-
VIDEO
Shiste kanabis dhe mbante pistoletë, në pranga 36-vjeçari në Fier
Një 36-vjeçar u arrestua në Fier pasi shiste kanabis dhe mbante armë pa leje. Pasi mori informacione për paligjshmërinë, policia gjeti në shtëpinë e 36-vjeçarit E.K., banues, doza kanabisi të gatshme për shitje, një pistoletë dhe municion, të cilat i sekuestroi si prova materiale për shkeljet.
-
VIDEO
Zjarri në Karaburun, ishulli mbulohet nga tymi i dendur
Zjarri në Karaburun ka bërë që gadishulli të mbulohet nga një re e madhe dhe e dentur tymi.
-
VIDEO
Spiun apo jo? Veliaj ironizon Metën: Nuk na jep dot zgjidhje për të ardhmen, ka ende hesape për të larë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është rikthyer sërish çështjes së hapjes së dosjeve, ku vetëm pak ditë më parë Autoriteti i Dosjeve bëri publike se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Veliaj tha se brezi i politikanëve të viteve ’80-90 ka ende hesape për të larë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për të ardhmen e vendit. -
VIDEO
Zjarr në autostradën Vlorë-Novoselë pranë fshatit Mifol, digjen sipërfaqe të mëdha me shkurre
Si pasojë e flakëve është djegur një hapësirë e konsiderueshme sipërfaqeje me shkurre, teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
-
VIDEO
Kolonjari 'ç'mallet' me Berishën: Kemi ngrënë në një kazan bashkë në Kavajë! Kam qenë anëtar i PPSH si ti!
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kolonjë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Berisha dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e tyre. mPor, një i moshuar nuk hezitoi t’i thotë, dy gabimet që ish-kryeministri ka bërë dhe kërkoi që t’i korrigjonte. Sipas tij, gabimet që janë bërë qëndrojnë në ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor.
“Jemi moshatar. Unë kam qenë student, nuk jam anëtar i PD. Ju doktor në Kavajë, kemi ngrënë në një kazan ushtrie bashkë. Hera e parë që takohemi bashkë. Unë nuk kam qenë me politikën sepse kjo politikë është kaotike dhe nuk më ka pëlqyer. Kam qenë anëtar i Partisë së Punës.
Sot nuk kam asnjë interes politik. Por do të jap disa mendime. Po ju ndjek për atë arsye që keni thënë se do të bëjmë një ekonomi sovrane. Ekonomia liberale e mbylli ciklin.
I duhet të korrigjoni dy gabime që keni bërë vetë. E para ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor. Shkaku që u prish Kolonja, ishte heqja e gjykatës dhe prokurorisë.
Nuk ka Shqipëria nevojë për 61 bashki, të bëhet sikur ishin në kohën tonë, 25 apo 26. 26 rrethe, gjykata dhe prokurori, nuk është kosto e madhe. E dyta që duhet të korrigjosh, është prishja e instituteve të studimeve të kërkimeve. Duhet t’i kthehemi prodhimit vendas. Ekonomia duhet të prodhojë. Tregtia është futja t’ja fusim”, tha ai.
-
VIDEO
I la babai 32 shtëpi, dyqane e troje, prokurori Arian Përmeti shpëtoi Lul Morinën për pallatin pa leje (që tani u sekuestrua), policia denoncoi biznesmenin
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha dy ditë më parë se mbetej mister se si biznesmeni kontrovers Juljan Morina kishte arritur të ndërtonte një pallat me 9 kate pa leje në zonën e Farkës, pa u ndaluar nga organet e zbatimit të ligjit. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama hodhi tha se pallati pa leje ishte lejuar nga shef komisariati, duke ngritur dyshime për ndikim të mundshëm të biznesmenit Juljan (Lul) Morina tek përfaqësuesi i shtetit.
-
VIDEO
Pasi sulmuan sistemin TIMS, hackerat iranian publikojnë videon nga pika e kalimit kufitar në Shqipëri, reagimi i policëve
Pasi kanë sulmuar sistemin TIMS në Shqipëri, hackerat iranian kanë publikuar një video në faqen ‘Homeland Justice’ të një prej pikave kufitare në vendin tonw, në momentin që policët zbulojnë se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.
-
VIDEO
Sistemi TIMS jashtë funksionit, radhë e gjatë makinash në Kapshticë
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës radha e makinave është kilomentrike. Kjo për shkak të mosfunskionimit të sistemit TIMS, si pasojë e sulmit kibernetik nga Irani.
-
VIDEO
Qafë Botë, po transportonin me fugon 42 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit,në bazë edhe të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Xara", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. B., 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit", duke transportuar me një automjet tip furgon, kundrejt pagesës, 42 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.’-thuhet në njoftimin e policisë
Në përditësim...
-
VIDEO
Irani tjetër sulm kibernetik në Shqipëri, godet sistemin TIMS, Rama: Po punojmë me aleatët për t'i bërë të pa penetrueshme sistemet tona dixhitale
Shqipëria bie pre e një tjetër sulmi kibernetik nga Irani! Hackerat kanë sulmuar sistemin TIMS! Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se po punon me partnerët për të mbrojtur sistemet tona dixhitale. Radhë të gjata në të gjitha pikat kufitare në vend!
-
VIDEO
Irani sulm kibernetik sistemit TIMS, pezullohet puna në portin e Vlorës! Qytetarët të painformuar: S’na ka thënë askush asgjë, po rrimë në radhë
Sistemi TIMS është sulmuar nga Irani, teksa qytetarët në portin e Vlorës janë të painformuar se përse po qëndrojnë në radhë. Pyetur për mikrofonin e Report Tv, ato shprehen asnjë punonjës nuk i kthen përgjigje se çfarë kanë ndodhur, teksa tregojnë se as nuk kanë pasur mundësi për të lexuar lajme.
“S’po e kuptojmë, kemi që në 11 që po presim, na kanë thënë që do prisni”
“Nuk dimë gjë, kemi 2 orë që po presim, nuk na kanë thënë asgjë”
“Kemi 4 orë që po presim, s’na kanë dhënë asnjë lloj përgjigje, dhe presim akoma”, thanë qytetarët.
-
VIDEO
Nis fushata arkeologjike në Pogradec, vërtetohet koha e vendbanimit në Neoloitin e Hershëm
Toka nën rrethin e Pogradecit e mbushur me histori! Vetëm pak ditë më parë, gërmimet në afërsi të Linit zbuluan palafitin 7600 vjeçar, ndërsa sot një tjetër grup arkeologësh evidentuan një tjetër vendbanim i cili mendohet se ka pasur një sipërfaqe më shumë se 2 hektarë dhe daton në periudhën e Neolitit të hershëm, më shumë se 8000 vjet më parë.