-
VIDEO
Përleshen dy grupe të rinjsh në qendër të Elbasanit! Dyshohet të jetë rrëmbyer një person
ELBASAN- Dy grupe të rinjsh janë përleshur në qendër të Elbasanit.
-
VIDEO
Aksidenti i autobotit të Rruga e Kombit, bllokohet segmenti Milot-Rubik! Zjarrfikësit po punojnë për spostimin e mjetit
Aksidenti i autobotit të mbushur me gaz në afërsi të fshatit, ka sjell bllokim të Rrugës së Kombit segmenti Milot-Rubik. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej 1 ore policia ka devijuar qarkullimin e automjetit për nga rruga e vjetër Milot-Rubik. Një vinç i lartë në bashkëpunim me zjarrfikësit po punojnë për largimin e autobotit i cili doli nga rruga dhe u përmbys pasditen e kësaj të mërkure.
-
VIDEO
Makina të bëra copësh, aksident në Berat dy mjete përplasen në mes të rrugës
BERAT- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në pranë shkollës Kristaq Capo në Berat. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dy mjete tip ‘Benz’ dhe ‘Audi’ janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugën Dëshmorët e Kombit. Për pasojë dy mjetet kanë marrë dëme të shumta materiale. Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve të cilët janë jashtë rreziku për jetën.
-
VIDEO
Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, nismëtarja Gerarta Ballo në Report Tv: Po bëhen të gjitha përpjekjet që të firmoset para zgjedhjeve të 25 shtatorit
Që Shqipëria dhe Italia të arrinin deri përmbylljen e marrëveshjes shumë të rëndësishme për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, një meritë të veçantë e ka edhe aktivistja shqiptare në Itali, Gerarta Ballo, e cila ishte e para që propozoi nismën përmes një peticioni online dhe insistoi vazhdimisht që kjo të bëhet realitet.
-
VIDEO
‘Paga e pedagogëve në nivel gjimnazi’, kreu i sindikatës së universiteteve në Report Tv: Nga qeveria nuk kemi marrë asnjë përgjigje, arrogancë
Edhe për një punim shkencor, pedagogët detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre, kështu u shpreh ndër të tjera Kreu i sindikatës së universiteteve, Sandër Kovaçi, i ftuar në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj në Report Tv.
-
VIDEO
Çika në Report Tv: Berisha ka përdorur dosjet e sigurimit të shtetit për shantazhe! Meta dekoroi pafund ‘shefa’ se e kishte detyrim
Ilir Meta por edhe Gramoz Ruçi kanë qenë emrat që janë përmendur nga gazetari Nebil Çika të ftuar në ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj në Report Tv si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.
-
VIDEO
Gjendet 46-vjeçari,mbërrin me këmbët e veta në shtëpi/Motra zbulon të vërtetën në‘Pa Gjurme’
Humbi kontaktet 8 ditë më parë gjendet Elderin Zamaku. Lajmin e konfirmon për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e motra Miranda Zamaku, e cila tha se 46-vjeçari është kthyer në banesën e tij në Rrëshen mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 05:00 ’Vëllai ka mbërritur në Shqipëri, tashmë e kemi gjallë. Në orët e para kishte shkuar me këmbët e veta në shtëpinë tonë në Rrëshen. Është i vetëm se ne të gjithë jemi jashtë vendit. Dua t’ju falenderoj pa masë, për të gjitha çfarë bëtë’- u shpreh e emocionur motra I riu nga Rrësheni ndodhej në fshatin Makrohori të Verias, kur humbi gjurmët. Ai takoi për herë të fundit të motrën e tij Liljanën, në shtëpinë e saj për t'i kërkuar cigare dhe më pas u largua pa lënë asnjë gjurmë. Një ditë më parë në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ një dëshmitar tha gjatë transmetimit live se Elderini ishte kapur nga policia mbrëmjen e datës 23 korrik në Kapshticë dhe se ishte kthyer në Shqipëri. Përgjatë gjithë këtyre ditëve ai kishte qëndruar në qytetin e Durrësit, pa njoftuar askënd. Po sipas të njëjtës dëshmi i riu që jetonte i vetëm ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore. Dëshmitari premtoi se do të siguronte një foto të 46-vjeçarit, foto nga e cila dallohej qartë imazhi i të riut brenda banesës së tij. 46-vjeçari kishte probleme të vazhdueshme psikologjike, ndërsa së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë. Ndarja nga jeta e babait 15 vite më parë shkaktoi një dhembje të madhe tek ai,humbjen e të cilit nuk e përballoi dot. Që prej asaj kohe nisi të kurohej me ilaçe për shkak të gjendjes depresive që kaloi edhe pas ndarjes nga kjo jetë të nënës, me të cilën ishte mjaft i lidhur.
-
VIDEO
Hapet ura e Kroacisë 2.4 km e gjatë që do të transformojë udhëtimin në Ballkan! Mbi 438 mln dollarë
Duke filluar nga dita e sotme ura e Peleshac e Kroacisë i krijon udhëtarëve mundësinë të shmangin disa pika të kontrollit kufitar. Përaqfërisht me një strukturë 2,4 kilometra e gjatë, një nga projektet më ambicioze të këtij lloji që kur Zagrebi shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në 1991-shin, do të transformojë udhëtimin në Ballkan
-
VIDEO
Gjendet Elderin Zamaku mbërrin me këmbët e veta në shtëpi/ E motra zbulon të vërtetën në ’Pa Gjurmë’!
Humbi kontaktet më 17 maj në Greqi gjendet Elderin Zamaku. Falë dëshmisë që mbërriti në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV zbulohet vendndodhja e 46-vjeçarit në Shqipëri. Puntatën e kësaj të mërkure dëshmitari solli në redaksinë e programit foton e Elderin Zamakut.
-
VIDEO
Digjet një stallë bagëtish në Lezhë! Dëme të mëdha materiale
Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Sheher të Lezhës. Nga flakët u rrezikuan edhe banesa por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur neutralizimi i zjarrit.
Sipas familjarëve është shkaktuar dëm i madh material pasi në stallë ka pasur ushqim për bagëtitë me vlerë 5 milion lekë, ndërsa shkaqet e këtij zjarri mbeten te paqarta.
-
VIDEO
Aksidentohet autoboti me gaz në rrugën e Kombit, mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys
Një autobot me gaz është aksidentuar pasditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në segmentin ku ndahet rruga me Peshkopinë ku mjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë. Në vendgjarje ndodhen zjarrfikesit dhe policia, nuk raportohet për të lënduar.
-
VIDEO
Ekzekutoi Saimir Jakun, vrasësi me pagesë Dorjan Keqi hesht para hetuesve! Refuzon të zbulojë kush janë porositësit
Ndonëse kanë kaluar me shumë se 24-orë nga ndalimi i tij, Dorjan Keqi i dyshuar për vrasjen e ish-Drejtorit të OST për Veriun Saimir Jaku dhe plagosjen e shtetasit Gjergj Prenga, nuk ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij.