-
VIDEO
Shkodër/ Vrasje pranë kryqëzimit të Kirasit, 1 person qëllohet me armë zjarri brenda lokalit
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka mbetur i vdekur 1 person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në bulevardin 'Bujar Bishanaku', pranë kryqëzimit të Kirasit.
-
VIDEO
Shkodër/ Të shtëna me armë pranë kryqëzimit të Kirasit, 1 viktimë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Raportohet se ka mbetur i vdekur 1 person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin 'Bujar Bishanaku', pranë kryqëzimit të Kirasit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat blu për të mësuar detajet e ngjarjes.
-
VIDEO
Gjiknuri në Cërrik: Banesa sociale, vizioni ynë për të mbështetur ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë
Bashkia e Cërrikut në Bashkëpunim me qeverinë shqiptare u ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, ku në 3 vite janë ndërtuar apo rikonstruktuar 72 banesa, 22 prej të cilave vetëm vitin e kaluar.
-
VIDEO
Moti i keq 'gjunjëzon' Tropojën, probleme në 60 fshatra! Mbi 264 km rrugë dhe 14 ura të dëmtuara!
48 orë pas stuhisë së pazakontë me reshje të dendura që përfshiu qarkun e Kukësit kryesisht bashkinë e Tropojës, dëmet janë të konsiderueshme. Probleme ka pasur në 60 fshatra dhe dëmet më të mëdha kanë qenë në banesa, rrugë, ura e bujqësi.
-
VIDEO
Moti i keq 'gjunjëzon' Tropojën, 60 fshatra të dëmtuar! Duhen rikonstruktuar 264 km rrugë dhe 14 ura! Kryebashkiaku: Kjo stuhi ishte e pazakontë
48 orë pas stuhisë së pazakontë me reshje të dendura që përfshiu qarkun e Kukësit kryesisht bashkinë e Tropojës, dëmet janë të konsiderueshme. Probleme ka pasur në 60 fshatra dhe dëmet më të mëdha kanë qenë në banesa, rrugë, ura e bujqësi.
-
VIDEO
Një ditë pas reshjeve të shiut, Ministria: Situatë e normalizuar në vend! Rruga Lekbibaj-Fierzë në Tropojë ende e bllokuar
Pasi i gjithë vendi u përfshi nga moti i keq me reshje intesive të shiut , pothuajse në të gjitha qarqet e vendit situata është e qetë dhe e normalizuar dhe nuk janë vërejtur problematika sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes.
-
VIDEO
Bashkohen dhe artizanët, nis Festivali i Dizajnit Rrethor me ide inovative, art e modë! Zajmi: Mbrojtja e ambientit mision, një platformë që ofron zgjidhje
Rajmonda Zajmi e shikon tokën shqiptare, si formën më të bukur të artit, ndaj kërkon t’ua trashëgojmë brezave të pastër, edhe duke përdorur krijimtarinë e dizajnin ekologjik. Nëntë vite mision, duke lobuar për mbrojtjen e ambientit përmes modës, nisma e saj merr përmasa më solide. Nga sfilata ndërgjegjësuese Eco Fashion Shoë, krijon Festivalin Rrethor të Dizajnit, që ngre siparin këtë të hënë në orën 9.30 në Europe House. Prezantimi bëhet me pjesëmarrjen e veçantë të ambasadorit të Suedisë, e atij të Holandës.
-
VIDEO
Nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë në Himarë e Palasë, Lame: Janë regjistruar 3.766 prona! Aplikoni online
Agjencia Shqiptare e Kadastrës nis shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për zonën e Himarës dhe Palasës, ku është realizuar regjistrimi i 3 766 pronave të paluajtshme. Artan Lame Kreu i Kadastrës, nga Himara tha se aplikimi për certifikatën e pronësisë bëhet vetëm online.
-
VIDEO
Zbardhet konfliki me armë në Mirditë, 29-vjeçari qëlloi drejt një 39-vjeçari! Ky i fundit më pas i kanosi familjen! Të dy në pranga
Vihen në pranga të 2 shtetasit e përfshirë në konflikt. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas marrjes së njoftimit për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Klos, Njësia Administrative Fan, Mirditë, ku shtetasi G. Gj. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin P. P. ka qëlluar me armë zjarri, kanë vijuar veprimet hetimore intensive, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve hetimore janë arrestuar në flagrancë shtetasit G. Gj., 28 vjeç, banues në Mirditë dhe P. P., 39 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale "Kanosja" dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".
Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur ditën e djeshme, shtetasi G. Gj. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për të kanosur shtetasin P. P. Më pas, shtetasi P. P. dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit G. Gj. dhe ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit që posedonin 2 të arrestuarit.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë
Gjatë operacionit "Doses" të zhvilluar nga Policia, ai u arrestua ndërsa iu gjet kokainë e ndarë në 35 doza, të cilën e kishte bërë gati për ta shitur.
-
VIDEO
Jo vetëm ‘Facebook’-un, por Berisha vë në dispozicion të ‘qytetarit dixhital’ edhe ‘Foltoren’ e partisë: Jemi të hapur për këdo që do të denoncojë
Ish-kryeministri Sali Berisha njihet për postimet që bën në rrjetin e tij social ‘Facebook’, me denoncimet që i vijnë nga qytetarët, pa i verifikuar. Përveç hapësirës në rrjetin e tij social, Berisha ka vënë në dispozicion të ‘qytetarit dixhital’ edhe foltoren e partisë. Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se do ti japin mundësi çdo qytetari që të bëjnë denoncime kundër qeverisjes dhe padrejtësive.
-
VIDEO
Kërkoi azil në Shqipëri por iu refuzua, depërtohet drejt Turqisë gazetari Ahmet Emre Olur
Ahmet Emre Olur, gazetari turk, është depërtuat mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Burime bëjnë me dije se autoritetet tona i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, duke vendosur depërtimin e tij drejt Turqisë. Sipas të dhënave ai është depërtuar në orët e para të mëngjesit, nga aeropati i Rinasit.