-
VIDEO
Tabaku pas takimit me Kim: Folëm për financimin e partive politike dhe qëndrimin larg influencave ruse e kineze
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka bërë me dije se në takimin me ambasadoren Yuri Kim kanë folur për raportin e SHBA në lidhje me financimin e PD me 500 mijë dollarë nga Rusia dhe qëndrimin larg influencave ruse dhe kineze.
“U diskutua për partitë politike, financimin e tyre dhe qëndrimin larg influencave ruse, kineze, me tepër do ju informoje ambasada”, tha Tabaku pas takimit.
-
VIDEO
Pas votimit pro në Këshillimin Kombëtar, qeveria kërkon ndryshim të ligjit! Dyfishim i dënimit për përsëritësit e krimeve
Qeveria kërkon ashpërsim të ligjit për përsëritësit e krimeve. Ministria e Drejtësisë ka bërë gati draftin për ndryshimet në ligj që të shtohet masa me 1/3 kur një i dënuar kryen një tjetër krim me dashje.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr në fshatin Dukat, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre, dyshohet i qëllimshëm
Një vatër aktive zjarri është regjistruar në fshatin Dukat të Vlorës. Zjarri është larg banesave në një zonë me shkurre në shpatin e kodrës.
-
VIDEO
VIDEO/ Momenti kur 31-vjecari me ‘Benz-in’ luksoz me targa angleze merr para 3 këmbësorët
Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit në Berat, kur 31-vjecari Leon Simoni që po drejtonte mjetin luksoz tip “Benz GLE” përplasi 3 këmbësorë pranë një pike karburanti.
-
VIDEO
Sherr në Vlorë/ 81-vjeçarja në gjykatë për ndërtim pa leje: Duam të bëjmë një kasolle! E afërmja që e denoncoi: S’është kotec pulash, më prish çatinë
Lefkotheia Karasa banorja 81 vjece e fshatit Nartë të Vlorës pas konfliktit për një ndërtim pa leje të një kuzhine në oborrin e shtëpisë së saj me një prej familjarëve të saj është kallëzuar në polici dhe më pas në gjykatë për ndërtimin pa leje
-
VIDEO
Balluku i përgjigjet kritikave të Tabakut: Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, bën që të humbë memoria! S’bazojmë fitoren me individët
Ministrja e Infrastrukturës në Kuvend iu përgjigj shqetësimit për mosfunksionimin e duhur të programit IPA të miratuar. Balluku tha se fakti se vendi ynë e ka ndryshuar 4 herë koordinatorin për faktin se nuk e bazojnë fitoren e suksesin te puna te individi por te puna në grup dhe se puna do të përmirësojë procesin.
“Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, të cilin e miratojmë sot. Unë do të përgjigjesha për disa gjëra që tha parafolësja. Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, bën që të humbë memoria. Ne nuk i kemi bazuar as arritjet as fitoret tek individi, por puna në grup.
Ekspertët që merrem me IPA vijojnë dhe përmirësojnë punën e tyre. Nëse kërkojmë të rrisim aftësinë për përthithjen e fondeve IPA dhe të kemi organizim tjetër për koordinatorin apo edhe të angazhojmë më shumë forca, kjo nuk tregon që krijojmë vakume.
Gjatë programit IPA 2, nga 2014 në 2020 janë miratuar 9 mbështetje buxhetore me buxhet 324 milion. Lehtësira për zbatimin e projekteve IPA janë të rëndësishme për zbatimin e projekteve me këto fonde. Duhen kapacitete njerëzore, eksperiencë nga shkruara deri tek përthithja e fondeve.
Ne po përmirësojmë procesin. Tashmë kemi drejtori të dedikuar për të gjithë procesin. Duhet thënë që format e zbatimit të programit IPA 3 nga 2021-2027 parashikohen përmes disa programeve. Ratifikimi i marrëveshjes për IPA 3 i lë vend nisjes së procedurës për marrëveshjen IPA 2021 duke nisur zbatimin e 5 projekteve me kosto 64.9 milionë euro.
Në tetor 2022 pritet të miratohet paketa financiare IPA 2022.
-
VIDEO
Programi i IPA-s, kritikon Tabaku: Ndarja e koordinimit të fondeve të BE copëtojnë procesin! Janë ndryshuar 4 herë
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka listuar disa problematika lidhur me marrëveshjen e miratuar nga Kuvendi të IPA II për distrubimin e fondeve. Tabaku tha në kuvend se ndërrimet e shpeshta të këtyre proceseve nuk sjellin efiçencë, pasi copëzohet.
‘Sot në parlament do të diskutohet marrëveshje kuadër të fondeve IPA. Unë dua të ngre disa shqetësime në lidhje me fondet me efektivitetin e zbatimit të tyre dhe financat. Kam ngritur me shqetësim faktin që Shqipëria ka ndryshuar koordinatorët. Nuk kam ndermen të merrem me cilësi por me integritetin. Dua të merrem me strukturë.
Ndarja e koordinimit të fondeve të BE dhe IPA të vendosura nga një godinë tjetër nga ajo e Ministrisë së Jashtme e copëtojnë procesin. Shqipëria e ka ndryshuar 4 herë operatorin kombëtar të IPËS. Kjo ka sjellë problem, e si parlament nuk duhet të lejohen të ndodhin.(..) Nuk bie dakord me vendimet e PS-së, aq kohë sa pengojnë integritetin.’- tha ndër të tjera Tabaku.
Pas miratimit të marrëveshjes IPA III nga Kuvendi, do të nisë dhe disbursimi i fondeve nga programi IPA 3, që ka një afat deri në vitin 2027. Fillimisht pritet miratimi i IPA 2021 me rreth 65 milion euro dhe në 6 tetor nga Brukseli pritet të miratohet edhe IPA 2022, me një fond 79 milion euro.
-
VIDEO
Pedagogët e ‘Shkencave’ në protestë: S'ka mësim, deri sa të na rriten pagat! Ne nxjerrim studentë, ato marrin më shumë! Samari paguhet më shumë se kali
Pedagogët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë në protestë pasi kërkojnë rritje të pagave. Ato kërkojnë që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës.
-
VIDEO
Mbahet 1 minutë heshtje në Kuvend për Mbretëreshën Elizabeth II
Seanca e sotme plenare ka nisur me 1 minutë heshtje për Mbretëreshën Elizabeth II.
-
VIDEO
Mori para 3 këmbësorët me mjetin luksoz, 31-vjeçari nga Shkodra shfaqet i nervozuar pas aksidentit në Berat
Leon Simoni është 31 vjeçari nga Shkodra që bënte manovra të rrezikshme në Berat me mjetin tip ‘Benz GLE’ dhe mori para 3 këmbësorë duke i plagosur rëndë. Në pamjet e para pas aksidentit, shfaqet jashtë makinës i nervozuar nga ngjarja.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Berat,Benzi luksoz bën manovra në rrugë dhe përplas 3 shtetas
Të plagosurit transportohen në Spitalin e Beratit,me dëmtime të rënda.Arrestohet shkodrani që drejtonte Benzin. Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit.Një automjet,tip Fuoristradë Benz,me targa angleze ka qënë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe në një moment drejtuesi ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka përplasur 3 shtetas që ndodheshin në anë të rrugës,përbri mjetit të tyre,tip Fiat Punto,me targa AA 836 AG.Edhe pas përplasjes,drejtuesi i Benzit i ka marrë ata zvarrë së bashku me mjetin,duke ju shkaktuar dëmtime të rënda.Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku,45-vjeçe,banuese në Shijak,Mersine Nerjaku,37-vjeçe,banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu,63-vjeç,banues në fshatin Velabisht në Berat.Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen nëm kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.Burimet spitalore bëjnë mr dije se,tre të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie si dhe drejtues të DVP Berat,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentit,shtetasi L.S,banues në Shkodër,është shoqëruar në polici,ndërkohë që nuk bēhet i ditur emri i tij dhe nëse ishte i dehur në timon apo jo.
-
VIDEO
Aksidenti me vdekje në Astir, eksperti: Në këtë zonë mungon ndriçimi, të merren masat! Këmbësorët i bien shkurt, s’kalojnë në vija
Një 35-vjeçare u përplas për vdekje nga një kamion mbrëmjen e së martës në Astir. Shkak dyshohet errësira, ndërsa gruaja po kalonte në një vend që disa muaj më parë ekzistonin vija të bardha dhe semafor. Në vëzhgimin e Report Tv, situata është e ngjashme edhe një ditë më vonë, në të njëjtin vend. Këmbësorët i bien shkurt edhe në zona të tjera të Tiranës, duke shmangur vijat e bardha.