-
VIDEO
Fluks pushuesish për të kaluar pushimet në Shqipëri, radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës
Sipas informacioneve ky fluks udhëtarësh ka ardhur si shkak i hyrjeve të shumta në republikën e Shqipërisë kryesisht të të huajve të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.
-
VIDEO
Vrau Sajmir Jakun në 2016 në Rrëshen, Gjykata e Lezhës lë në burg 40-vjeçarin Dorian Keqi
Gjykata e Lezhës, ka dhënë masën e sigurisë 'arrest ne burg' për 40-vjeçarin Dorian Keqi, i cili u arrestua të hënën nga policia për vrasjen e ish-drejtorit të OST në Mirditë Saimir Jaku.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Milot, mjeti përplaset me barrierat anësore! Plagoset shoferi
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Thumanë-Milot pranë fshatit Gjorem.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Milot, mjeti përplaset me barrierat anësore! Plagoset shoferi
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Thumanë-Milot pranë fshatit Gjorem.
-
VIDEO
Hetimet mbi grupet kriminale dhe ndaj zyrtarëve të lartë, Gledis Nano takon kreun e SPAK Arben Krajën
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në fokus të takimit Nano-Kraja janë hetimet mbi grupet kriminale si dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Në fokus të takimit edhe sekuestrimi i pasurive miliona euro të Anton Gjinajt
-
VIDEO
Morën peng mbrëmë një 17-vjeçar në Elbasan, në pranga 4 autorët
4 persona janë arrestuar në Elbasan pasi i hoqën lirinë një 17-vjeçari, duke e mbajtur për disa minuta peng në automjet.
-
VIDEO
Emërimi i drejtorit të ri të policisë kriminale, Rithemelimi i Berishës: Nallbati, skandali i radhës i Ramës
Klevis Balliu i ‘Rithemelimit’ të Berishës ka deklaruar sot se emërimi i Neritan Nallbatit në postin e drejtorit të Policisë Kriminale është skandali i radhës i qeverisë Rama. Sipas tij Nallbati njihet si mbështetës i pandërprerë i aktiviteteve të paligjshme dhe të infiltruarve të botës së krimit në Polici, prej se drejtonte Policinë e Durrësit,” tha Balliu
“Neritan Nallbati emërohet drejtor i Policisë Kriminale, në institucionin me demek të reformuar të Gledis Nanos, edhe pse ai u largua në vitin 2003 si bashkëpunëtor i Hakmarrjes për Drejtësi. Nallbati është famëkeq sidomos si protektor i “Rrugëve të kokainës”, gjatë kohës si drejtor i Policisë së qarkut Elbasan. Aktiviteti i tij në mbështetje të narkotrafikut ndërkombëtar kulmoi me rastin “Xibraka”. Sipas raporteve mediatike dhe konfidenciale, Neritan Nallbati e ka vazhduar pa ndërprerje rolin e mbështetësit të aktiviteteve të paligjshme dhe të infiltruarit të botës së krimit në Polici, edhe në kohën kur drejtonte Policinë e Durrësit.
Që prej tetorit 2021 në portin më të madh në vend ka pasur një rritje eksponenciale të trafikut të drogës. Emërimi i tij në krye të policisë kriminale është rasti i përsëritur i promovimit të korrupsionit në hierarkinë e lartë të Policisë së shtetit. Është tregues se nuk është gara dhe ndershmëria që të ndihmon të bësh karrierë, por përfshirja në afera dhe korruptimi thelbësor.
Partia Demokratike dënon vendimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, i cili paraqitet në Tiranë si i preferuari i FBI-së amerikane. Një si Neritan Nallbati nuk do të pranohej as roje në oborrin e FBI, dhe jo më hierarki i lartë. Absurde është që një të dyshuar dhe të shkarkuar për lidhje me krimin të emërosh në krye të luftës kundër krimit. Ne dënojmë edhe kriminalizimin e uniformave blu, dhe në të njëjtën kohë theksojmë se trupa e policisë nuk është e korruptuar. Në të ka profesionistë të përkushtuar dhe atdhedashës të ndershëm. Shefat e tyre, nën shembullin më të mirë të shefave politikë në parti, e kanë kthyer armën e policisë në një paradhomë partiake, ku u merret nderi edhe atyre edhe Shqipërisë. Me policë si Neritan Nallbati në krye të punëve, Policia dhe Shqipëria janë në rrezik”, tha Balliu.
-
VIDEO
Mungonin arkat ku dyshohet se kishte kokainë, Gjykata e Durrësit liron 9 të arrestuarit, cakton detyrim paraqitje
Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu disa nga punonjësit e Portit të Durrësit të cilët u arrestuan për mungesën e kontenjerëve me banane të ‘Banaking’, ku dyshohet se kishte të fshehur kokainë.
-
VIDEO
Shpërndanin heroinë në Elbasan, policia vë në pranga 37-vjeçari shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Elbasanit. Vihet në pranga një 37-vjeçarqë ushtronte këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij
-
VIDEO
Ndryshime në policinë e shtetit, ikën Tonin Vocaj si drejtor i policisë kriminale! Zëvendësohet nga Neritan Nallbati
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka bërë disa ndryshime në policinë e shtetit
-
VIDEO
Po transportonin 8 emigrantë të paligjshëm me ‘Range Rover’, arrestohen 2 të rinj në Korçë
Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj, pasi kundrejt parave ndihmonin emigrantë të paligjshëm duke ju premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së
-
VIDEO
Mat, kultivuan kanabis në fshatin Baz, në pranga Altin Lepuri, në kërkim i vëllai
Altin Lepuri është vënë në prangat e policisë pasi kultivoi së bashku me vëllain e tij, të shpallur në kërkim kanabis në fshatin Baz.