-
VIDEO
Aktivizohet një vatër zjarri në Bunavi të Vlorës
Një vatër zjarri është aktivizuar në Bunavi të Vlorës. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket që po digjet një sipërfaqe e konsiderueshme ndërsa dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme nga banorët, të cilët çdo vit djegin arat pas korrjes së grurit.
-
VIDEO
Vodhi tetë dyqane për 13 ditë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë! Thyen xhamat me gur, synonte vjedhjen në dyqane celularësh
35-vjeçari Klaudio Metaj fillimisht thyen xhamin e derës së dyqanit celular me një gur të madh dhe më pas pa humbur kohë sulet në drejtim të vendit ku mbahen paratë e xhiros ditore.
-
VIDEO
Tjetër vatër zjarri në Lezhë, digjet një sipërfaqe me shkurre dhe pemë pranë urës së Zogut
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në një zonë të pyllëzuar në Lezhë. Flakët po djegin sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pemë pranë Urës së Zogut, kufiri ndarës mes Lezhës dhe Rubikut.
-
VIDEO
Kontrolle në akset rrugore në Vlorë dhe Sarandë, 13 shoferëve u pezullohet patenta, 2027 gjoba për shkelësit e rregullave
Shtimi i lëvizjeve përgjatë sezonit turistik është shoqëruar me shtimin e kontrolleve të policisë në akset rrugore në Vlorë e Sarandë me qëllim rritjen e sigurisë njëkohësisht dhe ndëshkimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Fier, detaje nga zbulimi i parcelës në fshatin Mujalli, mes misrit ishin mbjellë mbi 7000 rrënjë kanabis
Burime për Report Tv kanë bërë me dije se në fshatin Mujalli në Fier ku u gjet parcela me drogë ishin mbjellë mbi 7000 rrënjë kanabis. Janë gjetur dhe 7 thasë kanabis i vjelë.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Vuno të Himarës, rrezikohen banesat
Fshati Vuno i Himarës është përfshirë nga flakët ditën e sotme shumë pranë banesave
-
VIDEO
Zjarri shkrumbon 600 rrënjë ullinj 200 vjeçar në Dimal
Një zjarr është shfaqur në orët e mesditës i cili ka përfshirë plantacionin me ullinj në fshati Donofros Bashkia Dimal.
-
VIDEO
Vijon operacioni anti drogë në Fier, burime për Report Tv: Gjendet një makinë, dyshohet me kanabis
Është gjetur edhe një mjet i braktisur, i cili dyshohet se është i mbushur me drogë, në vijim të operacionit anti drogë në Fier. Mjeti është gjetur i braktisur pranë një kanali në fshatin Baltëz, dyshohet se ka lidhje me parcelën e gjetur me herët në Mujali.
Ndërkohe një tjetër automjet, që dyshohet se ka shkuar për të ndihmuar të parin është bllokuar në afërsi të kanalit.
-
VIDEO
Kanabis i mbjellë në mes të arave me misër në Fier! Qindra bimë pranë Semanit
Në Fier po e kultivojnë kanabisin bashkë më misrin. Kjo parcelë është zbuluar ditën e sotme në fshatin Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman, ndërsa policia ka sekuestruar bimët narkotike
-
VIDEO
Përleshja në ‘Air Albania’, 25 tifozë boshnjakë të shoqëruar, kundërshtuan me forcë efektivët e policisë! Ja shkaku i përplasjes
Policia ka dhënë detaje nga përplasja e tifozëve boshnjakë me efektivët. Policia thotë se janë shoqëruar 25 tifozë boshnjakë, pasi kanë kundërshtuar me forcë policët. Policia thotë se i kanë kundërshtuar pasi efektivët kanë tentuar të shoqërojnë disa prej tifozëve boshnjakë të cilët kishin hedhur në fushën e ndeshjes sende të forta dhe lëndë piroteknike.
-
VIDEO
Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, hetimet në pikën zero! Policia kërkon të pyesë të ‘njohurit e krimit’
72 orë pas masakrës së Fushë Krujës, hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë të jenë në pikën zero. Hetuesit, përveç dyshimeve të personave që mund të jenë të përfshirë, nuk kanë shkuar më shumë se kaq. Që prej ditës së atentatit kontrolle të shumta janë kryer në fshatrat përqark për t’u pyetur rreth ngjarjes.
-
VIDEO
Me kë e korrën grurin? Vijon në GJKKO gjyqi i pazakontë me 240 fshatarë dëshmitarë!
Puna me autokombajnë që përdoret si arsye për të justifikuar pasurinë e dyshuar se vjen nga krimi dhe një fshat i tërë dëshmitar në Gjykatën e Posaçme. Kjo është fabula e një historie të pazakontë që nisi me Operacionin Forca e Ligjit dhe tashmë ka përfunduar në dyert e GJKKO dhe që vazhdon ende.