• VIDEO

    Gjendet Elderin Zamaku/Familja e kërkon në Greqi, i riu mbërrin në Rrëshen

    Elderin Zamaku 46-vjeçar, kishte humbur kontaktet me familjarët që prej datës 17 maj të këtij viti. 3 ditë pasi kishte shkuar si emigrant në Greqi, ndërsa ishte vendosur në fshatin Makrohori të Verias, humb gjurmët. 46-vjeçari nga Rrësheni për herë të fundit takoi të motrën e tij Liljanën, e cila jeton  po në të njëjtin fshat bashkë me familjen. Ai shkoi atë natë në shtëpinë e saj për t'i kërkuar cigare dhe më pas u largua pa lënë asnjë gjurmë. Në shtëpinë ku ai jetonte i vetëm kishte lënë sendet personale, ndërsa ka marr vetëm pasaportën. Pas denoncimit që familjarët bënë në policinë greke nuk rezulton që Elderini të ketë kaluar kufirin. Ai nuk mbante telefon me vete, gjë e cila e bën edhe më të vështirë lokalizimin e tij. 46-vjeçari kishte probleme të vazhdueshme psikologjike, ndërsa së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë. Ndarja nga jeta e babait 15 vite më parë, shkaktoi një dhembje të madhe tek Elderini, i cili e kishte të vështirë ta përballonte. Që në atë kohë ai nisi të kurohej me ilaçe për shkak të gjendjes depresive që kaloi. Gjendje e tij u rëndua edhe më shumë kur 3 vite më parë humbi nga kjo jetë edhe nënën e tij, me të cilën ishte mjaft i lidhur. Vitet e fundit Elderini jetonte me të vëllanë në Rrëshen, ndërsa largohej shpeshherë nga shtëpia, por me ndihmën e uniformave blu është kthyer disa herë në banesë. Djali i katërt nga 5 fëmijët e familjes Zamaku e njihte mirë Greqinë, pasi emigrimin ai e kishte provuar që në moshën 18-vjeçare. Por largimi i fundit i tij, ndërsa kanë kaluar plot ditë i ka vënë në alarm familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e emisionit' Pa Gjurmë', për gjetjen e 46-vjeçarit.

     

  • VIDEO

    Rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive, Bardhi në Report Tv: Asnjë surprizë! Nuk do të bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar

    “Asnjë surprizë! Nuk shikoj se do të bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar.” Kështu e komentoi Gazment Bardhi rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive me “Partinë e Lirisë”. Sipas Bardhit, ndryshimi i emrit nga LSI në Partia e Lirisë nuk do të ketë ndikim në frymën opozitare që supozon Meta të sjellë pasi mungon në vend.

  • VIDEO

    'Lali na mbytën turistët”, Veliaj tregon ankesën e çuditshme në telefon: Para 7 vitesh nuk e mendoja këtë

    Mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj e nisi me një batutë për ardhjen e turistëve të shumtë në kryeqytet. Ai rrëfeu për një mesazh që i kishte ardhur në telefon, ku i ankoheshin për numrin e lartë të turistëve në Tiranë.

    “Mjafton të kalosh në sheshin Skënderbej për të parë grupet e turistëve, për të cilët para 7 vitesh nuk e mendoja kurrë se do të vinte dita që do merrja ankesa. Në Ëhatsapp njerëzit më thonë “Lali, na mbytën turistët, nuk dalim dot nga shtëpia”. Por, ky është një nga ato problemet e mira, që zgjidhen. Sigurisht, Tirana mund të jetë e ngarkuar prej turistëve, por është super biznes sepse punojnë hotelet, punojnë restorantet, punojnë dyqanet, punojnë klubet dhe taksitë, një zinxhir i tërë i lidhur me industrinë e mikpritjes”, tha Veliaj.

  • VIDEO

    Zjarri në Orosh të Mirditës, ndërhyet me helikopter, rrezikohen 3 banesa

    Vijon të jetë aktiv dhe me intensitet të lartë zjarri në pyllin me pisha dhe lisa në fshatin Ndershen të Njësisë Adiminstrative të Oroshit në Mirditë.

  • VIDEO

    Aksident në Berat, autobusi përplaset me motorin pranë Terminalit, një person i plagosur

    Autobusi me traga AA204 UK teksa ishte duke hyrë për në terminal , një i ri me motor është përplasur me prapakolpin e autobusit. Goditja ka qenë tepër e fortë, saqë drejtuesi i motorit ka ‘fluturuar’ disa metra larg.

  • VIDEO

    Vlorë/ Rrezikonin pushuesit teksa bënin manovra të rrezikshme me ‘Jet ski’! E pësojnë keq 2 pronarët

    Dy persona janë gjobitur dhe i janë bllokuar mjetet lundruese pasi po kryenin manovra të rrezikshme  me mjete lundruese të llojit “Jet ski”, duke rrezikuar pushuesit.

  • VIDEO

    Atentati me një të vrarë në Milot, pamjet filmike dërgohen për ekzaminim! Ylli Brahimi pritet të merret në pyetje

    Pamjet filmike të kamera të sigurisë në zonë, janë e vetmja shpresë për hetuesit që mund të ndihmojë në zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Proçi dhe u plagos Ylli Brahimi. DVR e kamerave të sigurisë në banesën e Brahimit është dërguar për ekzaminim të specializuar në Tiranë, pasi mendohet se këto kamera e kanë filmuar sulmin me armë, por nuk janë arritur të hapen nga hetuesit

  • VIDEO

    Hapet shkollë e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë! Të parat, 2 klasa të dhjeta për 25 nxënës që nuk dëgjojnë

    Këtë vit shkollor për herë të parë do të ketë shkollë të mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë. Nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin program të orientuar në dy fusha kryesore, teknologji dhe TIK.

  • VIDEO

    Zv.ministri i Energjisë: Do të furnizojmë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike

    Kriza energjetike ishte një nga pikat kyçe të takimit të kabineteve të tre shteteve në Tiranë. Fokusi ka qenë se si të rrisin kapacitetet energjetike mes vendeve. Zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja tha se deri në shtator do të bëhet gati plani i shfrytëzimit të burimeve respektive të shteteve për të garantuar energjinë brenda rajonit, dhe për këtë po shikohet mundësia e planeve të përbashkëta të investimit. 

     
  • VIDEO

    Berisha Non grata nga dy superfuqi, Meta: Mos më pyesni më për këtë! Nuk ka shkelur ligjet e SHBA-ve ndryshe nga Rama

    Drejtuesi i Partisë së re të Lirisë, Ilir Meta është pyetur sa i përket shpalljes non grata të Berishës. Ai është shprehur se Berisha nuk ka shkelur ligjet e SHBA-ve ndryshe nga Rama.

     
  • VIDEO

    Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lezhë-Milot! Plagosen 3 persona

    Një aksident i trefishte ka ndodhur në aksin rrugor Lezhe-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrillës.

  • VIDEO

    Zjarret në vend, në Selenicë digjet një banesë dhe 300 rrënjë ullinj! Në Berat banorët i vënë flakën mbeturinave, zjarri del jashtë kontrollit (VIDEO)

    Prej disa ditësh në fshatin Lezhan, në bashkinë Selenicë për shkak të një zjarri i cili është shuar sot, janë djegur 25 ha shkurre si dhe 300 rrënjë ullinj

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv