• VIDEO

    Aksident në Vlorë, 4 plagosur, mes tyre dy fëmijë! Taksia përplaset me shtyllën

    Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Nartë, ku një taksi është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

  • VIDEO

    Kallëzoi Metën dhe Kryemadhin, Beqiri në Report Tv: Ia kam bërë gati dosjen SPAK! Të përfshirë në 43 afera, shumë shpejt do plas ‘bombën e vërtetë’

    TIRANË- Avokati Idajet Beqiri ka bërë me dije se ka prova të qarta që vërtetojnë se çifti Meta-Kryemadhi kanë shpenzuar 287 mijë € për ndërhyrje kirurgjikale duke thënë se e ka kopsitur dosjen, për pasojë i bën thirrje SPAK që të nisë menjëherë hetimet. Në një intervistë në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, avokati ka dhënë më shumë detaje nga kallëzimi që ka bërë në SPAK për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën. “Ku i kanë marrë paratë, pse nuk i kanë deklaruar për këto ndërhyrje kirurgjikale, janë disa nga pyetjet që Beqiri ngre dhe  thotë se SPAK duhet t’i japë një përgjigje.  

  • VIDEO

    Vlorë, zjarr i madh në ullishtet e Jonufrës, rrezikohen disa banesa dhe biznese

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishtet në Jonufër të Vlorës. Për pasojë rrezikohen disa banesa dhe biznese.

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në Korçë, furgoni përplaset makinën dhe bëhen copash! 3 pasagjerë në gjendje të rëndë

    KORÇË-  Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Korçë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq. Një furgon është përpasur me një mjet tip ‘Volkswagen’, dhe për pasojë e aksidentit të rëndë janë plagosur 3 persona.

  • VIDEO

    Vrau ish-bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të saj, Elton Meta mbërrin në Gjykatën e Fierit! Familja kërkon burgim të përjetshëm

    Ka mbërritur në gjykatën e Fierit, me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore, Elton Meta, autori i ngjarjes ku mbeti e vrarë në 10 shtator të një viti më parë, 23-vjeçarja Sabrina Bengaj.

  • VIDEO

    Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Një pedagog në Shqipëri merr maksimumi 96 mijë lekë! Skeptik nga takimi me Ministrinë e Arsimit

    Aleksandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, është shprehur se vëmendja nga tyre nga çdo qeveri ka qenë e pakët. Në një intervistë me gazetarin e Report TV, Arbër Hitaj, Kovaçi tha se universitetet nuk mund të trajtohen si institucione rutinore.

    “Vëmendja ndaj universiteteve ka qenë minore nga qeveritë në përgjithësi, nuk janë parë si një aset ku varet zhvillimi i vendit, por të një rutine të përditshme, nuk mund të trajtohet me anë financiare, është baza e zhvillimit të vendit, që në 2004 nuk ka pasur një rritje të ndjeshme, prandaj ne kemi një peticion që i kemi dërguar kryeministri”, tha Kovaçi.

    Ai ka folur me shifra duke treguar se sa paguhet një pedagog dhe krahasimi me vendet e rajonit.

    “Paga e një asistenti është 600 mijë lekë të vjetra. Një doktor 69000, profersor i asocuar 800-840 max, e një profesori 960-980. Ne kemi kërkuar që t’i afrohemi trajtimit të Kosovës, që e kanë 50% më shumë se ne, Mali i Zi i ka mbi 2000 euro”, u shpreh Kovaçi.

    Nga ana tjetër, kreu i Sindikatës është shprehur edhe skeptik edhe për takimin që i ka thërritur Ministria e Arsimit, pasi thonë se për ndryshimet i ka në dorë qeveria.

    “Ministrja e arsimit kërkon një takim dhe do jetë momenti ku do diskutojmë me ta, po unë jam pesimist, kanë treguar që është e paaftë, ose e pamundshme për të zgjidhur problemet, sepse nuk e kanë në dorë”, pwrfundoi Kovaçi.

    •  
  • VIDEO

    Vangjel Dule: Këtu bëhet propagandë qeveritare me ministra ‘fake’, procesi integrimit është i kthyeshëm

    Deputeti i Vangjel Dule gjatë fjalës së tij në Kuvend, hodhi akuza mbi qeverinë për propagandë dhe qeverisje me elementë të rremë. Ai solli shembullin e zv. Ministres Balluku e cila u tha nxënësve të shkollës se në Zvicër, nëse qytetarët e ngrenë kondicionerin mbi 19 gradë i fusin në burg, duke përdorur mjetin e frikës me fëmijët.

