-
VIDEO
480 gjoba për shkelje rrugore brenda 2 javëve në Berat, 2 drejtues mjetesh arrestohen e 50 janë nën hetim
Gjithsej 480 drejtues automjetesh janë gjobitur nga Policia e Beratit brenda 2 javëve të fundit, ku 2 prej drejtuesve janë arrestuar, e 50 janë nën hetim.
-
VIDEO
I sekuestruan pallatin 9 kate, për Lul Morinën kallëzim nga policia në maj 2021 për tejkalim të lejes! Prokuroria: Do të bashkohen hetimet
Dy procedime për ndërtim pa leje ndaj shtetasit Julian Morina (Lul Morina). Në maj 2021 policia e ka kallëzuar penalisht ne prokurori për tejkalim te lejes se ndërtimit dhënë në vitin 2019 nga Bashkia Tiranë. Këtë procedim prokuroria e Tiranës e ka ende të hapur dhe po vazhdon hetimet.
-
VIDEO
‘Territoriale’, Rithemelimi i Berishës: Të shtohen 34 bashki të tjera! Në mbledhjen e grupit parlamentar i bashkohen vetëm 15 deputetë
PD e Berishës vijon të kërkojë ndryshimin e hartës territoriale në 95 bashki. Pavarësisht se shumica socialiste një ditë më parë mbylli çdo hapësirë për ndarje të re, grupi i rithemelimit kërkon shtim të 34 bashkive. Tirana bashki qendrore me 14 bashki të tjera me kompetenca të kufizuara.
-
VIDEO
Porti i Vlorës i rikthehet normalitetit, sistemi TIMS punon me kohë të plotë
Porti i Vlorës i është rikthyer normalitetit. Sistemi TIMS është në funksion të plotë duke mos krijuar radhë në 160 pasagjerë që kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me tragetin e linjës Brindizi-Vlorë.
-
VIDEO
SHBA: Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende; mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017
Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan
-
VIDEO
Pas Bordit të Karburanteve, PD çon në Kushtetuese edhe Bordin e Çmimve të Ushqimeve! Sula: Të shfuqizohet! U ngrit për të mbrojtur qytetarët, nuk funksionoi
Edhe Bordi i ngritur nga qeveria për të kontrolluar rritjen e cmimeve të ushqimeve të shportës do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, pasi disa ditë më parë dërgoi kërkesën për shfuqizim të Bordit të Karburanteve.
-
VIDEO
Sulmet kibernetike, ministri: Asnjë sistem i ushtrisë shqiptare nuk u prek! Projekt 24 mln dollarë me SHBA për mbrojtje më të madhe! Në këtë luftë do të jemi fitues
Asnjë sistem kibernetik ushtarak nuk është prekur nga asnjë sulm kibernetik i bërë deri më tani në vend. lajmin e dha sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndërkohë që bëri me dije se një projekt 24 milionë dollarësh është na zbatim për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria do ta fitojë këtë luftë.
-
VIDEO
Motoçikleta me drejtuese përplaset me bordurat e Parkut të Viroit, Gjirokastër
Aksident i rende automobilistik ne afetsi te Parkut te Viroit ne aksin nacional Gjirokaster-Tepelene. Nje motociklete perplaset me nje fuoristrade. Per pasoje nje grua 35 vjecare eshte plagosur rende. Kjo e fundit ishte duke drejtuar motocikleten teksa u lerplas ne krahun e kundert me xhipin. Per pasoje eshte transportuar menjehere ne spital ne gjendje te rende.
-
VIDEO
Qeveria merr vendimin: Rritje 9.5% të pensioneve, paga minimale shkon në 34 mijë lekë! Përfitojnë 900 mijë shqiptarë
Ashtu siç e kishte parashikuar, Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve.
-
VIDEO
Shpërndanin drogë dhe mbanin armë pa leje, arrestohen 3 të rinj në Bulqizë! Funksiononin si grup kriminal
Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Bulqizë. Në makinën me shofer F. S. u gjet i fshehur një shkop gome si i Policisë, ndërsa pasagjerit në këtë mjet, E. A., i janë gjetur doza me kanabis.
Më pas u kontrollua banesa e I. R., ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 2 kilogramë lëndë kanabis, rreth 150 gramë kanabis e ndarë në doza, 1 bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në tokë dhe 170 kg duhan i ndarë në pako, që dyshohet se është kontrabanduar. Gjatë kontrollit në banesën e F. S. u gjet dhe u sekuestrua një pushkë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".
-
VIDEO
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, sot mbahet seanca gjyqësore për Arber Paplekajn! Zbardhet kërkesa e prokurorit
Gjykata e Elbasanit do të zhvillojë ditën e sotme seancën e parë ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Burime bëjnë me dije se prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.
-
VIDEO
Shkëputja e ballkonit të katit të pestë në një pallat në Mamurras, banorët: Kujtuam se ishte tërmet! Nuk është vënë dorë prej dekadash
Shkëputja e ballkonit të katit të pestë të një pallati një ditë më parë në Mamurras, ka krijuar frikë dhe panik të banorët. Në intervistat për Report Tv ata thonë se zhurma ishte shumë e fortë dhe në momentet e para menduan për ndonjë termet.