-
VIDEO
Atentati në Shkodër, shkak dyshohet përplasja mes bandave! 19-vjeçari nuk pranoi të shkonte në Mal të Zi me babanë dhe u vra në kafe
Një atentat i pastër i mori jetën një 19-vjeçari në Shkodër teksa pinte kafe në një lokal pranë shtëpisë në lagjen Guerrile. Por hetuesit ende nuk kanë asnjë të dyshuar, pasi i riu, Erjon Xhenje, nuk është përfshirë në asnjë ngjarje kriminale. Të gjitha dyshimet çojnë drejt hakmerrjes së mundshme pasi i riu kishte filluar punë në fermën e Asmer Bilalit, një personazh i njohur për drejtësinë.
-
VIDEO
Ishte në një ekspeditë zhytjeje në Sarandë, mbytet 29-vjeçarja nga Anglia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë. Një turiste nga Anglia është mbytur në det.
-
VIDEO
2.3 tonë kokainë e pastër në pronësi të grupit shqiptaro-peruan, zbulohen fotot e 2 dy shqiptarëve në kërkim
2.3 tonë kokainë e pastër, u sekuestrua 2 javë më parë si rezultat i goditjes së një ndërkombëtar të trafikut të drogës në Peru, i cili drejtohej nga biznesmeni italian Pasquale Bifulco dhe shqiptari Kadri Cjoci, ndërkohë që mediat peruane kanë zbuluar të tjera detaje. 2 shqiptarë të tjerë, Robert Suloti dhe Mamo Espitare, janë në shpallur në kërkim dhe mediat kanë publikuar fotot e tyre.
-
VIDEO
Padia ndaj Xhelal Mziut, kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për shkak të padisë që ka bërë ndaj Xhelal Mziut.
-
VIDEO
Vlorë, zyrat e ALEAT pa sistem! Mungon shërbimi për qytetarët, radhë të gjata për të aplikuar për pasaporta dhe karta ID
Zyrat e ALEAT në Vlorë kanë mbetur pa sistem. Për këtë arsye nuk i ofrohet asnjë shërbim qytetarëve të shumtë, të cilët janë në radhë duke pritur për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër, momenti kur trupi i 19-vjeçarit transportohet drejt morgut me ambulancë
Ky është momenti kur trupi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje është duke u transportuar nga lokali ku u ekzekutua në ambulancë. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele ku i riu u vra në lokal teksa pinte kafe nga persona ende të paidentifikuar.
-
VIDEO
VIDEO/ Babai shpërthen në lot kur sheh të 19-vjeçarin e vdekur, lutet të qëndrojë brenda lokalit
Babai i djalit 19-vjeçar që u vra në Shkodër ka shpërthyer në lot sapo ka parë të birin e shtrirë brenda lokalit. Teksa përpiqeshin ta nxirrnin jashtë, i lutej policisë që të qëndronte brenda.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një i plagosur paraqitet në spital! U qëllua në këmbë brenda një lokali, në kërkim autori
Të shtëna me armë janë regjistruar në Korçë mbrëmjen e kësaj të diele. Report Tv mëson se Romeo Berberi është paraqitur i plagosur në spitalin e Korçës.
-
VIDEO
Atentat në Shkodër, vritet 19-vjeçari! Ishte duke pirë kafe në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash! Autorët u larguan me motoçikletë
Mbrëmja e kësaj të diele ka shënuar një ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës. Një 19-vjeçar i identifikuar si Erjon Xhenje ka mbetur i vdekur në vend pasi u qëllua me armë teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’.
-
VIDEO
Atentat në Shkodër, vritet 19-vjeçari! Ishte duke pirë kafe në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash! Autorët u larguan me motoçikletë
Mbrëmja e kësaj të diele ka shënuar një ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës. Një 19-vjeçar i identifikuar si Erjon Xhenje ka mbetur i vdekur në vend pasi u qëllua me armë teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një i plagosur paraqitet në spital
KORÇË- Të shtëna me armë janë regjistruar në Korçë mbrëmjen e kësaj të diele. Report Tv mëson se Romeo Berberi është paraqitur i plagosur në spitalin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në Xhaminë e Re në lagjen 16 të Korçës. Ende nuk dihet autori apo motivi i kësaj plagosjeje, e cila u raportua nga gazetari Armando Braho vetëm pak minuta më parë.
-
VIDEO
Ky është lokali ku u vra një person në Shkodër
Një person është vrarë në Shkodër mbrëmjen e sotme. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u qëllua një person i cili ishte brenda lokalit 'Bar Kafe Mirsad' në zonën e njohur si 'Rruga e Gjerë'.