-
VIDEO
Kriza/18 ditë energji i kushtojnë buxhetit 50.7 mln euro! Importet e energjisë korrik-shtator arritën 169 mln euro! Niveli i Fierzës po i afrohet pikës kritike të muajit mars
As prodhimi vendas nuk e ka shpëtuar KESH nga fatura e kripur e importit të energjisë elektrike. Vetëm për 18 ditë të këtij muaji fatura e energjisë së blerë ka arritur në 50.7 milionë euro.
-
VIDEO
Nesër nis viti i ri shkollor, nxënësit e klasave të para do bëjnë Informatikë! Për herë të parë, nis gjimnaz për fëmijët që nuk dëgjojnë! Kushi: Vit të mbarë
Ditën e nesërme nis sezoni i ri shkollor që këtë vit do të vijë me disa risi. Fëmijët e klasave të para, që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës do të mbajnë në duar abetaren e re të unifikuar me Kosovën. Por jo vetëm kaq, nxënësit e klasave të para do të nisin lëndën e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit.
-
VIDEO
Sistemi TIMS rikthehet në pikat kufitare, Rama: Nuk pati asnjë rrjedhje serioze të dhënash
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sistemi TIMS është rikthyer në pikat kufitare që prej mëngjesit të sotëm duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë rrjedhje serioze të dhënash.
“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!
-
VIDEO
Ishin nën efektin e drogës, prangosen 4 shoferë në Tiranë në 24 orë! Deri më tani, 55 drejtues mjetesh janë kapur nën efektin e lëndëve narkotike që prej nisjes së testimit
Blutë e Tiranës kanë vënë pranga 4 drejtues mjetesh pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës dhe duke qenë në këtë mënyrë një rrezik potencial për aksidente rrugore dhe jetën e përdoruesve të rrugës.
-
VIDEO
Punimet në shkollën 'Ibrahim Basha', Partia e Lirisë pranë banorëve të Kamzës: 900 fëmijë nuk do të bëjnë dot mësim nesër! Ka ardhur koha për llogaridhënie
Partia e Lirisë ishte pranë banorëve të Kamzës për të dëgjuar shqetësimin e tyre për shkollën “Ibrahim Basha”, e cila do t’i ketë dyert e mbyllura edhe për këtë vit të ri shkollor.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik i Iranit, rikthehet sistemi TIMS në 6 pika kufitare, mungon në Durrës, Vlorë e Qafë-Thanë! Në Rinas në funksion të plotë
Pas më shumë se 24 orë nga sulmi kibernetik i Iranit, sistemi TIMS në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ është rikthyer. Po ashtu edhe në pikët kufitare të Kapshticës. Report Tv mëson se sistemi s'është kthyer ende në Portin e Durrësit, atë të Vlorës dhe pikën kufitare Qafë-Thanë.
-
VIDEO
Pa sistem TIMS në pikën kufitare të Morinës, s’ka fluks! Qytetarët kalojnë pa kontrolle për shkak të marrëveshjes mes dy vendeve
Në pikën kufitare të Morinës sistemi TIMS ende nuk është rikthyer në funksion. Por në këtë pikë kufitare nuk paraqitet radhë për shkak të marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve, Shqipëri-Kosovë, për të kaluar pa kontrolle për sezonin turistik. Ka fluks lëvizjesh të mjeteve dhe qytetarëve të Kosovës që po kalojnë kufirin drejt Shqipërisë pa kontrolle.
-
VIDEO
Operacion ‘blic’ në Krujë, Policia në kërkim të personave të rrezikshëm kriminalë
Një operacion blic po zhvillon Policia e Krujës. Në këtë operacion po marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik ndaj TIMS, Kreu i Aviacionit Civil: Në Rinas është bërë sabotim, dy sportelet jo në shërbim, por për të provuar integritetin e sistemit
Ndonëse sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik ndaj Iranit, që prej orëve të para pas mesnate, kjo nuk ka ndikuar në vonesat ose anulimin e fluturimeve. Drejtori i Aviacionit Civili, Maksim Et’Hemaj, në një intervistë për Report Tv shpjegon se problemet e para të sistemit TIMS u shfaqën rreth orës 01:20 të mesnatës, ndërsa thekon se janë 12 sportele në dispozicionin me anë të të cilave po bëhet kalimi manual i pasagjerëve
-
VIDEO
Zjarr në Karaburun, flakët në drejtim të Gjirit të Gramës! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit
Një zjarr ka rënë këtë pasdite në zonën e Karaburunit. Lajmi u bë me dije nga Policia Kufitare, ndërsa mësohet se zjarri ka rënë pranë gjirit të Shën Andreas.
-
VIDEO
Viti i ri shkollor, Ministria e Arsimit: Mësuesit do i nënshtrohen një testi psiko-social, nëse nuk e kalojnë përjashtohen nga arsimi parauniversitar
Vlerësimi psikosocial i mësuesve është prioritet nga Ministria e Arsimit për këtë vit shkollor, nisur nga rastet abuzive dhe të dhunës të ndodhura më parë brenda institucioneve të arsimit. Drejtoresha e politikave dhe Zhvillimit arsimor në Ministrinë e Arsimit Zamira Gjini thotë se ky vlerësim do të bëhet nga disa komisione të posaçme. Nëse nuk e kalojnë testin psikosocial, mësuesit nuk mund të bëhen pjesë e arsimit parauniversitar.
-
VIDEO
Dy aksidente brenda 30 minutash në Lezhë, plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndë
Dy aksidente janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Lezhës, brenda 30 minutave. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë Zezë.