-
VIDEO
Kriza energjetike, mbërrijnë në Portin e Vlorës anijet që do prodhojë energji elektrike! Qytetarët në protestë: Sjellë dëme ekologjike dhe ekonomike
Kanë mbërritur në Portin e Vlorës, dy anijet e marra me qira nga qeveria të cilat do të prodhojnë energji elektrike. Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji! Ndërkohë disa qytetarë nga Vlora janë mbledhur para terminalit të Portit për të protestuar kundër mbërritjes së dy anijeve.
-
VIDEO
Mbërrijnë dy anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë, qytetarët dalin në protestë
Pas mbërritjes në portin e Vlorës së anijes e cila do të prodhojë energji elektrike, disa qytetarë dhe ambientalistë kanë dalë sot në protestë.
-
VIDEO
Krashi për Report Tv: Mbretëresha Elizabeth, simbol i shërbëtorit publik
Deputeti socialist, Lavdrim Krashi, në një intervistë për Report Tv, ka treguar se si e ka njohur ai mbretëreshën Elisabeth, kjo për shkak se 27 vite të jetës së tij i ka kaluar në Angli si emigrant.
“Unë kam jetuar 27 vite dhe e kam njohur përmes fjalimeve të saj përshëndetëse për Krishtlindje dhe në raste të tjera në hapjen e sesioneve parlamentare dhe përshkrimit në vija të përgjithshme sa herë që ndërroheshin qeveritë”, tha Krashi.
Ai e ka cilësuar mbretëreshën si simbol të shërbëtorit publik.
“Figura e mbretëreshës është një grua që personifikon bashkimin e popullit britanik, sigurinë e shërbëtorit publik për 70 vite të mbretërimit të saj, është një nga monarkët me jetëgjatësinë më të madhe”, tha ai.
-
VIDEO
Vdekja e mbretëreshës, ambasadori shqiptar në Britani, Qirko për Report Tv: Takimi me të sillte një histori të vetën! Interesi i saj për ne dhe Ballkanin, mbresëlënës
‘Një njeri i jashtëzakonshëm’, kështu e ka cilësuar Ambasadori shqiptar në Britani, Qirajko Qirko mbretëreshën britanike, e cila mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e 8 shtatorit.
-
VIDEO
Aksident në aksin rrugor Lezhë-Laç, mjeti del nga rruga dhe përmbyset në parcelë! Dy të plagosurit dërgohen në spital
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Lezhë-Laç ku kanë mbetur 2 të plagosur.
-
VIDEO
Berisha: Vjehrri yt ka zaptuar godinën në Fier që fëmijët e përdorin për stërvitje! Spiropali: Ti gllabërove kompleksin Partizani
Më përplasje është zhvilluar seanca në Kuvend mes Sali Berishës dhe ministres Elisa Spriopalit. Teksa po debatonin për krizën e ekonomike dhe paketën e dytë të rezistencës sociale, Berisha tha se është e pamjaftueshme për qytetarët.
Spiropali tha se kanë marrë masa afat mesme për të mbrojtur qytetarët, ndërsa e konsideroi Berishën si pensionistin më të shtrenjtë. Berisha iu kthye me mesazhin e një qytetari dixhital. Sipas Berishës, qytetari dixhital denoncon se vjehrri i ministres ka privatizuar godinën e një fushe futbolli në Fier që fëmijët e përdorinin për tu zhveshur. Ministrja iu përgjigj me kundërakuzë duke i kujtuar Berishës aferën me privatizimin e kompleksit Partizani.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Ka njerëz që punojnë në administratë, në polici, në kohë të vështirë. Paga minimale, 7% rritje e pagës, kemi shkuar te premtimi ynë dhe paga do jetë 40 mijë deri në fund të mandatit. Efekti financiar i paketës 43.1 mld deri më sot. Nuk mund ta dimë ç’sjell e ardhmja por dimë atë që kemi bërë deri sot dhe atë që do të bëjmë që ekonomia të vijojë të rritet nga raporti i Bankës Botërore është që deri në 2013 janë vitet më të errëta të varfërisë dhe ekonomisë. Për pensionistët mund të flasë ai që është ngritur me pasqyrë në dorë. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të të durojmë deri në fund.
Berisha: Nikola Makiaveli shkruan: Nëqoftëse do të njohësh inteligjencën e sundimtarit, shiko ata që ka përreth. Kjo ishte për atë. Por tani kam një problem të dytë, meqë zonja u gozhdua te pensionistët, e vërteta është që nuk mund të mohohet, se ajo ka një dhembshuri patologjike për një pensionist të vetëm në Shqipëri.
Dëgjoni pak të ju lexoj: Mirëmbrëma z. Berisha, jetoj në fshatin Frakull e Madhe në zonën e Fierit. Dua të tregoj se si po i shfarosin pronat që i përkasin publikut. Në fshatin Frakull ndodhet një fushë futbolli, ku është edhe një ndërtesë që i përket ekipit që stërvitet atje. Ose i përkiste më drejtë. Por ka dy vite që është bërë private, zhveshtorja e fëmijëve që luajnë futboll, ndërsa tani fëmijët ndërrohen jashtë në shi, në akull dhe të ftohtë. (Dashuri e madhe).
Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Elisa Spiropalit. Kjo dhembshuria jote për pensionistët konkretizohet në mënyrë të shkëlqyer. I nxjerr fëmijët të zhvishen në shi e akull dhe vjehrri lumturohet me ndërtesën e tyre. Qytetari dixhital thotë se, i është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa nga bashkia e Subashit. Shpresoj shpërndani pasi nuk dua kurrë të vete në atë vend, sepse gjithçka po përvetësohet ndaj tyre”, tha Berisha.
Spiropali: Ma kujtoi sërish Montalnelin me zhurmat që bëni ju, ka thënë nuk ju detyron skllavopronari të jeni ashtu dhe kur shpërtheni kështu më kujtoni këtë rol. Ka kompleksin Partizani që ja dha familjarëve me topa e toka pa asnjë kujdes për ligjin e procedurën, për fytyrën e tij meqë e përmend kaq shumë në publik. SPAK-u nuk e ka parë atë dosje, nuk e di si janë gllabëlluar të tëra nga soji e sorollopi i tij. Së bashku me klithmat e të vrarëve ti dëgjojë një ditë e ti arrijë deri tek dera e tij.
-
VIDEO
Ekzekutimi i biznesmenit shqiptar në Greqi/ Daja i viktimës: E hodhi trupin në një pyll ku mund ta hanin egërsirar! Gentjani ishte model
Meçan Hoxha, daja i biznesmenit shqiptar të vrarë në Greqi, Gentjan Topalli, ka dhënë detaje të tjera lidhur me ekzekutimin e të afërmit të tij. Në intervistën e bërë për mediat, Hoxha e përshkruan Topallin si një djalë shumë punëtor, teksa thotë se vrasja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i kishte autori. Më konkretisht autori ka qenë pronar i një hoteli që ka kryer punimet me firmën e ndërtimit të viktimës.
-
VIDEO
Marrëdhëniet me Iranin! Qytetarët: sa të kemi amerikën jemi në rregull
Një ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Report Tv pyeti qytetarët se si e vlerësojnë vendimin e qeverisë për të prishur marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Qytetari 1: Qeveria kishte shumë të drejtë. Ishte një sulm kibernetik që patjetër kërkonte përgjigje dhe ju dha. Qytetarja 2: Problem kampi opozitar iranian që strehohet në Manzë. Është thikë me dy presa. Dublim Francezi: Është një problem global dhe çdo vend apo organizatë mund të targetohet nga këto lloj sulmesh. Irani ka sulmuar dhe më herët organizata evropiane. Përgjigja e Shqipërisë është legjitime, por tani mendoj që dialogu është mënyra e duhur për të ulur tensionet mes dy vendeve. Qytetari 3: Kam punuar në një kamp në Manzë ku kishte iranianë, ata kanë qenë kundërshtarë. Gazetarja: Ndiheni të pasigurt për shkak të sulmeve që po ndodhin? Përgjigja 1: Fare, ata janë shumë larg, s’kanë punë fare me ne. Përgjigja 2: Sa të kemi Amerikën në krah çdo gjë është në rregull.
-
VIDEO
Nis aksioni kundër ndërtimeve pa leje, sekuestrohet pallati 9 kate i Julian Morinës! Balluku: Pronarit i japim 2 shanse, në të kundërtën ia konfiskojmë
Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje! Ditën e sotme shteti ka sekuestruar një pallat pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, që u denoncua një ditë më parë edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama.
-
VIDEO
Trafik i rënduar në Vorë, digjet kamioni i ngarkuar me goma
Paraditen e kësaj të enjte, ka trafik të rënduar në Vorë. Burime bëjnë me dije se një kamion i ngarkuar me goma është djegur për çështje teknike.
-
VIDEO
Dhunë në familje në Elbasan, burri plagos gruan me thikë
Një burrë në Elbasan ka plagosur bashkëshortin me thikë, të enjten.
-
VIDEO
9 punonjës të një fabrike ulliri dërgohen në spitalin e Fierit! Policia: Dyshohet se janë helmuar nga parfumi i njërës prej tyre
Nëntë punonjës të një fabrike ulliri në Fier janë dërguar në spital me shenja helmimi.