-
VIDEO
Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, nuk pranoi dorëzimin normal të godinës! RENEA e rrethon, dyshohet se mund të ketë ekskploziv
Menjëherë, sapo kryeministri Edi Rama u kërkoi diplomatëve iranianë që të lënë Shqipërinë pasi u konfirmua se ata fshihen pas sulmit kibernatik ndaj portaleve qeveritare shqiptare, punonjësit e ambasadës së Iranit në Tiranë lanë ambientet e tyre.
-
VIDEO
Hap dyert shkolla e re ‘Andrea Stefani’, do të presë 900 nxënës të zonës së Astrit dhe Laprakës
Shkolla “Andrea Stefani”, do të presë në shtator 900 nxënës të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Laprakës
-
VIDEO
Uji i ndotur në Starje të Kolonjës, banorët në protestë: Jemi rrëzë malit të Gramozit dhe s'kemi ujë të pijshëm në çezma
Banorët e Starjes në Ersekë protestuan pasi uji në çezma u shkon uji i ndotur.
-
VIDEO
Me duar në kokë dhe e tronditur, gruaja e autorit merr vesh lajmin e vrasjes së 65-vjeçarit: Ç'na gjeti
Gruaja e Fatos Munellarit, autorit të vrasjes së 65-vjeçarit Safet Hyskollarin në Pogradec mori vesh lajmin mbi ngjarjen e rëndë nëpërmjet gazetarëve. Munellari vrau me thikë 65-vjeçarin pas një konflikti që paraprakisht dyshohet të ketë qenë për motive pronësie.
-
VIDEO
Rehabilitohet një tjetër bllok banimi në Elbasan, Gjiknuri: Kërkojmë besimin e qytetarëve për të vijuar me punët e mira
Bashkia e Elbasanit ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi. Bëhet fjalë për rrugët "Grigor Nosi", "Hasan Ali Kopili" dhe "Xhaferr Duhanxhiu". Sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet për sistemimin e këtij blloku që ishte dhe një kërkesë e komunitetit për ndërhyrje kapilare.
-
VIDEO
Vrasja në Pogradec, miku i viktimës : Nuk ka një vit që është kthyer nga Amerika! Ishte njeri i qetë! Nuk di gjë për konflikte mes tyre
Miku i viktimës Safet Hyskollari, i cili u vra pas njësherr me thika në Pogradec thotë për Report Tv se 65-vjeçari Hyskollari nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Amerika dhe nuk di që ai të ketë pasur komunikim me autorin dhe as debate pronësie.
-
VIDEO
Sherr me thika për pronën në Gështenjas të Pogradecit, ndërron jetë 65-vjeçari! Në kërkim autori
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gështenjas të Pogradecit ku gjatë një konflikti të çastit Fatos Munellari ka vrarë me thikë Safet Hyskollarin.
-
VIDEO
Zhdukja e Ervis Martinajt, Rama 'dush' policisë: E papranueshme që nuk dihet ende fati, sa më shpejt ta marrim vesh ‘është vrarë apo jo’! T'i japim fund serialit
Në takimin me Drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit, Kryeministri Rama preku edhe çështjen e kronikës së zezë që ka pushtuar të gjithë vëmendjen e opinionit publik javët e fundit, atë të zhdukjes së Ervis Martinajt.
-
VIDEO
Zjarr në Peshtan të Fierit, digjen drurë frutorë, ullishte, shkurre dhe ferra
Një zjarr është raportuar në fshatin Peshtan të Fierit ku flakët kanë përfshirë drurë frutorë, ullinj, shkurre e ferra
-
VIDEO
Shqipëria shkëput marrëdhëniet me Iranin, Kim: Të jetë e qartë, kur aleati ynë sulmohet, SHBA vepron
Ambasadorja e Shqipërisë në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin.
‘Më lejoni ta përdor këtë rast për të theksuar rëndësinë e veprimit kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Kemi parë deklaratën e kryeministrit Rama sot në mesditë, Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë që kur miku dhe aleati është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime’, tha Kim.
-
VIDEO
Yuri Kim pas takimit me Nikollën: Opozita? Do takojmë drejtuesit që janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kanë rol në luftën kundër korrupsionit
Në përfundim të mbledhjes me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, ambasadorja Yuri Kim tha se fokus i bisedës ishte theksimi i rëndësisë së ligjeve, mbajtjes së rregullave dhe forcimi i institucioneve demokratike.
“Është e rëndësishme që të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve dhe mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Do vazhdojmë të takohemi me drejtuesit që janë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë rol legjitim për të luajtur në luftën kundër korrupsionit”, tha Kim.
-
VIDEO
'Territorialja'/ Mazniku: Të bashkohet Vora dhe Kamza me Tiranën! Kapllanaj: Të marrë fund dhënia e financave sipas dëshirave të Ramës
Bashkia e Tiranës kërkon zgjerimin e saj drejt Kamzës e Vorës. Mallakastra zvogëlimin e territorit të saj, duke larguar Fratarin. Këto ishin propozimet e përfaqësueve të lartë të Bashkive Tiranë, Mallakastër, Maliq e Lezhë, gjatë mbledhjes në komisionin e Reformës Territoriale. Përfaqësuesit e bashkive evidentuan probleme me burimet njerëzore dhe pavarësinë në vendimarrje.