-
VIDEO
Gjikondi në Report Tv: Negociatat, ogur i mirë! Fjalimi i Ramës hipokrit, duhen vepra jo falje! Berisha e Meta dëmtuan vendin në 30 vite
Ky rrugëtim në BE solli edhe diskutimin paralel i situatës së Shqipërisë në politikën e brendshme dhe jashtë saj. Nisur nga fjalimi i fundit i Kryeministrit mëngjesin e sotëm ku u ngrit flamuri i BE-së, Gjikondi është shprehur se Rama duhet të krijojë një tjetër vizion. Për juristen reforma në drejtësi nuk ëhtë në linjën e duhur pasi vetë SPAK është një zhgënjim shumë i madh.
-
VIDEO
6000 euro për të transportuar sirianë drejt BE-së, goditet grupi kriminal në Dibër! 8 arrestuar, 3 ‘detyrim paraqitje’ dhe 4 të tjerë shpallen në kërkim
8 persona janë arrestuar, 3 të tjerë ‘detyrim paraqitje’ dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi merrnin para për të transportuar emigrantë të paligjshëm drejt BE-së.
-
VIDEO
'Revolta' e opozitës për propozimin francez në Maqedoninë e Veriut, zv. ministri i Drejtësisë në Report Tv: Skeptikët do heqin dorë, bëmë hap historik
Partneri ynë në rrugën drejt BE-së, Maqedonia e Veriut pas çeljes së negociatave ditën e djeshme në Bruksel ka një lloj vizioni edhe pse situata e brendshme brenda vendit nuk është edhe aq e qetë
-
VIDEO
'Unë s'po dal dot nga kjo rrugë', mesazhi i Brilant Martinaj pak ditë para se të vdiste
Brilant Martinaj, vetëm 23 vjeç, i vrarë të dielën e 17 korrikut, njihej për rekorde të shumta kriminale. Por në muajt e fundit kishte arritur ti mbyllte punët me organet e drejtësisë. Pavarësisht kësaj, i riu përveçse ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe njihej për miqësitë me njerëz të njohur, përpiqej të këshillonte të afërm e miq më të ri, që të ecnin në rrugë të drejtë.
“Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dalë dot më nga kjo rrugë”, citohet të ketë thënë Brilant Martinaj pak kohë para se të vritej, me njerëzit e tij të njohur.
-
VIDEO
Gjendet një trup i dekompozuar në brendësi të një pallati të papërfunduar në Vlorë
Gjendet një trup i dekompozuar në brendësi të një pallati të pa përfunduar në qendër të Vlorës pranë sheshit të flamurit.
-
VIDEO
Guardia di Finanza e ndoqi 4 orë në bregdetin shqiptar, gjendet e shkrumbuar në Laç super gomonja me 2 motorë! Dyshohet se kishte sasi të madhe kanabisi
VLORË- Një mjet lundrues kaloi ditën e djeshme në brigjet shqiptare të Vlorës dhe u ndoq për rreth 4 orë nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare. Report Tv mëson se sipas grupit hetimor gomonia kishte në të një sasi të madhe kanabisi. Gomonia ishte e pajisur me 2 motorë dhe ngarkesa ishte e mbuluar.
-
VIDEO
Në ndjekje nga Guardia di Finanza që nga dita e djeshme, gomonia e dyshuar me kanabis gjendet e djegur në Gotull të Kurbinit
Gomonia e cila u ndoq ditën e djeshme nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare e mbuluar është gjetur e djegur në zonën e Shëngjinit.
Gomonia dyshohet se ishte e ngarkuar me kanabis dhe e mbuluar, në kërkim dy skafistët.
-
VIDEO
Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: Janë vënë në kontroll 20 vatra, 10 prej tyre problematike! Vijon puna për shuarjen e flakëve në disa zona
Zjarret në vend kanë prekur disa zona të vendit tonë gjatë këtyre muajve të fundit për shkak të temperaturave të larta. Flakët masive kanë prekur disa zona dhe kanë avancuar duke sjellë humbje të mëdha në toka e bujqësi. Sa i përket kësaj situate, zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici në një deklaratë ka bërë më dije bilancin e shuarjeve të zjarrit në 24 orët e fundit
-
VIDEO
Zbulohet një parcelë kanabisi në Zall-Bastar, arrestohet 48-vjeçari, nën hetim vëllai i tij
Një parcelë kanabisi është zbuluar nga policia e Tiranës, ndërsa në pranga është vënë një 48-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se parcela është zbuluar në fshatin Zall-Bastar.
-
VIDEO
Përplasi çiftin e pushuesve në breg të detit në Jalë, lë qelinë 37-vjeçari
Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergji Priftulit, shtetasit që goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës. Gjykata e Vlorës ka caktuar “Arrest në shtëpi” ndaj 37 vjeçarit. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj, ndërsa prokurore Erida Visoci.
-
VIDEO
Në godinën e kryeministrisë ngrihet flamuri i BE-së, Rama thumbon opozitën: Ndodhet në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së në godinën e kryeministrisë, tha se do kishte dashur që të ishte edhe opozita, por ato janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së.
‘Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, pasi jo gjithçka që është arritur në këtë vulë të gjatë mban vulën e palës sonë, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para.'- tha Rama.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Gjonaj: Na pret një rrugë e vështirë përpara për plotësimin e kapitujve! Opozita s'u ftua, axhenda ishte për qeverinë
Një moment historik e ka cilësuar nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj thotë se pas këtij momenti Shqipëria do të ketë përpara një rrugëtim të gjatë e të vështirë deri në plotësimin e të gjitha kapitujve për tu bërë anëtarë e BE-së me të drejta të plota.