-
VIDEO
Rama takim 'kokë më kokë' me Albin Kurtin në ‘Vilën 30’ në Tiranë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Report Tv ka siguruar pamjet nga mbërritja e Kurtit në ambinetet e Vilës 30
-
VIDEO
Hyn në fuqi vendimi për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, pronarët mund të blejnë sipërfaqen, por s'i shpëtojnë gjobës
Ka hyrë në fuqi vendimi për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, ku theksohet se pronarët kanë të drejtë të blejnë sipërfaqen e ndërtuar me çmimin e tregut, por nuk mund t'i shpëtojnë gjobës. Të gjitha fondet që do të mblidhen si nga shitjet e këtyre ndërtimeve tek pronarët si nga gjobat, do të përdoren për shpronësime apo kompensime për punët publike. Ndërsa kur ndërtimi konfiskohet, ai mund të përdoret për strehim ose për zyra.
-
VIDEO
U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, në pranga 59-vjeçari në Vorë
Një 59-vjeçar u arrestua në Vorë pasi policia e kapi në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.
-
VIDEO
Prej 10 ditësh në kërkim të 27-vjeçarit, rrobat e gjetura në Bjeshkët e Maqedonisë së Veriut nuk i përkisnin Meledin Adilit! Familjarët: Të hetohen telefonatat me celular
Në fshatin Borje të Kukësit, banorët dhe familjarët prej 10 ditësh janë në pritje të një lajm të mirë për gjetjen e 27-vjeçarit Meledin Adili i raportuar i zhdukur që nga mbrëmja e 4 shtatorit të këtij viti. Edhe disa rroba të gjetura në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut, ku janë shtrirë kërkimet, sipas Nehbi Sjecës, Kryetar i Federatës së Kalerimit të Kosovës, nuk i përkisnin Meledinit.
-
VIDEO
Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet 44-vjeçari në Shijak
Një 44-vjeçar, i identifikuar si Flamur Dani është arrestuar nga policia e Shijakut pasi u kap duke transportuar 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatorë. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.
-
VIDEO
Zjarr në Peshtan të Fierit, flakët përfshijnë dy hektarë tokë
Një sipërfaqe prej dy hektarësh me pisha është shkrumbuar nga flakët në kodrat e fshatit Peshtan të njësisë administrative Frakull në Fier. Sipas kryeplakut te fshatit Petrit Muçaj zjarri ka rene rreth orës 17:00 të pasdites se djeshme dhe është riaktivizuar serish mëngjesin e sotëm.
-
VIDEO
Atenati i dështuar në Durrës, gjendet gëzhoja e plumbit! Policia fsheh ngjarjen dhe emrin e shënjestrës
Një ngjarje kriminale është regjistruar mesditën e së hënës në zonën e plazhit të Durrësit, por ende policia e Durrësit nuk ka dhënë asnjë informacion për mediat.
-
VIDEO
Fushë-Krujë, apeli për ndihmë i nënës së dy fëmijëve jetimë: Më ndihmoni! Burri më vdiq, shtëpia po shembet
Esmeralda Murrja nga Fushë-Kruja jeton në kushte të vështira ekonomike, ndërsa bashkëshorti është ndarë nga jeta para një muaji. Përmes Report TV, nëna e dy vajzave të moshës 7 dhe 2 vjeç, apelon për ndihmë institucionet shtetërore dhe donatorët privatë
-
VIDEO
Transportuan 2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 4 në pranga! 6 bashkëpunëtorë nën hetim
4 persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi transportuan me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë. Në hetim janë vënë 6 bashkëpunëtorët e tyre.
-
VIDEO
Kongresi për arsimin, vijon dita e dytë e paneleve për edukimin parauniversitar
Sigurimi i cilësisë në arsimin parauniversitar, gjithëpërfshirja dhe barazia në arsim, zotërimi i kompetencave të të nxënit gjatë gjithë jetës, krijimi i mundësive për formimin cilësor të mësuesve në procesin e mësimdhënies, edukimi digjital sfidë për të ardhmen, si dhe arsimi profesional dhe sfidat për të ardhmen janë temat e paneleve të sotme.
-
VIDEO
527 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës me kroçierën 'Nautica', do vizitojnë qendrat muzeale dhe arkeologjike
527 turistë amerikanë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.
Gjatë ditës turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës.
-
VIDEO
Merr flakë në ecje makina në Durrës, Report Tv sjell videon
Një mjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, ndërsa makina ka qenë në ecje.