• VIDEO

    Po shkëmbenin 1 kg kokainë, vihen në pranga dy persona në Tiranë, një tjetër në kërkim

    Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur duke shkëmbyer kokainë.

  • VIDEO

    Miliardat e parasë së krimit ‘lahen’ te kullat? Rama: Broçkulla, turp i madh! Transformuan Tiranën nga katund në metropol

    Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se ndërtimet në Tiranë po e tranformojnë kryeqytetin nga një katund i madh në një metropol.

    ‘Ky përshkrim i komunitetit rom është e kaluarës, situata shumë ndryshe nga sa ka qenë. Janë zmadhuar në gjerësi apo lartësi, por jo duke marrë tokë tjetër se nuk i lejon njeri ti marrë.

    Këto janë ekonomi, i blejnë shqiptarët. Ato broçkullat me miliardat e parasë së krimit që lahen në këto ndërtime, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë. S’kanë bazë argumenti, s’kanë dokument faktik. Nga ana tjetër një kullë punëson afro 1000 vetë në sistemin e ndërtimit, pastaj sjell të ardhura si taksë mbi pronën, strehim, mjedise biznesi, patjetër punësim për shërbime dhe vizitorë. Kjo varet e gjitha nga cilësia, arkitektura. Koha do jetë zonja e rëndë që do flasë, këto ndërtime që po transformojnë Tiranën nga një katund i madh kaotik si ai gjeta unë në një metropol rajonal, janë ato që po i japin Tiranës identitetin e një kryeqyteti me histori dhe të ardhme.’- tha Rama

  • VIDEO

    Ndërtimet pa leje, Rama: Janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkie e komune, 25 kryeinpektorë të IMT-së si dhe drejtorë të Urbanistikës e Aluiznit

    Kryeministri Edi Rama ka drejtuar gishtin ndaj drejtësisë sa i përket lejimit të ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë foli me shifra ku tha se deri tani janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunash, përfshirë dhe socialistë, 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT si dhe 2 drejtorë të Aluiznit. Rama tha se emrat e tyre janë çuar në prokurori.

    ‘Në bazë të ligjit është e qartë se çfarë sekuestrohet apo konfiskohet totalisht. Burg për këtë burg për atë nuk është as detyra dhe larg qoftë as e drejta ime. Nuk fut në burg partia në një sistem si ky që kemi zgjeshur por drejtësia. Janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunave. Janë kallëzuar 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT, 2 drejtorë të Aluiznit.’- tha Rama.

  • VIDEO

    ‘Gjykatësi i verbuar nga leku rrëzoi shtetin’, Rama për ndërtimet pa leje: Dosjet kanë zënë myk në prokurori, kemi një vit që bëjmë 'bam e bum' për një pallat

    Kryeministri Edi Rama i ka hedhur fajin drejtësisë për mijëra metra katrorë të ndërtuar pa leje në mes të Tiranës, duke thënë se të korruptuarit e këtij sistemi janë shndërruar në mburojë për pronarët e pallateve. Ndalur në rastin konkret, pallatin ‘Syri i Tiranës’, Rama ka publikuar dokumentin që tregon se IKMT ka kallëzuar kompaninë “Ideal Cosntruction shpk”, për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti, por drejtësia nuk ka lëvizur për sekuestrimin e tyre. 

  • VIDEO

    Pse bëni filma? Rama: S’bëhet fjalë këtu as për të vjelë as për të mjelë! Kam luajtur një me Ermal Mamaqin po nuk bëj më

    Kryeministri ironizoi disa nga pyetjet e qytetarëve duke i cilësuar si opinione të bazuara në llafe.

    ‘Opinione të bazuara në llafe, nuk ka nga ata që janë pa drita dhe paguajnë fatura. Gjithsecili që ka një faturë shërbimi të lidhur me OSHEE dhe nuk ka fatura që vijnë që vijnë kur s’ke drita fare. Ka ekzsituar në të kaluarën, nga ata që sot ça nuk thonë por e lanë Shqipërinë në humnerë.’- tha Rama

    I pyetur se pse bën aktorin dhe filma Rama sërish iu përgjigj një qytetari me ironi duke thënë se nuk bën më dhe se po përballen me një situatë kritike që po çmend botën.

    ‘Unë nuk kam bërë heroizëm, por një gjë është e sigurt, se çdo ditë e çdo minutë unë jetoj me dhe këtë detyrë. Dhe kjo është një detyrë të rezultateve të njerëzve dhe të vendit. Inflacionin nuk e sjell unë e sjell lufta. Këtu s’bëhet fjalë as për të vjelë as për të mjelë. Këtu kemi të bëjë me një situatë kritike që po çmend gjithë botën. Unë nuk bëej filma kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit.

  • VIDEO

    Rama tregon pse u shty fasha 800 kilovat për muajit tetor: Në nëntor do të shohim parametrat

    Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët online ka shpjeguar edhe një herë se pse u shty fasha 800 kilovat për konsumatorët.

    ‘Vendosëm ta shtyjmë për 2 arsye; elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje shtuar kuotat në hidrocentrale. Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi. Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë.

    Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojnë ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin. Në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit, në bazë të parametrave. Kjo është objektive.' - tha Rama.

    Kreu i qeverisë u shpreh se të ardhurat nga energjia elektrike përdoren për të mbrojtur qytetarët.

    ‘Nëse ka sot një mburojë mbi çmimin e energjisë dhe nëse sot familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nuk kanë asnjë qindarkë rritje çmimi. Shikoni në faturën e energjisë dhe shikoni midis çmimit që ju e paguani dhe çmimit real. Në atë diferencë është qeveria shqiptare që mbron çmimin tuaj. Ato të ardhura plus përdoren për të mbrojtur qytetarin.’- u shpreh Rama.

    •  
  • VIDEO

    Kriza energjitike, Rama: Jemi vendet me burimet ujore me të larta por është e pamjaftueshme, nuk prodhojmë më shumë se 75%

    Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët foli për disa nga tematikat më të prekura në këto kohë kur vendi ynë por jo vetëm po përballet me një  krizë të energjisë elektrike.

    Sipas Ramës shumica e familjeve harxhojnë më pak se 800 kilvoat.

    ‘S’është e vërtetë dhe bazuar në shifra nga regjistrat e OSHEE. Familjet që harxhojnë 800 kilovat shkojnë në janar më afro 16 mijë. Kur janë 2 apo 3 kurora në  një shtëpi të madhe, më shumë se një elekroshkëpiake por po flasim për familje.’- tha Rama

    I pyetur për historinë e faturave afrofe Rama u përgjigj duke thënë se kjo është një histori që i përket së shkuarës.

    ‘Historia e faturave afrofe është histori që i përket të shkuarës. Ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatare të konsumit. Por dhe numri i tyre është një numër i vogël. Në të gjitha ato shumë pak raste apo keqkuptimi ka një kanal ankimimi.’- tha Rama.

    Rama iu përgjigj edhe një qytetari i cili tha se vendi ynë ka mjaftueshëm burime ujore sa të sigurojë vetë energjinë elektrike duke thënë se pavarësisht këtij fakti, sërish kemi nevojë për import.

    ‘Ne jemi vendi me burimet ujore për energji por është e pamjaftueshme. Sepse energjia nuk vjne nga lumi në prizë apo në llambë por vjen nga sistemi i prodhimeve të energjisë. Me kapacitetet që ka sot Shqipëria nuk prodhon më shumë se 75% të maksimumit të saj që do të thotë që 25% duhet patjetër të bëhet me import. Ky është fakt. Situata e minierave është si dita me natën dhe pse ka ende punë, trajtimi i tyre s’ka të krahasuar me mesjetën e pak viteve më parë.’- u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Rama bashkëbisedim sot me qytetarët online: Kemi marrë shqetësimet tuaja, më të 'egrat' do t'i diskutojmë bashkë

    Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mëngjesin e sotëm në orën 09:00 në bashkëbisedim me qytetarët online, ku në fokus siç thotë ai do të jenë shqetësimet e qytetarëve. Sipas Ramës janë zgjedhur për tu diskutuar shqetësimet më të ‘egra’

  • VIDEO

    Vlorë, zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Jalli, tymi mbulon gjithë qytetin

    Vlorë, zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Jalli, tymi mbulon gjithë qytetin. Nuk dihen shkaqet e zjarrit në fushën e mbetjeve, tymi kancerogjen mbush zonën përreth 

  • VIDEO

    Kokainë në formë çokollate brenda makinës, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë! Lëviste në kryeqytet me drogën në mjet (EMRI)

    Një 34-vjeçar në Tiranë i identifikuar si Led Biba ka rënë në pranga pasi  gjatë kontrollit në mjetin e tij tip "Seat" u gjet një sasi lënde narkotike e llojit  kanabis, e cila ishte në formë çokollate dhe e ndarë në pako.

  • VIDEO

    Atentati i dështuar ndaj Alban Bruçit në Shkodër, policia rindërton sërish skemën e krimit

    SHKODËR- Policia e Shkodrës rikthehet sërish në vendin e ngjarjes ku u tentua eliminimi fizik i Alban Bruçit, në datën 25 gusht 2021. Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës kanë inskenuar të plotë dinamikën, ndërsa është sjell edhe makina e bërë shosh nga plumbat.

  • VIDEO

    'Skënderbeu' mbetet në kantier, skulptori kërkon zgjidhje, Bashkia Lezhë 3 vite pas porosisë: Po kërkojmë vend të përshtatshëm!

    Fitues i Konkursit Ndërkombëtar të mbajtur 3 vite më parë, Ardian Pepa kërkon zgjidhje për shtatoren e porsitur nga Bashkia Lezhë, të mbetur në magazinë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv