-
VIDEO
Çelja e negociatave, Gjonaj: Na pret një rrugë e vështirë Çollaku: Jo festë
Një moment historik e ka cilësuar nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj thotë se pas këtij momenti Shqipëria do të ketë përpara një rrugëtim të gjatë e të vështirë deri në plotësimin e të gjitha kapitujve për tu bërë anëtarë e BE-së me të drejta të plota. Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka ftuar të gjithë kolegët e mazhorancës që të bashkohen për të plotësuar standardet në mënyrë që të jetë më i shpejtë anëtarësimi i plotë në BE.Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Collaku tha se është e rëndësishme që të mos festohet në këtë moment por që detyra e cdo politikani të jetë integrimi i Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Raporti i DASH mbi trafikun e qenieve njerëzore, Shqipëria dhe Kosova në nivelin e dytë: Nuk plotësojnë standardet minimale për eliminimin e tij
Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2022, që përfshinë vlerësimet për rreth 190 vende të botës.
-
VIDEO
Gomonet humbën kontrollin dhe përplasën pushuesit në bregdet! Policia Kufitare e Vlorës nis aksionin për kontrollin e mjeteve lundruese
Policia kufitare e Vlorës ka nisur aksion për kontrollin e dokumentacionit të të gjitha mjeteve lundruese, që nga motorat e detit deri tek mjete lundruese të shpejta tip skaf apo gomone.
-
VIDEO
Guardia di Finanza nis ndjekjen me helikopter të gomones që kaloi nga brigjet e Vlorës, dyshohet se ka kaluar në Mal të Zi
Guardia di Finanza ka nisur ndjekjen me helikopter të gomones që kaloi nga brigjet e Vlorës. Dyshohet se gomonia ka kaluar nga Greqia drejt Malit të Zi.
-
VIDEO
Zjarret në Lushnje, digjen mbi 45 hektarë ullishte! Zjarrfikësit dhe banorët përpiqen të shuajnë flakët me mjete rrethanore
Flakët e zjarrit kanë përfshirë masivet me ullinj në kodrat e fshatit Dushk. Zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur mbi 30 hektarë ullishte dhe vijon të përhapet akoma. Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve nga Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina, mungesa e rrugëve dhe terreni i thyer nuk lejojnë afrimin e mjeteve me ujë të shkojnë tek vatrat e zjarrit.
-
VIDEO
Guardia di Finanza operacion në brigjet e Vlorës, në ndjekje të një mjeti lundrues, dyshohet se erdhi nga Greqia! Nuk dihet nëse ka lëndë narkotike
Guardia di Finanza po zhvillon një operacion në brigjet e Vlorës. Report Tv mëson se operacioni po zhvillohet prej 60 minutash në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës. Operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti.
-
VIDEO
Shqipëria çeli negociatat, Bogdani: BE do shqyrtojë me rigorozitet zbatimin e kapitujve, nëse nuk i plotësojmë kthehemi mbrapsh
Sot Shqipëria është një ditë historike për Shqipërinë, pasi zyrtarisht u çelën negociatat me Bashkimin Europian. Por, rrugëtimi drejt Bashkimit Europian sipas ish-deputetit Gerti Bogdani do të jetë i gjatë dhe sfidues, pasi deri më tani ka qenë një fazë përgatitore, por që sot BE do të ushtrojë një mbikqyrje më të madhe në zbatimin e reformave.
-
VIDEO
Fundjava do të sjellë temperatura ekstreme deri në 42 gradë, meteorologu: I gjithë muaji korrik
Moti i nxehtë ka kapluar vendin, fundjava pritet të sjell temperatura deri në 42 gradë C. Në një intervistë për "Sot live ne Shqiperi" me gazetarin Andi kapxhiu, meteorologu Elvi Jahaj, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, tha se siç duket i gjithë muaji korrik do të ndikohet nga i nxehti Afrikan.
-
VIDEO
Çelja e negociatave për Shqipërinë, Biden: BE po ndërmerr hapa për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Mbështesim aspiratën për Evropën e plotë
"SHBA mirëpret hapat që BE po ndërmerr për integrimin e Ballkanit Perëndimor duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut". Ky ishte reagimi i Joe Biden, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka përshëndetur çeljen e negociatave pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare që u mbajt këtë të martë (19 korrik) në Bruksel.
-
VIDEO
Situatë problematike nga zjarri në Lezhë, rrezikohet një banesë! Pranë flakëve ndodhet një pikë karburanti
Flakët që po djegin masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës ndodhen shumë pranë banesave duke rrezikuar njërën prej tyre. Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe autoritete të tjera, të cilat prej orëve të paradites po luftojnë me flakët. Situata është mjaft e vështirë, pasi aty pranë ndodhet dhe një pikë karburanti.
-
VIDEO
Historike/ Shqipëria çel negociatat! BE: Me Tiranën bëhemi më të plotë! Rama: Evropa fati ynë, vijmë sot këtu pas një pune të gjatë! Integrimi e bën Ballkanin më të mirë
U mbajt sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. 16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje, ndonjëherë edhe pa meritë, Shqipëria ndërmerr sot hapin e madh! Më në fund nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë
-
VIDEO
Shqyrtimi i legjislacionit pas çeljes së negociatave, Varhelyi: Dialogu do na sjellë drejt qëllimit të përbashkët