-
VIDEO
Kthjellime dhe vranësira, sërish reshje shiu gjatë ditës së sotme
Gjatë paradites, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të shoqërohen me reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Pas mesdite pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të bëjnë që reshjet e shiut të jenë më të dukshme.
-
VIDEO
U vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, përkujtohet Dëshmori i Atdheut Saimir Hoxha, drejtori i Policisë Rrumbullaku: Shembull për të gjithë ne
Dhjetëra kolegë e familjarë të nënkomisarit Saimir Hoxha kanë marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në 1-vjetorin e vrasjes së tij në krey të detyrës, nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ceremonia dhe homazhet në nderim të tij u mbajtën te Varrezat e Dëshmorëve, ndërkohë që morën pjesë edhe drejtues të Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Qeveria vendos, Rama: Rritje page për policinë e shtetit, zjarrfikësit dhe policët e burgjeve, vendimi hyn në fuqi menjëherë
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka qenë +Kryeministri Rama i cili ka dalë në deklaratë për mediat dhe ka komunikuar vendimin për rritje page për të gjithë punonjësit e policisë, policëve të burgjeve si dhe zjarrfikësve.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Ecën me shpejtësi për të parakaluar, automjeti rrëshqet dhe rrotullohet në autostradën Durrës-Kavajë
Adrenalina e shpejtësisë sjell shpesh herë aksidente të rënda, edhe me pasoja për jetën. Ndodh që shoferët të harrojnë që reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje në rrugë si dhe e vështirësojnë kontrollin e manovrimin e automjetit.
-
VIDEO
Ndryshimet e drejtuesve politik në Shkodër? Tom Doshi vizitë në kryeministri
Tom Doshi, partia e të cilit fitoi 3 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka kryer ditën e sotme një vizitë në kryeministri. Report Tv ka filmuar momentin kur ish-aleati i Ramës, po futet në kryeministri
-
VIDEO
Gjykata e Tiranës pranon aktet e konventës të LSI-së, zyrtarisht do të njihet si Partia e Lirisë
Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet në strukturat drejtuese, duke njohur si kreu i grupit të punës kryetar ish-presidentit Ilir Meta dhe zëvendës kryetar Agim Neshon. Me ndryshimet statutore dhe pranimin në gjykatë nga sot LSI është zyrtarisht Partisë së Lirisë, ndryshime të cilat i janë përcjell edhe KQZ si subjekt i interesuar
-
VIDEO
Dosja 'Babale'/ Shtyhet sërish në Apel vendimi për Ervin Salianjin! Avokati i Jetmir Olldashit depoziton raport mjekësor për paaftësi për punë
Seanca nuk do të zhvillohet për shkak se mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashit, ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje seancë, pasi ka dorëzuar një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme për punë. Po ashtu edhe trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së një prej anëtarëve.
-
VIDEO
Shkarkohet nga vettingu edhe ‘gjyqtarja e fundit' e 'Gërdecit', Shefkie Demiraj! Pasuri të pajustifikuar
Komisioni i Vettingut vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares, Shefkie Mataj (Demiraj), e cila është edhe gjyqtarja e fundit që ka marrë pjesë në procesin gjyqësor të Gërdecit që del para Vettingut.
-
VIDEO
13 kompani lëshuan 1.2 mld lekë fatura fiktive dhe i vodhën shtetit 3 mld lekë, 13 pronarë në burg! Dyshohet të përfshirë edhe zyrtarë e punonjës administrate
13 subjekte fiktive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një skemë mashtrimi me TVSH me dëm mbi 3 milionë euro. Pas hetimit disa mujor të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 13 pronarë ndërsa dyshohet se të përfshirë janë të përfshirë edhe punonjës të administratës.
-
VIDEO
‘Burgu nuk ka kapacitete transporti për Arbër Paplekajn’, dështon sërish seanca paraprake gjyqësore ndaj vrasësit të Pjerin Xhuvanit
Ndonëse kanë përfunduar hetimet nga prokuroria vijon saga për gjyqin ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjet të 21 prillit 2021 në Elbasan.
-
VIDEO
VIDEO/ Braçe zbulon "shoferen" e tij personale, kush është deputetja e PS që e shoqëron me makinë
Braçe ka ndarë në rrjetin social 'Instagram' një video ku shkruan se për shkak të bllokimit të rrugëve për ndeshjen e kombëtares Sqhipëri-Islandë, ka kërkuar ndihmën e Kodhelit.
-
VIDEO
Po kalonte me biçikletë në urë, plagoset një person në Lezhë, humbi kontrollin dhe ra në lumë!
LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur, pasi teksa po kalonte mbi një urë ka humbur kontrollin e biçikltetës dhe për pasojë ka rënë në ujërat e lumit në Ishull-Lezhë.