• VIDEO

    Babëzia pushton “Pemën e Thatë” në Ksamil, ndërhyn policia, shkulen qindra çadra

    Policia e Sarandës ka intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil.

  • VIDEO

    Vrasja në Fushë-Krujë, të rinjtë e kuptuan që po ndiqeshin, njëri prej tyre telefonoi nënën dhe motrën! Shumë të larguar jashtë vendit 1 javë para atentatit

    Viktimat e masakrës së Fushë Krujës, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, e pikasën makinën që ditën e ngjarjes i kishte ndjekur gjatë lëvizjeve të tyre. Këtë shqetësim ia ka shprehur familjarëve të tij Diklen Vata. Në dëshminë dhënë para hetuesve, motra dhe nëna e tij deklaruan se i kishte marrë në telefon dhe u kishte thënë se dikush po i ndiqte, por asgjë nuk bënë për të parandalur ngjarjen e rëndë.

  • VIDEO

    'Politika e vjetër, e shëmtuar shkoi deri në Bruksel' Tabaku: Rama sot duhet të ishte me kokën ulur

    Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Jorida Tabaku ka deklaruar se sipas saj Rama sot duhet tw ishte me kokwn e ulur.

    Gjatë një konferencë për mediat, deputetja demokratike theksoi se “rolin e vetëm që është luajtur nga shtatorin e këtej e ka pasur Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku pjesë ishte opozita dhe mazhoranca”.

    Ajo uroi që politika shqiptare të ngrihet mbi sherret politike të ditës dhe të nisë punën për integrimin e vendit në BE.

    'Ky proces është në favor të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm nga fondet, por edhe nga standardet e rritura. Shpresoj shumë që politika shqiptare të kalojë mbi interesin e ditës, mbi sherrin politik të ditës, dhe ta bëjë një proces kombëtar që u takon gjithë shqiptarëve. Është koha të niset puna, gjithë administrata të ngrihet në këmbët dhe më e rëndësishme është që shqiptarë të përfitojnë sa më shumë.

    Mua më vjen keq që kjo politika e vjetër, e shëmtuar ka shkuar deri në Bruksel. Ju premtoj diçka, në emrin tim aq sa fuqi dhe autoritet kam këtu në Këshillin Kombëtar të Integrimit por edhe në Komisionin e Integrimit, të që ka bërë kryeministri shqiptar në 8 vite të shkuara me qarkun e Fierit ose me procesin e integrimit, s’keni për ta parë kurrë nga PD. PD është parti e ngritur mbi aspiratat evropiane. Pak rëndësi ka që arritjet më të mëdhaja janë bërë në emër të procesit të integrimit, ashtu siç besoj edhe kryeministri e di, rolin e vetëm që është luajtur nga shtatorin e këtej e ka luajtur Këshilli Kombëtar i Integrimit, i përcaktuar me një ligj si në të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku opozita ka rolin e saj dhe qeveria të sajin.

    Duhet ta kalojmë këtë çështje, s’ka rëndësi kujt janë meritat. Ka shumë qejf të marrë meritat, kur në fakt sot duhet të ishte me kokën ulur, duhet t’i kërkojmë ndjesë gjithë shqiptarëve që 8 vite më vonë po e marrin ndërkohë që duhet ta kishim marrë në 2013. Si opozitë më intereson mbikëqyrja dhe kontrolli i shtuar që do ketë ky proces.'- tha Tabaku.

  • VIDEO

    Riaktivizohet zjarri në Kepin e Rodonit, kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

    Një zjarr me përmasa të mëdha të shkrumbojë hektarë të tërë me pyje prej dy ditësh në kodrat e Kepit të Rodonit dhe po përparon i favorizuar nga era e fortë.

    Zjarri u fik një herë nga ana e zjarrfikësve por është riaktivizuar sërish sot. Në vendngjarje ndodhet reparti zjarrfikës i Durrësit por është e pamundur shuarja e flakëve ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.

    Aktualisht po punohet me mjete rrethanore por situata është kritike.

  • VIDEO

    Fundjava do të sjellë temperatura ekstreme deri në 42 gradë, meteorologu: I gjithë muaji korrik do të ndikohet nga i nxehti Afrikan

    Moti i nxehtë ka kapluar vendin, fundjava pritet të sjell temperatura deri në 42 gradë C. Në një intervistë për "Sot live ne Shqiperi" me gazetarin Andi kapxhiu, meteorologu Elvi Jahaj, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak,  tha se siç duket i gjithë muaji korrik do të ndikohet nga i nxehti Afrikan.

  • VIDEO

    Sulmet kibernetike në platformat qeveritare, MIA: Betejë 96 orë papushim, po i rikthehemi normalitetit! Rikthehen disa prej shërbimeve

    Agjensia për Media dhe informim ka reaguar në lidhje me betejën kibernetike që po zhvillohet mes ekspertëve të IT të AKSHI dhe partnerëve kundër armikut

  • VIDEO

    Dyshohet se kishte kokainë në 49 arka në kontejnerin e 'Bana King', jepet masa e sigurisë për 20 të arrestuarit

    Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për 20 të arrestuarit në Portin e Durrësit, pasi një kamion të firmës ‘Bana King’, mungonin 49 arka me banane, ku dyshohet se kishte kokainë.  Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest në burg për 9 persona, nën hetim në gjendje të lirë 11 të tjerë. Një nga avokatët e të ndaluarve u shpreh se asnjë nga të ndaluarit s'ka pranuar fajësi dhe se nuk ka fakte.

    •  
  • VIDEO

    Çelja e negociatave, Meta: Ditë e shkëlqyer, është në dorën tonë nëse do zgjasë 5 apo 30 vite!

    Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriurt me BE-në. edhe pse e cilësoi si një ditë shumë të vonuar sërish Meta pohoi gjatë fjalë s së tij se është një ditë e shkëlqyer për vendin tonë.

  • VIDEO

    Rama: Duam të bëhemi kampion në shërbimet digjitale! Po përballemi me një sulm kibernetik nga një vend armik i BE-së

    Në fjalën e tij në konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, kryeministri Edi Rama renditi edhe synimet që ka vendi, pas çeljes së negociatave. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon që të bëhet kampione sa i përket shërbimeve digjitale.

    ‘Do vazhdojmë të luajmë një rol kyç duke mbetur aktiv në ndërtimin e paqes afatagjatë të kontinentin tonë. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme Europiane. Pavarësisht zhgënjimeve tona, BE nuk është thjesht një projekt që do të përfundojë një ditë, por ka dhënë shumë dimensione. Qëllimi ynë është të rrisim konkurencën tonë, të ndërtojmë një shoqëri të drejtë. Në këto kohë sfiduese Shqipëria po kthehet në destinacion për burime të reja energjie. Diversfikimi i energjisë është qëllimi ynë kryesor. Ne kemi shtuar përpjekjet për të siguruar një integrim të plotë në politikën e përbashkët të BE-së për sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi për sigurinë rrugore. Duam të bëhemi kampion digjital për epokën dixhitale. Teksa flasim po luftojmë kundrejt një sulmi kibernetik ndaj një vendi armiqësor Europian.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare, flet ministri i Jashtëm çek Lipavský: Jam i gëzuar që ky çast historik po ndodh në presidencën çeke

    Ministri i Jashtëm çek ka thënë se është i gëzuar që në këtë çast historik po ndodh në presidencën çeke. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropiam

  • VIDEO

    Negociatat/ Rama: BE fati ynë, për këtë në Shqipëri jemi të gjithë dakord! Evropa e bën Ballkanin më të mirë

    Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë. Kjo ishte hyrja e fjalimit të Kryeministrit Rama në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.  

    “Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh por mjaft kohë në luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare. Megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar fare në mendje. Ne në Shqipëri thuajse nuk biem dakord për gjithçka, por ka një gjë që na bashkon: Bashkimi Evropian është fati ynë. Për shekujt na është dashur të jetojmë në perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe, Evropa është zgjedhja jonë e lirë. Ne besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirije, që frymëzon një menysë tjetër të menduari. Evropa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan të Hapur drejt prosperitet”, tha Rama.

  • VIDEO

    Batuta e Ramës: S’e kisha menduar kurrë se do të shikoja njerëz të lumtur në këtë godinë! Ju keni nevojë për ne po aq sa ne për ju

    I vetëdijshëm për sfidat, jo vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Rama e kishte edhe një mesazh për BE.

    “Ne nuk kemi kurrë më të vetëdijshëm për sfidat, për ne dhe për projektin në tërësi. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian. Kjo është koha për një epokë të re. Ne jemi këtu për t’iu kujtuar qytetarëve tuaj pse kjo ka rëndësi edhe për qytetarët tuaj dhe për Evropian.  “Lufta drejt lartësive mjafton për të përmbushur lumturinë e njeriut”. Sot unë jam I lumtur. Zemrat e njerëzve janë të lumtur. Asnjëherë nuk kisha menduar që në këtë ndërtesa do të shikoja kaq njerëz të lumtur. Ne një ditë do të kemi sukses të arrijmë majën e malit dhe nuk do të jemi të detyruar të zbresim sërish”, tha Rama.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv