-
VIDEO
Reshje masive në Lezhë, lumi Drin nxjerr në sipërfaqe mbeturina të shumta
Kjo është pamja e Lumit Drin në Lezhë pas reshjeve të dendura të shiut. Shtrati i lumit Drin ngjan me një landfill mbeturinash, në të cilin lundrojnë qelqe, plastikë e materiale të tjera.
Mbetjet përshkojnë rrjedhën e lumit dhe më pas përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje të madhe dhe një panoramë aspak te këndshme të bregdetit. Kjo është një problematike e vazhdueshme që nuk po gjen zgjidhje.
-
VIDEO
Irani sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS, pezullohet puna në Portin e Vlorës
Si rezultat i sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS është pezulluar puna në Portin e Vlorës. Report Tv sjell pamje, ku shihet se sportelet nuk punojnë, teksa qytetarët po presin.
-
VIDEO
Aksident me të lënduar në rrugën Korçë-Pogradec! 4 persona në spital, ndër to 2 të mitur
Një aksident me 4 të lënduar, ndër to dy të mitur, ka ndodhur sot në rrugën Korçë-Pogradec. Dyshohet se drejtuesi 32-vjeçar i makinës, F.H. ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur. Aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut përmbytin Shkodrën, prefektja Majlinda Angoni: E rëndësishme që ky rast mos të përsëritet
Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni tha për Report Tv me Arbër Hitaj për përmbytjet në Shkodër se janë marrë të gjitha masat për pastrimin e një kanali përgjegjës, dhe e rëndësishme është që përmbytjet të mos përsëritën.
“Pushteti vendor ka të gjitha masat për një kanal që duhej pastruar me kohë por nuk e kanë cilësuar si të arsyeshme. E rëndësishme që ky rast të mos përsëritet, pasi jemi në fillim sezoni reshjet. Kjo është edhe një zonë e cila ka problematikat e saj pasi disa banorë ende nuk kanë marrë tapitë e shtëpisë kashtupë ky është një siklet e tepërt”, tha Angoni.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut/ Banorët në Shkodër: Është futur uji brenda në shtëpi mbi 1 metër! Më ka shembur avllinë! Shteti të pastrojë kanalet
Disa banorë të fshatit Bardhaj, në njësinë administrative Rrethina në Shkodër, kanë treguar për mikrofonin e Report Tv dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që u regjistruan mbrëmjen e djeshme. Ato i kanë bërë apel shtetit që të pastrojë kanalet, teksa thonë se gjithçka që kanë pasur në shtëpi iu është dëmtuar.
“Ka ardhur stuhia, 1 me e gjysmë ka këtu, ç’ka pasur Brenda në shtëpi i ka dëmtua, ka shembull avllinë, më ka marrë makinë, 30 vite nuk ka pastruar shteti kanalet, i kam marrë policinë më ka thënë nuk ka punëtor, s’mundem të vijë, kështu nuk i kemi pasur kurrë, e ka marrë makinë e ka spostuar 20 metra, apeli im është të pastrojë kanalet dhe ndihma”, tha një banorë.
“Dëmet janë të mëdha. Ka prishë avllinë, ka faj shteti që s’ka pastruar kanalet, në shpi ca ka pasur Brenda ka shkuar dëm, 2 makinat e shtëpisë janë dëmtuar. Nja 30 familje janë dëmtuar, ka ndodhur edhe 2-3 herë të tjera, jo kaq shumë, reagime s’ka pasur, apeli jonë është që të na punojë këto kanale, të reagojë, mos të rrijë duar kryq se kur janë votat vijnë”, tha një tjetër.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut/ Shkodra ‘pushtohet’ nga uji, pedonalja ‘shndërrohet’ në një lum
Shkodra mbremjen e djeshme eshte perfshire nga reshje intensive. Per 2 ore me radhe shiu i rrembyeshem nuk eshte ndalur duke krijuar probleme ne disa akse te qytetit te shkodres. Pamjet jane nga pedonalja e shkodres qe i ka ngjare nje lumi te rrembyeshem per shkak te mos funksionimit dhe mos perballomit te reshjeve nga kanalizimet. Ne mengjes situata eshte normale nderkohe qe ne oret e mbremjes pedonalja ka qene nen pushtimin e ujit
-
VIDEO
Pas Kapshticës, bie sistemi edhe në Kakavijës! Policia nxjerr regjistrat, prej më shumë se 12 orësh po punohet manualisht
KORÇË- Sistemet 2 pikave kufitare në vendin tonë, asaj të Kapshticës dhe Kakavijës prej më shumë se 12 orësh janë jashtë funksionit. Nuk dihet se cili është shkaku për këtë bllokim, por kjo ka krijuar mbrëmjen e djeshme radhë të gjata trafiku në Kapshticë, teksa policia po punojnë në mënyrë manuale. Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht.
-
VIDEO
Mallakastër, kultivonte bimë kanabisi dhe mbante armë pa leje, arrestohet 39-vjeçari! Iu gjetën 2 armë gjahu
Hair Kalemaj kultivonte bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë, iu gjetën edhe 2 armë gjahu
-
VIDEO
Shëngjin, bllokohen kanalet, përmbyten disa rrugë për shkak të reshjeve të shiut
Reshjet e shiut në Shëngjin kanë përmbytur disa rrugë ndërsa janë bllokuar edhe kanalet.
-
VIDEO
Vijon puna manualisht në pikën Kufitare të Kapshticës, radhë e gjatë kamionësh
Ndonëse nuk është rregulluar sistemi, në Pikën Kufitare të Kapshticës vijon puna manualisht me shënim në regjistër. Kjo ka sjellë pakësim të radhës së mjeteve të vogla. Kryesisht në këtë moment ka një numër të lartë kamionësh. Teknikët janë duke punuar për normalizimin e situatës.
-
VIDEO
Kapshticë/ Prej një ore ka rënë sistemi në pikën kufitare, shkakton radhë të gjatë automjetesh për të kaluar drejt Greqisë
Sistemi në pikën kufitare të Kapshticës ka rënë. Kjo ka shkatuar radhë të gjatë automjetesh për të kaluar nga Shqipëria drejt Greqisë.
-
VIDEO
SHBA sanksione Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe ministrit Esmail Khatib: Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike. Kjo vjen pasi e cilëson si përgjegjëse për sulmin kibernetik që Irani bëri ndaj shërbimeve online në Shqipëri. Nga ky moment ministrit iranian, i bllokohen pronat dhe interesat private në SHBA.