-
VIDEO
Pukë, kultivuan 527 rrënjë kanabis, në pranga 45-vjeçari, djali dhe nipi i tij! U kapën duke vaditur bimët narkotike
Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në Pukë, është vënë në pranga 45-vjeçari Lavdi Salaj, djali i tij dhe nipi i tij. Policia ka sekuestruar 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
-
VIDEO
Zjarr në fshati Gorraxi të Dropullit, zjarrfikësja s'ndërhyn për shkak të terrenit malor
Një zjarr ka rënë në lartësinë e fshatit Goranxi bashkia Dropull. Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.
-
VIDEO
Të dy ishin të divorcuar dhe me fëmijë nga martesat e mëparshme, flet pronarja e banesës në Elbasan: 37-vjeçari përplasi derën me forcë pas vrasjes
Jetlira e Elezi mbeti e vdekur ditën e sotme pasi u qëllua për vdekje me thikë nga Ramis Mici, bashkëshorti i saj.
Çifti i pronarëve të cilët u kishin dhënë me qira banesën Ramis Micit dhe Jetlira Elezit, thanë se ato nuk kishin dëgjuar për zënkën mes tyre. Por vetëm në momentin kur 37-vjeçari ishte larguar pas krimit duke përplasur fort derën. Ato thanë se u zgjuan të trembur dhe se më pas kishin parë që dera ishte hapur dhe kur ishin futur në banesë kishin parë gruan të vdekur në mes të dhomës.
-
VIDEO
U godit për vdekje me thikë nga partneri, kush është viktima dhe autori
Zbardhet identiteti i plotë i 37-vjeçares që humbi jetën pasi u godit për vdekje me thikë nga bashkëjetuesi i saj. Report Tv mësohet se bëhet fjalë për Jetlira Elezin, e cila u godit për vdekje nga bashkëjetuesi i saj Ramis Mici.
-
VIDEO
‘Ishte mbushur shtëpia plot me gjak’, rrëfehet pronari i banesës ku jetonte çift në Elbasan: Gruaja ishte me urdhër-mbrojtje
Pronari i banesës që u kishte dhënë shtëpinë me qira çiftit Ramis Micit dhe Jetlira Elezit në një interviste për Report Tv ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 1 pas mesnate dhe ka gjetur viktimën të mbuluar me gjak. Ai ka treguar se disa ditë më parë policia kishte qenë në banesën e tyre, pasi 37-vjeçari kishte dhunuar Jetlira Elezin. Kjo e fundit i kishte treguar bashkëshortes së tij se ka urdhër mbrojtje. Të dy kishin qenë të divorcuar dhe më nga dy fëmijë, ndërsa së fundmi kishin lidhur martesë së bashku.
-
VIDEO
E rëndë në Elbasan/ 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen, policia në ndjekje të tij (EMRAT)
ELBASAN- Një krim i rëndë ka tronditur Elbasanin në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Skenderbej". Burime për Report Tv bëjnë me dije se, Ramis Mici, 37-vjeç ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezin, 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë ajo ka humbur jetën.
-
VIDEO
Punonjësit e administratës që dhurojnë gjak rregullisht, 1 javë pushim në konvaleshenca
TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë një vendim lidhur me veprimtarinë e dhurimit vullnetar të gjakut nga punonjësit dhe nëpunësit e administratës, i cili do të mundësojë që fëmijët talasemikë të mos kenë mungesa për gjak.
-
VIDEO
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe! Fajtor për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje
Ish kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. GJKKO ka vendosur ta dënojë me burg dhe t'i hiqë të drejtën për 5 vite që të mbajë funksione publike. Ndaj tij rëndonin tre akuza, për të parën, atë të abuzimit me tenderat për kanalet vaditëse ka marrë pafajësi ndërsa u dënua për 2 akuza, për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Sapo dëgjuan se ishte i pafajshëm për akuzën e favorizimit me tendera të kompanive private, familjarët duartrokitën për 30 sekonda dhe më pas u dha vendimi për akuzat e tjera.
-
VIDEO
Gurë nga mali bien në plazhin e 'Ranës së Hedhun', punimet e 'Gener 2' në aksin Shëngjin-Velipojë rrezikojnë jetën e pushuesve
LEZHË- ‘Rana e Hedhun’, zonë e mbrojtur monument natyre është në rrezik serioz nga rënia e gurëve dhe shkëmbinjve të cilët kanë nisur që të shkëputen nga mali për shkak të punimeve për ndërtimin e rrugës ‘Shëngjin-Velipojë’, nga kompania ‘Gener 2’.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik, zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t: Gjithçka drejt normalitetit, 98% e shërbimeve funksionale! Zero humbje të dhënash! Krah tyre eksperti i Microsoft
"Mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale!" Kështu tha drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj në një deklaratë duke theksuar se gjithçka po shkon drejt normalitetit dhe nuk ka asnjë humbje të dhënash nga sulmi kibernetik në platformat qeveritare online. Disa ekspertë të Microsoft iu përgjigjën menjëherë kërkesës së AKSHI-t për të reaguar ndaj këtij sulmi që synonte fshirjen e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to por falë reagimit të shpejtë nuk u humb asnjë e dhënë. Ndër të tjera, ka nisur hetimi i tellë dhe i detajuar i këtij krimi kibernetik nga Microsoft DART, edhe nga organet kompetente që bashkë po punojnë ngushtësisht me FBI-në.
-
VIDEO
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe! Akuzohet se shpërdoroi detyrën dhe lejoi ndërtimet pa leje
Ish kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ështëdënuar me 2 vite e 4 muaj burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. GJKKO ka vendosur ta dënojë me burg dhe t'i hiqë të drejtën për 5 vite që të mbajë funksione publike. Ndaj tij rëndonin tre akuza, për të parën, atë të abuzimit me tenderat për kanalet vaditëse ka marrë pafajësi ndërsa u dënua për 2 akuza, për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Ndërsa Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë është dënuar me 2 vite burg dhe i hiqet e drejta për 5 vite për të ushtruar funksione publike.
-
VIDEO
Sulmet kibernetike, eksperti i Microsoft: Po punojmë për të rritur nivelin mbrojtës nga sulmet keqdashëse
Përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin ishte krah zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës së AKSHI-t për të folur rreth sulmit kibernetik në faqet zyrtare të shërbimeve online. Chin lexoi deklaratën e Kelli Bizel, zv.presidentes të koorporatës së tyre për sigurinë në Microsoft.
“Microsoft është e përkushtuar për të ndihmuar klientët tanë për të arritur më tepër duke qenë të sigurt. Gjatë kësaj ngjarje ne mobilizuam shpejt njësinë tonë të reagimit që të ndihmojë qeverinë shqiptare të rikuperohet nga ky sulm kibernetik. Microsoft do të vijojë partneritetin me Republikën e Shqipërisë me menaxhimin e sigurisë kibernetike duke rritur nivelin mbrojtës nga sulmet keqdashëse”, tha Chin.