• VIDEO

    Sheshi ‘Skënderbej’ mbushet plot për koncertin e madh!

    "Ne kemi fatin dhe mundësinë të jetojmë në të përpjetën drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj natyral, nën qiellin e Europës së Bashkuar", ishte video-mesazhi i kryeministrit Edi Rama nga festa në sheshin Skënderbej. 

    • VIDEO

      Video-mesazhi i presidentit Bajram Begaj në koncertin e madh: Nëse punojmë së bashku, do t'i përballojmë të gjitha vështirësitë

      Presidenti Bajram Begaj ka përgatitur një video-mesazh për qytetarët shqiptarë që janë mbledhur në shesh për të ndjekur koncertin e madh që u organizua për rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe për çeljen e negociatave. Begaj tha se është i bindur që do të kemi shumë vështirësi, por vetëm falë punës do arrijmë t'i përballojmë dhe të zhvillojmë vendin tonë.

       
    • VIDEO

      Aksident në aksin Kukës-Morinë, përmbyset kamioni, po transportonte pllaka, plagoset drejtuesi, devijohet kalimi në urë

      Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku një kamion i ngarkuar me pllaka me  targa AA 782 UB është përmbysur në autostradën e Kombit, në aksin Kukës-Morinë.

    • VIDEO

      Mesazhi i Ramës nga sheshi Skënderbej: Shqipëria e ka vendin e saj nën qiellin e Europës së bashkuar

      Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për qytetarët nga sheshi 'Skënderbej' ku po bëhet festa e madhe në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe çeljen e negociatave me BE. 

      “Çfarë dite! Çfarë mbrëmje!

      Një shekull më parë, në 28 korrik të vitit 1922, Shqipëria u lidh me Shtetet e Bashkuara, nëntë ditë më parë rruga e Shqipërisë u lidh zyrtarisht, pa kthim, me atë të Europës së mohuar me shekuj!

      Imagjinojeni vetëm për një çast motra dhe vëllezër, vetëm për një çast: As prindërit tanë, as gjyshërit tanë, as stërgjyshërit e katragjyshërit tanë, asnjëherë shqiptarët përpara nesh nuk e patën fatin dhe mundësinë tonë! Fatin dhe mundësinë e zgjedhjes së lirë të destinacionit të tyre, edhe pse, qysh prej Gjergj Kastriotit ëndrra e vrarë, e plagosur, e dhunuar, e mohuar, e të tërë brezave para nesh vinte nga dielli që lind andej nga perëndon! Ata mbijetuan në tatëpjetat e perandorive dhe regjimeve që nuk i zgjodhën vetë, ndërsa ne kemi fatin dhe mundësinë të jetojmë në të përpjetën drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj natyral, nën qiellin e Europës së Bashkuar.

      Nisja zyrtare e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian është vetëm fundi i fillimit të një rruge tejet sfiduese, por të duhur, të lodhshme, por të bukur, të gjatë, por aspak të vetmuar. Nga vendi më i vetmuar, më i prapambetur, me i varfër i kontinentit, ne sot, jemi jo ku e ku më të zhvilluar e më pak të varfër se sa vetëm tre dekada më parë, po jemi më shumë se asnjëherë më parë në këto tre dekada, të mbrojtur nga çdo rrezik, në mes të dy aleatëve tanë të mëdhenj strategjike, SHBA e BE, dhe të respektuar nga çdokush në arenën ndërkombëtare, si një vend i vogël, por me karakter dhe dinjitet.

      Shqipëria në krye të OSBE, Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ne tryezën e negociatave për anëtarësim, Shqipëria bazë ajrorë dhe së shpejti edhe bazë detare e NATO-s, Shqipëria në krye të procesit të transformimit të rajonit nga një zonë lufte e konfliktesh, në një zone paqeje e zhvillimi ekonomik, të gjitha këto zhvillime të këtyre viteve më të fundit, që jo prindërit e gjyshërit tanë, po as shumëkush prej nesh as që i imagjinonte dot deri para disa vitesh, kur Shqipëria kishte humbur busullën dhe çdo dinjitet ndërkombëtar!

      Po sigurisht, në rrugën për të ardhur deri këtu, përveç rolit tonë vendimtar në këto vite, ka pasur edhe plot kontributorë të tjerë, duke nisur nga ata që dolën në rrugë me thirrjen, "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!", deri tek çdokush që e vendosi një gur në këtë mur që kemi ngritur gjer më sot me mund e me durim të madh e mbi të gjitha me vizion të qartë për Shqipërinë. Por lartësia ku e kemi ngjitur sot Shqipërinë, na tregon edhe se sa poshtë ishim kur u nisëm, po edhe se sa rrugë e përpjekje ka akoma për të arritur majën e ëndërruar për 500 vjet me radhë.

      Kini besim! Kini besim motra e vëllezër se ajo majë do të jetë e jona, sepse e jona është barra që historia na caktoi për ta ngjitur flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në atë majë, i yni është misioni i garantimit të pakthyeshmërisë së rrugës së modernizimit të Shqipërisë, tonat janë edhe dhimbjet e kësaj të përpjete, ku rrëshqitjet e rrëzimet janë të pashmangshme, po ku i pashmangshëm është edhe triumfi i drejtësisë!

      Ndjehuni mirë sonte, ndjehuni mirë çdo ditë më tutje, sepse më e fortë Shqipëria s'ka qenë kurrë, më të fortë se sot shqiptarët në Shqipëri e në këtë rajon s’kanë qenë kurrë, falë pa diskutim edhe dy kokave të shqiponjës së miqësive tona, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Ndjehuni të sigurt në të ardhmen dhe të motivuar të punojmë çdo ditë e më shumë që ajo të bëhet sa më parë e sotmja e Shqipërisë së fëmijëve tanë! Dhe mbi të gjitha ndjehuni krenarë për Shqipërinë dhe për flamurin më të bukur në botë, sepse sot flamuri ynë është në mes dy të tjerëve, që janë mishërimi i lirisë, i demokracisë dhe i fuqisë për të shkuar çdo ditë të sigurt përpara!

      Zoti i bekoftë këta flamuj!

      Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë! ", ishte videomesazhi i Ramës.

    • VIDEO

      Ndryshimet në qeveri, Tabaku kundër shkarkimit të Ahmetajt: A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve?

      Deputetja e PD, Jorida Tabaku foli jashtë Kuvendit në përfundim të seancës parlamentare për votimin e ndryshimeve në qeveri. Ashtu si kolegët e saj të opozitës, Tabaku kritikoi Lindita Nikollën që rrëzoi kërkesën për debat duke thënë se kishin frikë nga akuzat për inceneratorët.

      “Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë.

      E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. Ashtu siç dinë të bëjnë e përdorin Parlamentin si noter”, tha Tabaku.

    • VIDEO

      100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe çelja e negociatave/ Koncerti i madh sonte në Tiranë, artistët që do të performojnë në sheshin 'Skënderbej'

      Në koncertin që do të mbahet sot në sheshin Skënderbej do të jenë të ftuar shumë artistë të dashur për publikun shqiptar. 

    • VIDEO

      Koncerti në sheshin ‘Skënderbej’, Marsela Çibukaj: Do ketë surpriza! Do sjellë një nga këngët e Vaçe Zelës! Të gjithë duhet të jenë aty

      Këngëtarja e njohur Marsela Cibukaj ka folur për koncertin që do të mbahet në sheshin Skënderbej për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe celjen e negociatave në BE. Në një intervistë për “Studio Live” nga Arbër Hitaj dha detajet duke thënë se do të perfomojë hitet e saj por do të sjellë edhe këngët e Vace Zelës.

       
    • VIDEO

      Ndërtuesi në Shqipëri trafikant droge në Spanjë, SPAK sekuestron 23 prona të biznesmenit me 2 emra Anton Gjinajt! DEA solli provat

      23 prona të biznesmenit Anton Gjinaj, (Pashuk Gjinaj) janë sekuestruar nga SPAK. Gjinaj rezulton i dënuar në Spanjë në 2010 me 8 vite e 9 muaj burg. Mes pasurive të bllokuara me vlerë miliona euro edhe 6 biznese! Aktualisht Anton Gjinaj po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër

    • VIDEO

      Berisha jashtë Kuvendit: Nëse do hapej debati, do paraqisnim dokumenta për aferat korruptive

      “Në Parlamentin e monizmit të plotë, Edi Rama shkelmon rregulloren e cila në nenin 110 të saj sanksionon debatin Parlamentar për programin, por edhe për përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sot ndryshon përbërja e Këshillit të Ministrave dhe në çdo Parlament në botë, përveç Parlamentit të monizmit të plotë do të bëhej debat. Këtë e ka të qartë Edi Rama, por ai bën çdo lloj manovre dhe çdo lloj përpjekje për të mbuluar faktin se ai, Rama, është padrino i Arben Ahmetajt. Ia thash edhe në Parlament, vish çdo lloj xhakete, por qyrkun e hajdutit nuk e heq dot kurrë nga shpina. Kjo është e vërteta. E vërteta është se ai ka firmosur në shkelmim të ligjeve të vendit dhe vetëm e vetëm për të vjedhur. Kontratë me negociata të mbyllura që s’mund të firmosej kurrë nga një kryeministër që do të zbatojë ligjin. 

    • VIDEO

      Shpërthim me lëndë plasëse në një servis makinash në Tiranë, flet pronari: Shkak, konkurrenca

      Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një servis makinash në pronësi të shtetasit Ronaldo Peti në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë. Policia njofton se për pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihen ende autorët

      • VIDEO

        Alibeaj dhe Berisha në një mendje, të dy kërkojnë të hapet debati në parlament: Rama çdo xhaketë të veshë e zhveshë, nuk e heq qyrkun e vjedhësit

        Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha janë bashkuar në këtë seancë parlamentare dhe të dy kërkojnë që të hapet debati ndërsa pritet të miratohen ndryshimet në qeveri.

         
      • VIDEO

        Përfshihet nga zjarri zona kodrinore në Qafën e Lalarit, digjen ullishtet! Pranë vatrës ndodhen disa banesa

        Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë kodrinore në vendin e quajtur Qafa e Lalarit. Aty ka të mbjella ullishte ndërsa pranë vatrës së zjarrit ka edhe banesa. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Patosit dhe Albetrolit që po punojnë për shuarjen e flakëve.

        •  

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv