe shtete të tjera si Italia, Spanja e Portugalia. Shtegun e hapur të drejtësisë ne nuk e mbyllim dot, por ne mund ta bëjmë absurd shpenzimin për të ndërtuar metra katror me qëllim përfitimi”, tha Rama.

    • VIDEO

      Kur do të flasë policia për fatin e Ervis Martinajt? Flet Kryeministri Rama

      Policia e Shtetit do të japë një përgjigje përfundimtare për fatin e Ervis Martinajt kur të ketë prova. Kështu tha Rama kur iu përgjigj sot pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori. 

      Ai nënvizoi se për sa kohë nuk ka komunikim për mediat, domethënë që nuk janë siguruar ende provat e nevojshme.

      “Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.

    • VIDEO

      Drejtoresha e AKU-së: Produktet Wudy janë tërhequr nga tregu! Konsumoni produkte që shiten me etiketë në gjuhën shqipe, në rast se mungon etiketa denonconi

      Jeta Deda, drejtoreshë e AKU-së,(Agjencia Kombëtare e Ushqimit) qetësoi qytetarët ku bëri me dije se të gjitha produktet e markës Wudy janë tërhequr tashmë nga tregu, megjithëse asnjë nga 5 lotët që është konsideruar problematik nuk ka hyrë në vendin tonë. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv drejtoresha e AKU-së, u shpreh se kjo tërheqje behët pasi ky produkte përbën risk të shtuar

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv