• VIDEO

    Konfiskimi i ndëtimeve pa leje, paralajmëron Rama: Të tjera gjëra do vijnë më pas për t’i vënë fre të babëziturve që zaptojnë në rërë, në det e në mes të Tiranës

    Kryeministri Edi Rama komentoi operacionin e konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit që ka nisur së pari në kryeqytet. Nga Zall Herri ku inauguroi lagjen e re bashkë me kryebashkiakun Veliaj, Rama tha se Tirana ka problematikën më të vogël në lidhje me ndërtimet pa leje në Shqipëri dhe paralajmëroi të njëjtin operacion në bregdet.

    “Duket paradoksale, por  Tirana ka problematikën më të vogël. Ka zona të tjera të vendit që kanë problematika më të mëdha në raport me sipërfaqen që kanë. Ne duam ta çojmë në deri rritjen e volumeve për qëllime fitimi, por e kemi më të lehtë sepse sasia në raport me gjithë pjesën e ndërtuar ligjërisht është e vogël ndërkohë që kur e nisëm ishte marramendëse. Por ka zona të tjera sidomos në bregdet ku ka goxha punë për të bërë. Është vetëm fillimi i një procesi. Operacioni ‘Bregdeti ynë’ ka nisur para sezonit dhe do të shtrihet mbi të gjithë ata që kanë ndërtuar babëzisht për qëllime fitimi. Të njëjtën do bëjmë dhe me hotelet e bizneset dhe kudo populli do të marrë pjesën e vet”, theksoi Rama.

  • VIDEO

    Në konflikt me Ramën? Veliaj: Deklarata që bëhen nga njerëz ‘të lodhur’

    Kryebashkiaku Veliaj mban premtimin për 199 familje që u strehuan sot në lagjen më të re në Tiranë, atë të Zall Herrit. Veliaj më herët kishte thënë se në shtator lagjja e Zall Herrit do të jetë gati për të mirëpritur banorët e saj të rinj dhe ashtu ndodhi. Sot Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama përuruan hapësirën e re të urbanizuar e me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin në Zall Herr. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht fjalëve që thuhen, Bashkia Tiranë dhe Qeveria shqiptare do të vijojnë punët për ta bërë Tiranën një “Zonjë” dhe Shqipërinë moderne. “Ka shumë nga ata njerëz “të lodhur”, njerëz që e kanë shpresën e tyre që kryetari i bashkisë dhe kryeministri do të hyjnë në një konflikt dhe do ju dhurojnë atyre pushtetin, njerëzve që e kanë pasur në fakt pushtetin, që e kanë pasur në dorë Tiranën, që e kanë pasur në dorë Zall-Herrin edhe nuk e di dhe sa herë duhet të luten edhe sa kallo duhet të kenë në gjunjët e tyre që të luten që unë një ditë dhe kryeministri nuk do të shkojmë mirë, shanset janë zero presje hiç që kjo të ndodhë. Për të gjithë ata që luten që ne të kemi një konflikt të madh, dua t ju them këtë. Bashkia e Tiranës dhe qeveria po diskutojnë se si nga një situatë ku në kishim një nga 10 ndërtime në paligjshmëri, në situatën që kemi sot, një në 10 mijë ndërtime në paligjshmëri, si të adresojmë dhe ato pak raste që kemi. Kush uron dhe kush mendon që në këtë përpjekje që ne kemi për ta bërë Tiranën zonjë dhe për ta bërë Shqipërinë moderne, ne do të kemi konflikte, inate dhe përçarje duhet ta harrojnë. Probabiliteti është zero presje hiç”, u shpreh Veliaj.

  • VIDEO

    Homazhet për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth, ambasadori britanik në Tiranë: Ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik

    Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith ka mbajtur një deklaratë gjatë homazheve të bëra për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Në fjalën e tij, ambasadori është shprehur se janë të dërrmuar nga vdekja e mbretëreshë, ndërsa tha se ajo ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik.

    “Të gjithë jemi të dërrmuar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës. Ajo është monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik, tërësisht e përkushtuar ndaj vendit dhe popullit të saj. Edhe këtë javë, në ditët e fundit të jetës, ajo qëndroi e përkushtuar në kryerjen e detyrës, duke pritur kryeministrin e saj të pesëmbëdhjetë.

    Ajo ishte Matriarkja dhe fryma e Britanisë së Madhe dhe popullit britanik. Përkushtimi i saj ndaj detyrës ka qenë frymëzim për mua dhe për të gjithë nëpunësit publikë ndër vite. Dhe unë besoj se Mbretëresha do të vazhdojë të frymëzojë shumë breza të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.

    Siç tha edhe Madhëria e Tij Mbreti Charles III:

    “Sot mbajmë zi për vdekjen e Sovranes sonë të çmuar dhe nënës sonë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndjehet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Komonuellthin si dhe nga shumë njerëz në të gjithë botën”.

    Në Shqipëri dhe në këtë rajon, Madhëria e saj Mbretëresha do të kujtohet për Urdhrin e Meritës që i dorëzoi Nënë Terezës, në Nëntor të vitit 1983, si njohje për shërbimin e saj të jashtëzakonshëm për njerëzimin.

    Gjatë këtyre ditëve të vështira që na presim, do të bashkohemi mes nesh në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuellthin dhe botën për të kujtuar trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme.

    Kurora i ka kaluar Mbretit Çarls i III-të. Ndërsa mbajmë zi bashkë me të për largimin e Madhërisë së saj, ne i japim atij dhe familjes së tij ngushëllimet si dhe urimet për të ardhmen”, tha ambasadori.

  • VIDEO

    Rindërtimi/ Rama: Hapim dyert në lagjen e re të Zall Herrit, strehohen 199 familje të prekura nga tërmeti

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në lagjen e re të Zall Herrit ku në total strehohen në shtëpi të reja 199 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Rama u prit me këngë e valle nga banorët e zonës.

  • VIDEO

    VIDEO: Çfarë bëjnë në Londër Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë në Londër, bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. 

    Ata janë parë të dy në rrugët e kryeqytetit, ata janë filmuar në një zonë goxha luksoze dhe me dyqane të shtrenjta. 

  • VIDEO

    Vlorë, zjarr i madh në kodrat me ullinj në fshatin Trevllazër! Era favorizon flakët

    Një zjarr i madh ka rënë në kodrat me ullinj në fshatin Trevllazër të Vlorës. Flakët po përhapen në një sipërfaqe më të madhe, duke arritur në kufirin ndarës mes fshatit Trevllazër dhe fshatit Mifol.

  • VIDEO

    Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Arifi: 30 vite të diskriminuar nga serbët!

    Ai bëri të ditur se ka zhvilluar takime politike, si me Presidentin Bajram Begaj, Kryeparlamentaren Lindia Nikolla ku i ka parashtruar problematikat e shqiptarëve në këtë komunë.

    “Shqipëria duhet të implementojë ligjin e vetë, kushtetutën e vetë që tregon se që duhet të kujdeset për kombin e vetë dhe jashtë kufijve që jemi ne. Qëllimi kryesore është të vetidëjësojmë qeverinë shqiptare lidhur me situatën  e shqiptarëve ne luginën e  Preshevës, situatë e cila është tej mase e rënduar për shkak të diskriminimit prej 30 vitesh.

    Edhe për shkak se politika serbe ndaj  shqiptarëve është agresuar dhe më tej. Kemi pasur takim me presidentin e shtetit, kryetraren e kuvendit, dhe me bashkinë së Tiranës ku i kemi njoftuar për situatën që kemi kaluar. Qeveria ka obligim të implementojë kushtetutën e saj. Për këtë arsye kemi qenë dhe të president i cili e kishte të qartë situatën tonë  ne dhe premtoi që do të ndërmarre aktivitete.”, u shpreh  Arifi.

  • VIDEO

    Aksident me vdekje në Maliq, mjeti përplas çiklistin, 65-vjeçari ndërron jetë në spital

    Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Korçës. Mësohet se një automjet ka përplasur një 65-vjeçar që po ecte me biçikletë. 65-vjeçari Nazif Sulollari është dërguar në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

  • VIDEO

    Po transportonin 30 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Sarandë

     Andon Pulaj dhe Alfred Dedaj u vunë në pranga nga policia e Sarandës pasi akuzohen se kanë transportuar 30 emigrantë të paligjshëm.  Tarrestuarit i ndihmonin emigrantët për të kaluar kufirin kundrejt parave.

  • VIDEO

    Operacioni kundër ndërtimeve pa leje, konfiskohet pallati 1200 metër katror i Pëllumb Salillarit në Farkë! Ministri Çuçi zbret në terren: Gati ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë

    Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bashkë me drejtoreshën e IMT-së, Dallëndyshe Bici kanë zbritur sot në terren në kuadër të operacionit të konfiskimit të ndërtimeve pa leje

  • VIDEO

    Tryeza për Reformën Territoriale, Toska: Bashkitë kanë autonomi të ulët financiare

    Merita Toska, eksperte e Co-Plan në fjalën e saj në tryezën e përbashkët me OSBE-në për Reformën Territoriale u shpreh se bashkitë kanë autonomi të ulët finanaciare. Sipas saj investimet e bashkive me fondet e veta kanë pësuar ulje.

     
  • VIDEO

    U ndërtuan pa leje e zaptuan hapësirat publike, nis puna për prishjen e lokaleve në hyrje Durrësit

    Vendimi për prishjen e lokaleve pa leje u mor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv