-
VIDEO
Aksioni i IMT-së dhe policisë bashkiake në Durrës, krijohen hapësira publike pranë lulishtes së Mauzoleumit të Dëshmorëve
Prej të paktën 15 vitesh lulishtja pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, është kthyer nga një lulishte e cila frekuentohej nga të moshuar dhe të rinj, në një hapësirë vetëm me lokale, për të cilat disa pensionistë shprehen të indinjuar
-
VIDEO
Dhërmi, sekuestrohen 4840 tableta ekstazi dhe droga të tjera të forta, në pranga 52-vjeçari
Dhërmi, Himarë
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tablets”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë.
Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LCD, MDMA, ketaminë, amfetaminë, kokainë, të ndara në doza gati për shitje dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet kriminal.Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Tablets”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:-A. T., 52 vjeç, banues në Dhërmi.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesës së tij, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 4840 tableta të dyshuara ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe dhe një sasi parash (euro dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ua shiste lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-
VIDEO
Aksident me motor gjatë natës në Shëngjin, dëmtohet rëndë një pushues kosovar
Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 të mbrëmjes të së martës në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit. Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Spitali i Lushnjes të dëmshpërblejë 42 mln lekë familjarët e të miturit që vdiq nga mjekimi i gabuar
Historia daton në 30.3.2016 ku familja Sinani dërgoi për kurim djalin e mitur pasi u rrëzua nga shkallët.
-
VIDEO
Tiranë/ Po kalonte rrugën, maunia përplas për vdekje këmbësoren në Astir
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se maune ka përplasur për vdekje një këmbësore në Astir, në zonën ku po kryhen punimet e Unazës së Madhe.
-
VIDEO
Shkëputet ballkoni i katit të pestë në një pallat në Mamurras! Banorët e shokuar! Nuk ka të lënduar
Është shkëputur ballkoni i katit të pestë në një pallat në qytetin e Mamurrasit, duke rënë në një kat më poshtë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Korçë! Humbin jetën 2 persona! Zetori përplas motorin në fshatin Zëmblak
Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave ka ndodhur në Korçë në fshatin Zëmblak.
-
VIDEO
Meta protestë te inceneratori i Tiranës, i bashkohet edhe ‘Rithemelimi’! Mungon Berisha! Pjesëmarrje e ulët, Report Tv sjell pamjet me dron
Protesta në inceneratorin e Tiranës ka nisur ashtu siç u paralajmërua nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kësaj proteste do t’i bashkohet edhe Rithemelimi
-
VIDEO
Numër i ulët i pjesëmarrësve, Report Tv sjell pamje me dron nga protesta e Metës
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e thirrur nga Partia e Lirisë, kundër qeverisë. Siç mund të shihet në video, numri i pjesëmarrësve është i ulët.
-
VIDEO
I arrestuar për vjedhjen e futbollistit të njohur Karim Benzema, ekstradohet në Spanjë ish-drejtori i Ujësjellësit në Kurbin
Ish-drejtori i ujësjellësit së Kurbinit, Alfred Prodani është ekstraduar në Spanjë. Prodani u arrestua nga policia me 7-maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë.
-
VIDEO
Turistes i ‘shkatërrohen’ pushimet! Rrëzohet te ‘Kanioni i Langaricës’ dhe thyen këmbët, momenti kur Policia e Përmetit e nxjerr me barelë
Pushimet për një turiste gjermane nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Ajo kishte shkuar në këmbë për të eksploruar zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", në Përmet. Mirëpo, u rrëzua dhe për pasojë u dëmtua në këmbë.
-
VIDEO
Hetimet për 21 janarin, në Itali dërgohet fizikisht predha që vrau Aleks Nikën! E kërkoi laboratori për ekspertizën
Prokuroria e Tiranës dërgon në Itali predhën që ekzekutoi Aleks Nikën më 21 janër 2011. Pas letërporosis italianët kanë kërkuar të kenë fizikisht predhën. Predha ka mbërritur pak ditë më parë në Itali, në laboratorin e policisë shkencore.