• VIDEO

    Report Tv zbardh skemën si u trafikuan 7 mjetet e sekuestruara në Shqipëri, mjetet merreshin me qira në Gjermani dhe deklaroheshin të vjedhura

    Report Tv zbardh skemën si u trafikuan 7 mjetet e sekuestruara në Shqipëri.  Mjetet me qira sapo hynin në Shqipëri nga Morina dhe Qafë Thana i deklaronin të vjedhura. Mjetet e sekuestruara do t'i kthehen kompanive, të cilat i kanë dhënë me qira e i denoncuan të vjedhura

  • VIDEO

    Durrës/ Vidhte me dhunë varëset dhe çantat e dorës, arrestohet 32-vjeçari

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: J. D., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Vjedhja me dhunë". 

  • VIDEO

    Sarandë/ Dhunuan një person dhe penguan zbardhjen e ngjarjes, arrestohen 3 autorët! Një prej tyre i dënuar më parë për vrasje

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Sunset”. Goditën me sende të forta një shtetas dhe kryen veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, 2 prej tyre me precedentë të mëparshëm penal.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4, Sarandë, ku disa shtetas të maskuar goditën me sende të forta, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Sarandë, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

    Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

    -S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;

    -A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
    -E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.

    Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.

    Këta shtetas gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat dhe në 2 automjetet që këta shtetas posedonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 1 jelek muntifuksional, 3 palë doreza, 2 maska, 3 palë targa automjeti dhe 1 targë motori, 2 thika, 1 aparat për bllokim valësh, 7 aparate celulare, 10 karta SIM shqiptare dhe greke, 1 peshore elektronike, 210 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 9 fishekë dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, “Kanosja”, “Mbajta pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

  • VIDEO

    FNSH aksion në Vlorë, kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe të shpallurit në kërkim

    Një aksion i Policisë është duke u zhvilluar në Vlorë, me qëllim kapjen e personave që mbajnë armë me leje, apo të shpallurit në kërkim që vijojnë të lëvizin të lirë.

  • VIDEO

    Rrumbullaku: Do krijojmë një këshill të posaçëm për emërimet në Polici, jo më atribut i vetëm i Drejtorit! Ndryshime dhe në strukturat e hetimit të krimit

    Emërimet e Policisë së Shtetit tashmë nuk do të jenë atribut vetëm drejtorit të Përgjithshëm! Muhamet Rumbullaku, i  cili ka marrë së fundmi drejtimin e Poicisë së Shtetit, ka bërë me dije se brenda pak ditësh do të konstituohen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie.

  • VIDEO

    Trageti me pasagjerë në liqenin e Komanit në drejtim të Tropojës kthehet në pas, shkak bllokimi i nga inertet

    SHKODËR- Trageti me pasagjerë nga liqeni i Komanit drejt zonës së Tropojës është detyruar që të kthehet mbrapsht.

  • VIDEO

    VIDEOLAJM/ Ujërat e rrëmbyeshëm vërshojnë në pedonalen e Belshit

    Moti i keq ka shkaktuar probleme serioze në Belsh. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv uji ka vërshuar në disa rrugë pranë pedonales së qytetit.  Nuk raportohet për probleme te tjera.

    •  
  • VIDEO

    Lumi Bushtricë del nga shtrati, përmbyten disa fshatra në Tropojë

    Lumi Bushtrica ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në disa fshatra të Tropojës.

    Po kështu edhe përrenjtë malorë, për shkak të prurjeve të shumta kanë shkaktuar dëme të shumta në fshatin Bujan, ku është dëmtuar ujësjellësi dhe rrugët e fshatrave.

  • VIDEO

    Bashkëpunim me Sali Berishën? Rama: Nuk do të kemi asnjë komunikim, s’flasim me një forcë ‘non grata’

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë kurrë me Sali Berishën. Rama tha se ai është një helm për të gjithë shqiptarët.

    ‘Ne kurrë nuk do të bashkëpunojmë me atë bërthamë absolutisht të dëmshme për jetën tonë publike që ka në thelbin e vet një personazh, interesi privat i të cilit është kthyer në një burim turpi për Shqipërinë në marrëdhënie me aleatët tanë strategjikë. Ne kemi drejtë të zgjedhim me kë flasim dhe kë nuk flasim. Nuk kemi si të bëjmë që nuk flasim me një forcë politike non grata komplet. Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, siç nuk ka nga aleati ynë dhe as nga të tjerët.’- u shpreh Rama.

    •  
  • VIDEO

    Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Rama: Policia e ka që sot një përgjigje por shumë shpejt do e kemi me prova

    Policia e Shtetit duket se është drejt zgjidhjes shumë shpejt të çështjes së fatit të Ervis Martinajt, i cili prej javësh është zhdukur dhe ende nuk dihet se çfarë ka nodhur me të ndërkohë që shumë dyshime ka se edhe mund të jetë vrarë. Ka qenë Kryeministri Rama i cili tha sot se policia e ka një përgjigje dhe shumë shpejt do ta bëjë publike të mbështetur me prova. 

  • VIDEO

    ‘Karteli Sinaloa pastron paratë në Shqipëri’ Rama: Turp i mediave që kryqëzuan një familje shqiptare pa verifikuara asgjë

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me artikullin e mediave spanjolle ku thuhej se karteli më famëkeq në botë për trafikun e drogës, ‘Sinaloa’ është i lidhur me mafian shqiptare për pastrimin e parave të pista. Rama tha se mediat shqiptare nuk kanë verifikuar asgjë, por kanë marrë për gojë një familje, duke ju referuar vllezërve shqiptar me mbiemrin Hysa, dhe duke i lidhur me një nga kriminelët më të mëdhenj në botë.

    ‘Nuk ka një dallim të madh midis medias në fjalë meksikane dhe medias tuaj mendoj se është e njëjta gjë. Mund të thuhet të vërteta por edhe gënjeshtra. E konsideroj të neveritshëm që me një copë letër që del diku merrte një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mediat shqiptar pa e pyetur fare dhe pastaj lidhet njeriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit thuhet se është më e madhe se GDP e Gjermanisë me një hotel që ka vlerë 100 mln lekë. Asnjë verifikim. Kap shqiptarë, kap amerikan kap emra përplasi pas muri, ngri e uli kriminelë të të gjitha të zezave dhe ju qofshi e zoti ju pastë në kujdes. Jam i pafuqishëm për ta vënë fuqinë tim në dispozicion. Nuk ndonjë ndonjë kartel nuk kam asnjë lidhje me asnjë aktivitet kriminal. Ju kam lënë zotin. Doli një artikull atje dhe mbushet rrejti i kanaleve këtu me një llumhane që nuk e di sesi bëhet për ta frenuar.’- u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Kamioni zë nën rrota makinën në Lepenicë të Vlorës, një i plagosur

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 të mesditës dhe shkak për aksidentit mësohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia që qarkullohet në këtë segment rrugor.

    Ndërkohë edhe zjarrfikësja mori masa për hapjen e rrugës dhe kthimin në normalitet të trafikut për shkak të vajrave të derdhura në rrugë nga aksidenti.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv