-
VIDEO
Balluku: Ky nuk është moment për ta përdorur politikisht, është shqetësim i thellë për qytetarët dhe partnerët
Balluku sqaroi në komunikimin live, përpos falënderimeve bëri me dije se do kryhet një hetim i thellë i sulmit kibernetikë.
'Faleminderit shumë Kevin. E përsëris falënderimin, i cili në këto momente të vështira prezenca e skuadrës së DART të Microsoftit, ka qenë jetike për ne. Padyshim ne kemi djem dhe vajza të cilët janë thellësisht të përgatitur, kjo ka qenë një nga vlerësimet që kemi marrë si nga Jones Group, që gjej rastin që ti falenderoj edhe ata për mbështetjen që na kanë dhënë gjatë kësaj periudhe të vështirë, por edhe një vlerësim që ka ardhur nga skuadra e Microsoftit. Në stafet e AKSH-it gjenden vajza dhe djem të aftë të cilët mund të përballojnë padyshim sfida të tilla. Por, nga ana tjetër ashtu siç thamë bëhet fjalë bëhet fjalë për një atak masiv dhe një agresion të vërtetë kibernetik, i cili edhe kur i kemi pyetur specialistët kanë thënë që ka qenë nga një grup i mirëstrukturuar hakerash dhe jo një haker amator siç mund të thuhej. Megjithatë unë do të desha të bëja thirrje për të gjithë ata të cilët kanë vendosur që të komunikojnë publikisht idetë dhe mendimet e tyre. Në situata të tilla do të ishte shumë më mirë që të prisnim atë që edhe znj.Karçanaj tha, një hetim të thellë të të gjithë këtij sulmi kibernetik, i cili po bëhet nga agjencitë përkatëse dhe që pas raportit padyshim do të jetë një raport që për aq sa do mundemi do të bëhet transparent, pasi ka dhe pjesë në sulmet kibernetike, ashtu siç thamë dhe sot që mungesa e gazetarëve në sallë vjen për shkak të kërkesës që Microsoft na ka bërë, duke qenë se ka një shkallë të sekretimit të të gjithë procesit, i cili nuk mund të bëhet transparent në këto momente. Megjithatë gjithçka që do të mund të bëhet transparente pas hetimit të plotë të këtij agresioni, ne do ta bëjmë me shumë kënaqësi. Deri në atë moment për të mos patur dezinformim të qytetarëve apo qoftë dhe të punonjësve të administratës, të cilët janë të shumë dhe janë përballur më këtë situatë, do të ishte mirë të ishim të kujdesshëm në gjithçka themi dhe në gjithçka marrim përsipër për të pasur parasysh që teknologjia ndryshon, nga çfarë aplikohet sot në AKSH, apo çfarë aplikohet në vendet e tjera apo çfarë diturie apo dijeni mund të kenë të gjithë ekspertët, ky nuk është një moment për të shprehur apo për tu përdorur politikisht, ky është një moment i cili ka prekur shqiptarët dhe ashtu siç e thashë në fillim të fjalës sime, ka shqetësuar padyshim edhe partnerët, pasi Shqipëria është vënë në shënjestër dhe ky atak ka krijuar një sërë problematikash. E rëndësishme është dhe është kjo diçka për tu shënuar në gjithë procesin që vetëm në 4 ditë kemi pasur rikthim të më shumë se 98% të shërbimeve dhe siç znj.Karçanaj e përmendi një pjesë e mirë e këtyre shërbimeve po rikthehen.
-
VIDEO
Kryebashkiakja e Dimalit në SPAK për një mur rrethues, zbardhet vendimi i gjykatës Berat në favor të familjes Baho: Bashkia ta prishw me shpenzimet e saja
Muri rrethues në pronën e familjes Baho, i ndërtuar në mënyrë abuzive sipas Gjykatës së Beratit, do të jetë shkaku që kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj të hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjithçka nisi në vitin 2020, kur Petrit Baho nga fshati Poshnje i Dimalit paditi bashkinë se ka ndërtuar një mur pa leje, duke cenuar banesën e tij.
-
VIDEO
Zjarr në malin Shushicë të Elbasanit, digjet një sipërfaqe pyjesh! Zjarrfikësit në vendngjarje
Zjarr në malin ligat i njësisë administrative të Shushicës, aktualisht janë djegur pyje dhe dushqe.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të bërë izolimin e flakëve, ndërsa mësohet se nuk rrezikohen banesat.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha në Mimias të Beratit, në rrezik disa banesa, flakët afër shtyllës së tensionit, shkrumbohen plantacionet me vreshta
Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar kodrën e fshatit Mimias në periferi të Bashkisë së Berat. Zjarri ka filluar nëpër shkurret dhe ferrat dhe më pas, i favorizuar nga era ka vijuar në plantacionin e drurëve frutor. Zjarri ndodhet shumë pranë shtyllës të tensionit të lartë si dhe disa banesave.
Raportohet se forcat zjarrfikëse po përpiqen për ta vënë në izolim që flakët mos të depërtojnë në lagjen e banuar. Mësohet se zjarri deri në këto momente ka vijuar në plantacionin me vreshta, pavarsisht ndërhyrjeve.
-
VIDEO
Atentatet mafioze/ Artan Rexhepi për Report TV: Policia duhet të ketë akses tek zyrat e aleat
-
VIDEO
Ishin vendosur pa leje, hiqen 130 çadra dhe shezlongë në plazhin e Gjipesë! Nën hetim 4 persona
130 çadra dhe shezlongë të cilët ishin vendosur pa leje janë hequr në plazhin e Gjipesë
-
VIDEO
Situata e zjarreve në vend, Ministria: 2 vatra aktive në Mirditë dhe Kurbin, 15 të tjera u izoluan
Në 24 orët e fundit, duket se situata e zjarreve në vend është nën kontroll, ku aktualisht raportohet për 2 vatra zjarri aktive, konkretisht në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë dhe në fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.
-
VIDEO
Rana e Hedhur në rrezik, punimet në rrugë shkëpusin gurtë dhe shkëmbinjtë, pushuesit në rrezik
Rana e Hedhur, zona e mbrojtur monument natyre është në rrezik serioz nga rënia e gurëve dhe shkëmbinjve të cilët kanë nisur të shkëputen nga mali për shkak të punimeve për ndërtimin e rrugës “Shëngjin-Velipojë”.
-
VIDEO
23 pasuri të sekuestruara biznesmenit trafikant heroine, GJKKO: Subjekt i ligjit ‘Antimafia’, mund të tjetërsoheshin! Gjinaj trafikoi drogë më vlerë 2 mln euro
Zbardhet vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit Anton GJINAJ. Sipas gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt I ligjit antimafia. GJKKO thotë se ka dyshime se pronat mund të tjetërsoheshin!
-
VIDEO
Muzikë të lartë dhe deri në orët e vona të natës në Vlorë, 3 administratorë lokalesh dhe 1 DJ vihen nën hetim
4 persona janë vënë nën hetim pasi shkelën orarin e lejuar për vendosjen e muzikës së lartë në ambiente të hapura dhe në zonat turistike.
-
VIDEO
Tregtonte ilaçe kontrabandë që i mbante në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë! Nën hetim klientja
Një 52-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, që i mbante në banesë
-
VIDEO
Policia aksion në bregdetin e jugut! Gjobiten 25 drejtues të mjeteve lundruse ,5 ‘jet ski ‘ të bllokuara
Gjatë gjithë muajt korrik janë zhvilluar kontrolle me qëllim sigurinë e pushuesve. Si rezultat, janë gjobitur me nga 10 mijë lekë 25 drejtues të mjeteve lundruse, të cilët duke kryer manovra të rrezikshme dhe në zonat e ndaluar kanë vënë në rrezik sigurinë e pushuesve të bregdetit të s, ku madje janë bllokuar dhe 3 mjete lundrusese, kryesisht të llojit “Jet Ski”.