-
VIDEO
Zv. Kryetari i Partisë së Lirisë në Report Tv: Rama mësues vizatimi, që ka personalizuar politikën e jashtme! E ka bërë Shqipërinë si ‘Balonë tabake’
Zv. Kryetari i PL-së, Agim Nesho, duke folur në cilësinë jo vetëm të një opozitari, por edhe të një ish diplomati, është shprehur se Shqipëria ka gabuar në qëndrimet e saj në politikën e jashtme.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm shpërndan videon nga Rinasi: Sistemi TIMS është në funksion të plotë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka publikuar një video nga aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, nga sistemi i portave elektronike (e-gate), që përdoren për identifikimin elektronik të pasaportave. Çuçi shkruan se sistemi TIMS është në funksion të plotë, pasi E-gate nuk punon dot pa të. Ndërkohë, ai shton se lajmi që nuk punon është i pavërtetë.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS, Prokuroria e Tiranës nis hetimet! Në një dosje me sulmin e korrikut në faqet qeveritare
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS. Hetimet për sistemin TIMS janë përfshirë në të njëjtën dosje që është hapur për sulmin kiberntike ndaj e-Albanias në korrik të këtij viti.
-
VIDEO
Ndalohet në Portin e Durrësit anija që vinte nga Libia, kontrolle pasi dyshohet për naftë kontrabandë
Një anije që vinte nga Benghazi i Libisë drejt Portit të Porto Romanos është ndaluar nga anti-kontrabanda dhe Policia Kufitare, pasi dyshohet se po sillte naftë kontrabantë.
-
VIDEO
SPAK kërkon 1 vit burg për anëtaren e KPK, Etleda Çiftja! Bëri deklarim të rremë pasurie dhe falsifikoi kontrata
SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. Akuzat që rëndojnë mbi Çiftjan janë “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” dokumentesh në formë përdorimi.Vendimi do të shpallet i arsyetuar të premten në orën 12:30.
-
VIDEO
Veliaj ritakon mësuesen e tij te “Sami Frashëri” i rindërtuar: Dikur rrinim 3 vetë në një bankë, sot duket si hotel me 5 yje
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi vizituan në ditën e parë të vitit të ri arsimor shkollën e re, “Sami Frashëri”, të rindërtuar pas tërmetit, në Tiranë.
-
VIDEO
Ilir Meta në homazhet për Azem Hajdarin: Sot më shumë se kurrë duhet të na frymëzojë, Edi Rama po rrezikon ekzistencën e kombit
I pranishëm në homazhet për Azem Hajdarin ishte edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili tha se Hajdari ishte një guximtar i jashtëzakonshëm, e se sot duhet të bëhet frymëzim për të përmbysur qeverinë e Edi Ramës, e cila sipas Metës po kërcënon ekzistencën e kombit tonë.
“Guximtar i jashtëzakonshëm, lidership frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë në përmbysjen e regjimit falë protestës së studentëve dhe qytetarëve shqiptarë. Ky homazh ka rëndësi më të madhe so sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, por edhe ekzistenca e kombit tonë. Kjo dallohet edhe nga numri më i ulët i nxënësve këtë vit. Degradim i vlerave të demokracisë, kërcënim i shtetit tonë. Shpirti i protestave do të rivendosë demokracinë që sistemi i vlerave dhe llogaridhënies të vazhdojë për 200 vitet e ardhshme”, u shpreh Meta.
-
VIDEO
Dita e parë e shkollës, si trafiku ‘paralizoi’ për disa orë kryeqytetin! Dyfish më shumë makina në qarkullim, radhë të gjata në të gjitha rrugët
Dita e parë e shkollës riktheu trafikun në kryeqytet. Për më shumë se tre orë me radhë Tirana u bllokua në të gjitha rrugët, sidomos në akset pranë shkollave. Policia Rrugore ishte e pranishme, por situata u qetësua vetëm pasi nxënësit nisën mësimin. Këtë të hënë në Tiranë qarkulluan dyfishi i makinave që lëvizin në ditë të zakonshme.
-
VIDEO
Sarandë/ Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë
Një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, është goditur nga policia.
-
VIDEO
SPAK kërkon 1 vit burg për anëtaren e KPK, Etleda Çiftja! Bëri deklarim të rremë pasurie dhe falsifikoi kontratat
SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. Akuzat që rëndojnë mbi Çiftjan janë “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.Vendimi do të shpallet i arsyetuar ditën e premte në orën 12:30.
-
VIDEO
Homazhet për Azem Hajdarin, Rudina Hajdari: Ishte ndër figurat më të pastra që i shërbeu Shqipërisë
Në homazhet për Azem Hajdarin e pranishme ishte edhe e bija, Rudina Hajdari. Ajo tha se Azem Hajdari ishte një ndër figurat më të pastra që i shërbyen Shqipërisë, ndërsa ftoi të rinjtë që të ndjekin shembullin e kryengritjes.
“Revolta që shënuan historinë e Shqipërisë. Do të mbetet një nga figurat më të pastra e modelet më të mira shoqërore që i shërbeu Shqipërisë. Edhe pasi e sollën pluralizmin erdhi, ai nuk i ndryshoi parimet. Azemi është personi që në vitin ’90 si student u çua për të sjellë ndryshimin. Për këtë, mesazhi im është për të rinjtë që duan ta çojnë jetën në Shqipëri. Hajde të çohemi në beteja për më shumë liri, drejtësi, meritokraci”, u shpreh Hajdari.
-
VIDEO
Açka: Në 5 vite kemi rreth 58 mijë nxënës më pak! 33 klasa janë mbyllur për shkak të emigrimit masiv
Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Arsimin, Flutura Açka foli për shifrat e rënies së numrit të nxënësve. Sipas të dhënave tha Açka, në 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mijë nxënës dhe çdo vit kemi humbur çdo vit rreth 8500 nxënës në vit. Për shkak të emigrimit, deklaroi Açka këtë vit kemi 33 klasa më pak e dy shkolla të mbyllura.
‘Buxheti ka mbetur në kuotat e 3% kur në fakt duhet të jetë deri në 5%. Në vitin 2013 ka qenë shifra e buxhetit në 3.54% dhe nga ky moment jo vetëm që nuk ka pasur shtesë por është ulur.
Kosova harxhon 4.2 % për arsimin. Jemi edhe në rajon shumë më pak. Çështja e dytë ka të bëjë me pakësimin e numrit të nxënësve. Sipas të dhënave shtetërore, në 5 vitet fundit kemi humbur rreth 58 mijë nxënës. Kemi humbur çdo vit rreth 8500 nxënës në vit. Shifrat në një farë mënyrë janë alarmante. Vetëm këtë vit me të dhënat paraprake, kemi 1000 nxënës më pak të regjistruar në këtë vit shkollor. Ne kemi gati 33 klasa më pak. Kemi dy shkolla më pak për shkak të emigrimit masiv. Janë regjistruar fëmijë për dy shkolla më pak. Kemi humbur gati 10% të nxënësve të evidentuar.
Një shifër tjetër ka edhe braktisja e shkollës. Braktisja e shkollave është në shifra deri në 10% dhe mendoj se është një shifër që duhet të na shqetësoj të gjithëve ne. Mësuesit kanë vite që nuk marrin asnjë shpërblim prej vitesh.’- u shpreh Açka.