    “Procesi integrimit është i kthyeshëm, s’ka vend për demagogji e spekulime. Kryeministri tha nga Beogradi se ishte turp politika e ndjekur nga BE për vaksinat. BE do taksoje ato kompani dhe individë qe kane fitime te jashtëzakonshme. A do ndërmerret një politike e tillë? Kryeministri ka thënë se nëse në Zvicër e ngrenë kondicionerin mbi 19 do të futen në burg, këtë e bëri edhe ministrja duke u thënë nxënësve të shkollës. Si ka mundësi t’u flasësh nxënësve të shkollës për burg dhe për pranga. Nuk është e vërtetë. Është fake news. Kemi propagandë qeveritare me ministra fake, kryeministër fake dhe propagandë fake”, u shpreh Dule.

  • VIDEO

    Veliaj pritet nga Nancy Pelosi në Washington: Lidhja jonë është më shumë se aleancë shtetesh, është aleancë popujsh

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.

  • VIDEO

    Kukës, transportonte 10 emigrantë dhe tentoi të largohej duke rrezikuar policët, pranga 40-vjeçarit

    KUKËS- Do kalonte 10 emigrantë drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE, në pranga Defrim Matmuja

  • VIDEO

    Kryemadhi: Takimi s’përmendi emra por do hetohet, kush ka gëlltitur lugën e çorbës të prishur do vjellë gjithë jetën

    Ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar takimin me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe kreut të KQZ Celibashi në shoqërinë e Gjiknurit dhe Tabakut.  Kryemadhi tha se në takim nuk u përmendën emra sa i takon financimit rus në PD në vitin 2017 ndërsa komunikoi se do të hetohet.

     
  • VIDEO

    AKU kontrolle në bizneset afër shkollave në Lezhë, 18 marrin paralajmërim! Fëmijët: E marrim bukën me vete

    Kur ka vetëm 3 ditë që kanë nisur shkollat, 18 biznese pranë tyre janë vënë në monitorim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për shkak se janë gjetur me shkelje. AKU ka zbritur në terren ku ka ushtruar kontrolle në Fast Food-e apo biznese të tjera, në të cilat janë gjetur problematika me dokumentacionin apo sistemimin e materialeve ushqimore.

  • VIDEO

    Flutura Açka i bën thirrje kreut të SPAK-ut: Kapni ndonjë peshk të madh, e jo vetëm cironka

    Pas akuzave drejt qeverisë, Deputetja e PD-së Flutura Açka, gjatë fjalës së saj sot në Parlament i bëri thirrje drejtorit të SPAK-ut Arben Kraja që të kapë ndonjë “peshk të madh”, në mënyrë që të largohet me nder nga detyra.

    "Evropa është fjala që kam dëgjuar më shpesh në këtë foltore. Për fat të mirë këto dy muajt e fundit e kemi përdorur edhe më shpesh. Por në fakt me festën e pamë që gëzimi është vetëm një stoli e ftohtë e jona. Çfarë bëni gjithë kohën në Parlament? Shani gjithë kohën opozitën. Opozita është aty për të kërkuar llogari. Çfarë lidhje kemi me Evropën? Shikojeni Parlamentin tonë si rreshtohen ministrat, u hapet goja, bezdisen, kruajnë mjekrën, në një moment zgjohen kur vjen kryeministri dhe i fut një të sharë opozitës. Atëherë duartrokitet fort. Fjala më e rëndësishme është të shahet opozita, që në fakt është për të kërkuar llogari. Në parlamentet evropiane vijnë ministrat që kanë lidhje me rendin e ditës, jo të gjithë, si matrioshkat, siç vijnë këtu. Renditen këtu dhe dalin secili dhe u marrin nga 10 minuta deputetëve për të thënë broçkulla. Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon. Më bën përshtypje sjellja institucionale. Më duket sikur jemi në një klub fshati. E kuptoj që familjarizimi i madh me pushtetin e ka bërë shtetin si shtëpinë tuaj, por sjellja institucionale është e përcaktuar në të gjithë Evropën. E vura re kur bëtë paraqitjen e portit të Durrësit me dubaistët. Ministrja iu drejtua kolegeve të saj edhe me emër të përveçëm. Institucionalisht nuk qëndron, a thua se po u po u jepte ndonjë copë dhe u thoshte “ka edhe për ty zonjë, ka edhe për ty zonjë. Nuk e di çfarë bën opozita 1, 2, 3, 4. Drejtori i SASPAC-ut bëhet menaxher i IPA-s. Thonë që e bënë shkrirjen për të mos humbur kohë. I bëj thirrje publike drejtuesit të SPAK-ut të mos merret me cironka, por të zërë ndonjë peshk të madh që të mbahet mend për punën që ka bërë”, u shpreh Açka.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv