• VIDEO

    Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, firmoset akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metrave katrorë! Rama: Do përdoret për interes publik

    Është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 m2 ndërtuar pa leje, sipërfaqëve e sekuestruar nga Qeveria si rezultat i Aktit të fundit Normativ kundër ndërtimeve pa leje. Rama ka thënë përmes një videomesazhi se 4646 m2 të ndërtuar pa leje në qendër të Tiranë do përdoren sipas ligjit për interes publik.

  • VIDEO

    Situata me futbollin në vend, Redi Jupi në Report Tv: FSHF e marrë peng, 4 vite punohet për të rizgjedhur Dukën! Shteti s’mund ta lejojë më, të ndërhyhet

    Shteti nuk mund ta lejojë këtë situatë të krijuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, një ‘Kore e Veriut’ që askush nuk përgjigjet se çfarë ndodh aty. Kështu ka deklaruar sot në Report Tv ish-futbollisti, trajner aktualisht dhe investitor i akademisë ‘Football Republic’, u shpreh Redi Jupi.

  • VIDEO

    Gjokutaj : Lufta në Ukrainë ka ndikuar në uljen e Euros

    Sa i takon dobësimit të euros, Gjokutaj tha se kjo vjen për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa shtoi se me kalimin e kohësh dhe fuqizimit të tregjeve europiane edhe euro do të arrijë të njëjtën balancë me dollarin.

  • VIDEO

    Shpërthimet e Nord Stream, eksperti në Report Tv: Gjermania ka dëmin më të madh, por anjë shtet s’përjashtohet! Të jemi të ndërgjegjshëm për energji

    Dëmtimet e tubacionit të Nord Stream në 4 rrjedhje të gazit e ka çuar dinamikën e arenës ndërkombëtare në një tjetër stad, atë të ‘luftës energjitike’.

    • VIDEO

      Pojektligji për amnistinë fiskale, Tabaku: Të mos votohet, opozita të tregojë se është e bashkuar

      Deputeti i Partisë Demokratike Jorida Tabaku bëri thirrje që ligji për amnistinë fiskale i cili do 84 vota, të mos votohet nga opozita. Sipas Tabakut, opozita duhet të tregojë që është e bashkuar.

       ‘Ligji për amnistinë fiskale është një barrë për bizneset e ndershme dhe është një barrë që Shqipëria nuk ka luksin ta ketë. Ajo që unë kam kërkuar dhe i kërkoj të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës të mos votohet ligji për amnistinë fiskale, Ligji për amnistinë fiskale kërkon 84 vota dhe që këto vota të arrihen kërkohet të merren nga ai gjithë spektri politik. Unë besoj se këtu duhet të tregojë opozita që është e bashkuar, me një shenj dhe një sinjal në mbështetje të biznesit të ndershëm dhe procesit të integrimit në BE’, tha Tabaku.

    • VIDEO

      Përfshihet nga flakët dhoma e një hoteli në Divjakë, ndërron jetë pronari! Zjarri dyshohet nga cigarja

      Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, pasi për shkak të një cigarje, është shkaktuar një zjarr në dhomën, ku po qëndronte 60-vjeçari.

    • VIDEO

      Rama: Do të marrim dronët e armatosur, do jenë shumë shpejt në dispozicion

      Kryeministri Edi Rama bëri me dije se shumë shpejt Shqipëria do të marrë dronë të armatosur.

      ‘E fundit që kam është se satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Me zhvillimet e reja kemi vendosur të marrim dronë të armatosur që janë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplemantaritet, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave edhe dronët shumë shpejt do të jenë në dispozicion. Nuk ka qenë një proces i lehtë janë angazhuar disa institucione në koordinim nga Ministria e Mbrojtjes. Qysh prej vitit që vjen pozicionin tonë në luftën e kontrollit të plotë të monitorit. Shtetit shqiptar janë më të fortë me këto instrumenta.’- tha Rama.

    • VIDEO

      Shqipëria satelitore, Rama: Do t’i japë përgjigje përfundimtare edhe ndërtimeve pa leje! Sheh gjithçka me perfeksion

      Një Shqipëri me satelit në hapësirë do t’i japë përgjigje një debati shumë të madhe që po bëhet kohët e fundit për ndërtimet pa leje në Tiranë.

      “Në aktualitetin e ditëve të sotme, ndër të tjera besoj të gjithë ju dhe opinion publik në tërësi po ndjekim një debat që ka nisur pasi qeveria mori një vendim ekstrem për të marrë masa për ndërtimet pa leje. Debati i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef dhe për fat të keq me karakteristikën e debateve në përgjithësi ku argumenti dhe logjika janë të dominuara nga urrejtja dhe udhëhiqet nga një pyetje e vetme: po si nuk e pe ti këtë kullë, atë pallat apo atë kat pa laje.

      Ky debat për këtë temë ka një natyrë që lidhe me ngrehinat e larta në qytet apo qytete por në fakt lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarët, me interesin publik dhe me korrupsionin. Me zbatimin e detyrave dhe me ryshfetin. Beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtet ndërtimi është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si një e tërë.

    • VIDEO

      Shërbimi satelitor, Ministri i Mbrojtjes: Do të evidentohen parcelat me kanabis! Shqipëria akses në 2 satelitë që do i bashkohen flotës

      Ministri Niko Peleshi në një komunikim për mediat bëri me dije se 2 satelitë do t’i bashkohen flotës. Gjatë fjalës së tij Peleshi tha se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale.

      “Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur. Monitorimi i burimeve  ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit”, tha Peleshi, duke shtuar: “Duke instaluar inteligjencën artificial dalin informacione të jashtëzakonshme. Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor. Kemi një agjenci që o të jetë e përfshirë në dispecerinë e të gjitha imazheve që do të kenë nevojë”.- tha Peleshi.

    • VIDEO

      Sot në Kontrast i ftuar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

      Sot në Kontrast i ftuar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Beteja e fundit e Ilir Metës përballë kryeministrit Edi Rama. Aleanca me Berishën dhe a synon Ilir Meta të marrë nesër drejtimin e opozitës? A do të dalë opozita me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale? Takimi me Yuri Kim dhe cfarë ka ndryshuar në qëndrimin e Ilir Metës ndaj ambasadores amerikane? Për të gjitha këto tema sot në Kontrast ora 18:00 , Ilir Meta përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli.

    • VIDEO

      Plani i Shërbimit Satalitor, Rama: Monitorim me teknologji të avancuar në të gjithë territorin

      Në ambientet e kryeministrisë po prezantohet shërbimi satelitor i në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë që do të nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit

    • VIDEO

      Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 25 prillit, publikohen për herë të parë pamjet nga momenti i krimit

      Del një video tjetër nga vrasja e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv