• VIDEO

    Fshehu shpenzimet e bixhozit dhe falsifikoi faturat e objektit të dhënë me qira, Prokuroria e Durrësit merr të pandehur ish kreun e Prokurorisë Tiranë, Petrit Fusha

    Prokuroria e Durrësit merr të pandehur ish-kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fushën për deklarim të rremë pasurie, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta. Petrit Fusha dha dorëheqjen pak para se ti nënshtrohej vettingut

  • VIDEO

    Porti i Durrësit pikë hyrëse për kalimin e kokainës! Raporti i Global Initiative: Investime të rëndësishme, por goditen ‘të vegjlit’! Porti i riskuar nga grupet kriminale

    Një raport i Global Initiative për Krimin e Organizuar, e konsideron Portin e Durrësit si rrugë kalimi të kokainës. I përfshirë në studim në mesin e nëntë porteve në Ballkan ku trafikohen lëndë narkotike që mbërrijnë nga vendet e Amerikës Latine, Global Initiative e konsideron të vogël Portin e Durrësit, por me një peshë të madhe sa i përket ndikimit tek grupet kriminale. Duke përmendur investimet e kryera në teknologji të lartë skanimi dhe kamerash sigurie, raporti nuk lë pa përmendur edhe pjesët e dobëta.

  • VIDEO

    Turizmi në Shqipëri, operatori turistik në Report Tv: Për aq kohë sa do të ketë krizë, do të ketë më pak pushues

    I ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, operatori turistik Kliton Gërxhani  thotë se shifrat e raportuara lidhur me numrin e turistëve që kanë vizituar vendin duhen interpretuar, pasi duhen marrë parasysh dhe partnerët e tjerë, si për shembull pronarët e hoteleve, të cilët janë ata që raportojnë  të dhënat reale.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Report Tv zbulon dokumentin: Autoriteti i Dosjeve informon Kuvendin se presidenti Ilir Meta rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    Report Tv ka siguruar dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Autoriteti i Dosjeve kërkon që të ndryshojë ligji dhe të verifikohen politikanët që dolën të pastër në Komisionet në vitet '90.

    • VIDEO

      Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Shijon të Elbasanit, në rrezik disa banesa

      Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Shijon, në zonën e Kërrabës, Elbasan.

      Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe aktualisht rrezikohen disa banesa të cilat ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët.

      Ndërkohë, raportohet se zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të bërë të mundur izolimin e flakëve, gjithashtu po kërkohet dhe ndërhyrja nga ajri.

      Deri më tani, situata paraqitet e përkeqësuar.

      •  
    • VIDEO

      Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK

      Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, ndërsa ende nuk dihet arsyeja

    • VIDEO

      U arrestua një ditë më parë, ish-efektivit të RENEA-s i gjenden edhe armë të tjera në shtëpinë me qira në Tiranë

      Në banesën e marrë me qira të ish-efektivit të RENEA-s Remal Radës i cili u arrestua një ditë më parë, janë gjetur edhe armë të tjera

    • VIDEO

      Përplasen dy motoçikleta në aksin Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur

      Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, pasi janë përplasur dy motoçikleta

    • VIDEO

      Historiku i Arkivave Shqiptare

      Bido u shpreh se edhe pse Arkiva e Shtetit u krijua shumë më vonë se arkivat e vendeve të tjera ajo arriti të grumbullonte një pjesë të mirë të dokumentacionit. “Kemi një histori të vonuar të arkivave, çka pasqyron dhe procesin tonë të shtet ndërtimit që nuk ka qenë një proces linear. Duke bërë një analogji me kompleksin e ndërtesave që shohim në Washington D.C, godina e arkivit është bërë para se të bëhej Shtëpia e Bardhë , para se të bëheshin departamentet e tjera, ndërkohë që në Shqipëri ky proces zgjati në kohë dhe arkivi është themeluar shumë vonë ,pas Luftës së Dytë botërore , pavarësisht se ka pasur tratativa edhe gjatë periudhës së Mbretërisë së Zogut, ka pasur një draft-ligj që nuk të materializua, nuk u kthyer kurrë në ligj. Arkivi është themeluar në vitin 1949, shumë vonë në krahasim me arkivat e tjera, por që arriti të grumbullonte një pjesë të mirë të dokumentacionit që ndodhej në institucionet shtetërore të kohës qoftë dhe në individët e kohës”, u shpreh Bido. Bido tha se një nga pasuritë më të mëdha që ka në Arkivin e Shtetit është Kodiku i Beratit, ndër trashgimitë më të rëndësishme kombëtare e botërore. “Dokumenti më i vjetër që ruajmë është Kodiku i Beratit, një pasuri unikale botërore, një nga pesë Kodikët më të Vjetër Perandorak. Në listën e trashgimisë botërore e UNESCO. Njëherazi është Bibla më e vjetër e dixhitalizuar në Bibliotekën e Kongresit SHBA-ve dhe UNESCO-s Kongresin Është një pasuri e rrallë e Arkivit Shtetëror. Prej viteve 1970 pasi u gjet në Berat ku ishte ruajtur me zell dhe fanatizëm ndër shekuj, i përket shekullit të 6, dhe përbën pasurin më të rëndësishme. Është dorëshkrimi më i rrallë që kemi dhe është e pamundur ta ekspozuar këtë Kodik në mënyrë të vijueshme. Hera e fundit që është ekspozuar është në vitin 2018.”, tha Bido.

    • VIDEO

      Berisha zotohet: Nëse PD vjen në pushtet, njeriu i parë që do shpallet non-grata do jetë Soros

      Berisha ka komentuar sërish shpalljen 'non grata' nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA duke hedhur sërish akuza se pas tyre fshihet George Soros. Në takimin me intelektualë, u zotua se nëse vjen PD në pushtet, njeriu i parë që do të shpallë non grata është George Soros dhe djali i tij.

       
    • VIDEO

      Deputetja Xhixho në Report Tv: Në shtator do të kemi aksion agresiv politik kundër Edi Ramës

      Deputetja Erisa Xhixho ka folur në “Studio Live” nga Arbër Hitaj për rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive duke bërë me dije se në shtator do të ketë agresion aktiv politik kundër Edi Ramës.

    • VIDEO

      Vdes në Tiranë 'mbreti' polak i tregtisë së armëve! Trafikoi armë nga Shqipëria me gruan e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla! Shqiptarja.com zbuloi skandalin

      Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 është ndarë nga jeta në Shqipëri. Mediat polake shkruajnë se ai ka vdekur në Tiranë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga INTERPOL! Ai ishte ortak në disa kompani me gruan e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, i cili pasi Shqiptarja.com zbuloi skandalin dha dorëheqjen. 

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv